Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Ke porosi nga shefi me e goditë Enverin”, Hasani thotë se lufta ndaj tij në Senat është me porosi nga Kurti e Nagavci

25/02/2026 - 20:16
në Kryesore, Lajme
A A
Kushtetuta materiale e kryeministrit Albin Kurti
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, më 20 shkurt 2026, ka miratuar vendimin e Këshillit të Etikës, ku i shqiptohet vërejtje me shkrim profesorit Enver Hasani si dhe i mohohet që të përfshihet në mentorim në të gjitha nivelet e studimit për një vit.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe profesori Enver Hasani, në një intervistë për “Betimi për Drejtësi”, ka thënë se ky vendim i Senatit është një për përpjekje trevjeçare e Rektorit të UP-së, Arben Hajrullahu.

“Prej si e ka nisur mandatin, prej ditës së parë të Senatit deri sot ai në agjendë e ka pas çështjen time. Të them të drejtën mua po t’më kishte dhënë mirënjohje si ish-rektor ose ish-kryetar i Gjykatës diçka unë  do isha shqetësuar me atë fakt, por kjo siç ka vepruar do të thotë Senati,  përkatësisht zotri Harullahu, sepse Senati ka qenë i detyruar,  se kurdo që s’ka qenë ai prezent për shkak të konfliktit të interesit Senati tre katër vota ka pas kundër meje. Kjo është hera e tretë, këtë herë ka ndenjur aty dhe i ka detyruar me fjalim që është nën çdo nivel për njerëzor jo vetëm institucional”, ka thënë Hasani.

Sipas tij, Hajrullahu është në misionin e tij, të cili ai bashkë me tre- katër kandidatë të tjerë, e kanë marrë nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Kurti ka kërkuar nga ata, ka kërkuar lojalitet për me u marrë me disa gjëra që ai ka pas në agjendë politike dhe kanë pasur të bëjnë kryesisht me pronat e Universitetit të Prishtinës, që janë disa kolegë prej juridikut gjithandej janë atje dhe ky ka pranuar domethënë të tjerët që kanë pas një dinjitet. Atë rol e ka marrë e Arbeni edhe në moment ka ndryshuar ajo më 27 nëntor, dy funksionarë të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje në atë kohë më kanë thënë që i ka thirrë ministrja e atëhershme e MASHT-it, Arbërie Nagavci edhe ka thënë ‘ke porosi nga shefi me goditë Enverin’”, ka shtuar ai.

Video

Hasani shtoi se sjelljet e njëjta, rektori Hajrullahu i kishte përsëritur edhe në mbledhjen para kësaj të fundit, kur Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, kishte thënë se ai kishte konflikt interesi të merret me rastet e Hasanit.

“Tha se ka krijuar një distancë higjienike Agjencia mes meje dhe Enverit. Do të thotë ajo i nuk e di se çka flet, jo është doktrinë e nazizmit që është aplikuar ndaj hebrenjve. Distanca higjenike është terminologji absolutisht naziste”, është shprehur tutje profesori Hasani./BetimipërDrejtësi

JU REKOMANDOJMË

Edhe Bekim Jashari mohon se mund të jetë kandidat për President

Edhe Bekim Jashari mohon se mund të jetë kandidat për President
25/02/2026 - 21:15

Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë që të gjendet dhe votohet në Kuvend presidenti i ardhshëm i vendit. Deri më tani, kandidaturën haptazi e ka bërë vetëm presidentja...

Më shumëDetails

Aksioni i Prokurorisë në Prishtinë: Sekuestrohen para, veturë dhe dokumente të falsifikuara, ndalohen dy persona

Arrestohen tre persona në Leposaviq, policia iu gjen armë, thika e radiolidhje
25/02/2026 - 21:01

Sistemi Prokurorial ka njoftuar se pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim të ngushtë me Policia e Kosovës, janë ndaluar për 48 orë dy persona me inicialet M.M....

Më shumëDetails

Kurti në NZZ: FSK po e ndjek modelin e ushtrisë suedeze dhe të shteteve të Baltikut – kur ke fqinj të madh afër duhet të mendosh ndryshe

Kërkohet dorëheqja e ministrit Maqedonci
25/02/2026 - 20:49

Gazeta zvicërane NZZ ka intervistuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili ka folur mbi vizionin e tij për të ardhmen për vendin, planet dhe investimet në mandatin...

Më shumëDetails

OVL-UÇK takohet me Spiropalin, kërkohet mobilizim mbarëkombëtar për mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

OVL-UÇK takohet me Spiropalin, kërkohet mobilizim mbarëkombëtar për mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
25/02/2026 - 20:36

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka zhvilluar një takim me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ku e kanë njoftuar për...

Më shumëDetails

Ramush Haradinaj takohet me Elisa Spiropali, falënderon Qeverinë shqiptare për mbështetjen ndaj çlirimtarëve në Hagë

Ramush Haradinaj takohet me Elisa Spiropali, falënderon Qeverinë shqiptare për mbështetjen ndaj çlirimtarëve në Hagë
25/02/2026 - 20:02

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka pritur në takim ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, me të cilën ka...

Më shumëDetails

Vdes biznesmeni i njohur dhe aksionar i “Prishtina Mall”-it

Vdes biznesmeni i njohur dhe aksionar i “Prishtina Mall”-it
25/02/2026 - 19:51

Ka vdekur biznesmen i njohur dhe një nga pionierët e tregtisë private në Kosovë, Hazbi Hasani. Varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 15:30 në vazrrezat e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Foto: Ajvaz Muzaqi

    Ngrihet aktakuzë për fajde ndaj Ajvaz Muzaqi, Ardi Saraqi e Mujë Ademi – Ja skema e dyshuar e fajdes me vetura dhe kërcënimet me vrasje

    188 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47
  • Vdes biznesmeni i njohur dhe aksionar i “Prishtina Mall”-it

    174 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • 1.5 milion euro me dokumente të rreme nga Serbia – Dosja zbulon se si pronari i “Prishtina Taxi” dyshohet se mashtroi pronarin e spitalit “Aloka”

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Ngrihet aktakuzë për tri raste të fajdes ndaj pronarit të auto “Royal” – Nga “Porsche ” te detyrimi për shitje të 1 hektari tokë midis Prishtinës, ja për çka dyshohet Kreshnik Dervishi

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Qytetarët të zhgënjyer me Qeverinë: Premtuan subvencionim mujor të rrymës por këtë muaj nuk u ndihmuan

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë