Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kë pritet ta dëmtojë më shumë, rritja e tatimit në pronë që fillon nga janari?

21/10/2024 - 10:15
në Kryesore, Lajme
A A
Hoti për dështimin e Komisionit Parlamentar për Rezervat e Shtetit: Kjo sjellje shpërfaq hipokrizinë e koalicionit VV-Guxo
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nga janari 2025, tatimi në pronë rritet deri në trefish. Këtë e ka konfirmuar edhe ish-kryeministri, Abdullah Hoti, shkruan Veriu.Info

Ai ka thënë se, barra tatimore do të rritet veçmas për prona me vlerë të madhe.

“Sipas Ligjit të ri të tatimit në pronë, nga janari 2025 zbatohet norma progresive e tatimit në pronë, si në vijim:

Pronat me vlerë deri në 100,000 euro – norma minimale 0.10%,
Pronat me vlerë 100,000-500,000 euro – norma minimale 0.20%,
Pronat me vlerë 500,000-1,000,000 euro – norma minimale 0.30%,
Pronat me vlerë 1,000,000-5,000,000 euro – norma minimale 0.40%,
Pronat me vlerë mbi 5,000,000 euro – norma minimale 0.50%.
Si rezultat, barra tatimore do të rritet veçanërisht për pronat me vlerë të madhe. Shikoni tabelën në vijim: prona me vlerë 1 mil euro ngarkohet me 2,400 euro tatim; prona me vlerë 5 mil euro ngarkohet me 18,400 euro tatim; prona me vlerë 10 mil euro ngarkohet me 43,400 euro tatim.
Norma progresive e tatimit në pronë nuk ka kuptim ekonomik për disa arsye. E para, ngarkesa tatimore në pronë është progresive për nga mënyra e llogaritjes – sa më e lartë vlera e pronës, aq më e lartë ngarkesa tatimore. E dyta, të hyrat e shtetit nga tatimi në pronë nuk kanë vetëm qëllime fiskale, pasi ato përdoren kryesisht për mbulimin e kostove të shërbimeve publike të lidhura me ato prona. E treta, të ardhurat që zotëruesi i pronës i ka përdorur për blerjen e pronës janë tatimuar më herët, ndërkaq të ardhurat që zotëruesi i pronës i gjeneron nga prona tatimohen si të hyra nga qiraja.
Përveç kësaj anomalive, ligji i ri i tatimon edhe tokat bujqësore të kultivuara, të cilat me ligjin paraprak ishin të liruara për të nxitur pronarët t’i kultivonin ato ose t’i jepnin në shfrytëzim.
Përvojat ndërkombëtare nuk i rekomandojnë këto norma. Siç kanë vlerësuar disa organizata ndërkombëtare, këto ndryshime janë bërë pa asnjë analizë paraprake dhe pa konsultim me ata që preken nga ky ndryshim, në veçanti bizneset”

JU REKOMANDOJMË

Ministri gjerman paralajmëron SHBA-në: BE-ja gati për kundërmasa nëse Trump nuk ofron një marrëveshje të drejtë tregtare
Lajme

Ministri gjerman paralajmëron SHBA-në: BE-ja gati për kundërmasa nëse Trump nuk ofron një marrëveshje të drejtë tregtare

08/07/2025 - 14:39
Prokuroria Speciale kërkon nga Apeli dënimin e ish-ministres Dhurata Hoxha dhe të tjerëve
Lajme

Prokuroria Speciale kërkon nga Apeli dënimin e ish-ministres Dhurata Hoxha dhe të tjerëve

08/07/2025 - 14:25
Publikohen pamje nga arrestimi i 27-vjeçarit “nën ndikim alkooli” në mesnatë në Lipjan – ndërroj jetë pak pas prangosjes
Lajme

Avokati i Popullit nis hetimet për vdekjen e Agon Zejnullahut

08/07/2025 - 14:07
Avokatja Hoxha për vde’kjen e të riut në Lipjan: Nuk shoh cenim të të drejtave të njeriut (VIDEO)
Lajme

Avokatja Hoxha për vde’kjen e të riut në Lipjan: Nuk shoh cenim të të drejtave të njeriut (VIDEO)

08/07/2025 - 13:53
Miftaraj: Evropianët po përdorin gjuhë të butë ndaj Vuçiqit duke e lutur që të largojë ushtrinë nga kufiri
Lajme

Miftaraj akuzon VV-në: Agon Zejnullahu gjeti vde’kjen si Astrit Dehari – në duart e shtetit

08/07/2025 - 13:41
Pasi i mbushi britë bostan, Kurti: Po shkojmë sa mujmë, se edhe pak s`mujmë shkojmë hiç
Lajme

Pasi i mbushi britë bostan, Kurti: Po shkojmë sa mujmë, se edhe pak s`mujmë shkojmë hiç

08/07/2025 - 13:19

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Erdhëm për të dehur, gjetëm një të vdekur” – Mjekja rrëfen momentin kur e gjeti Agon Zejnullahun të prangosur e pa shenja jete (Video)

    “Erdhëm për të dehur, gjetëm një të vdekur” – Mjekja rrëfen momentin kur e gjeti Agon Zejnullahun të prangosur e pa shenja jete (Video)

    206 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 52
  • Kompanisë “Taunita” iu zbuluan mbi 600 kg peshk të infektuar me parazitin (krimba) ‘Anisakis’ (Dokument)

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Këta janë pesë policët e suspenduar për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Publikohen pamje nga arrestimi i 27-vjeçarit “nën ndikim alkooli” në mesnatë në Lipjan – ndërroj jetë pak pas prangosjes

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Vdekja e 27 vjeçarit në Lipjan, IPK suspendon pesë policë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë