Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

KEK krenohet për ‘‘rezultate të shkëlqyera’’, ZRRE kërkon rritje të çmimit të energjisë – Njohësit thonë se ka ‘‘pasoja të rënda’’

22/03/2025 - 21:25
në Kryesore, Lajme
A A
KEK krenohet për ‘‘rezultate të shkëlqyera’’, ZRRE kërkon rritje të çmimit të energjisë – Njohësit thonë se ka ‘‘pasoja të rënda’’
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nga Korporata Energjetike e Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, është thënë se ata kanë arritur rezultate të shkëlqyera gjatë vitit 2024, dhe se gjatë vitit që lamë pas ka pasur rritje të prodhimit të energjisë elektrike.

Nga KEK është parë si arritje e rëndësishme edhe ajo siç thuhet nga ta ‘‘shitja e tepricave të energjisë elektrike’’, e që të cilat janë në dispozicion gjatë orëve të natës.

Këtë gjë, KEK e ka cilësuar si përformancë të shkëlqyer, që tregon angazhimin e kësaj korporate për të qenë një faktor kyç në furnizimin e qëndrueshëm me energji elektrike

‘‘KEK ka përmbyllur vitin 2024 me një performancë dukshëm më të mirë se vitin paraprak

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka arritur rezultate të shkëlqyera gjatë  vitit 2024, duke përballuar me sukses sfidat që lidhen me teknologjinë e vjetër. Rritja e prodhimit të energjisë elektrike dhe eksploatimi më i lartë i qymyrit kanë kontribuar ndjeshëm në performancën e përmirësuar.

Në periudhën janar-dhjetor 2023, bruto prodhimi i energjisë elektrike ishte rreth 5,534,196 milion MWh, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2024, ky prodhim ka arritur në 6,178,372 milion MWh, duke shënuar një rritje të konsiderueshme prej rreth 11.65% krahasuar me vitin paraprak.

Po ashtu, edhe prodhimi i qymyrit ka pasur një rritje të ngjashme. Në periudhën janar-dhjetor 2023, KEK ka eksploatuar 6,923,659 milion ton qymyr, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2024 janë eksploatuar 8,068,711 milion ton, duke treguar po ashtu një rritje të prodhimit prej 16.55%.

Një tjetër arritje e rëndësishme është edhe shitja e tepricave të energjisë elektrike, të cilat zakonisht janë në dispozicion gjatë orëve të natës, kur konsumi vendor është më i ulët. Shitja e tepricave gjatë periudhës janar-dhjetor 2023 ishte rreth 350,449 MWh, ndërsa për të njëjtën periudhë të vitit 2024 janë shitur 645,824 MWh, duke shënuar një rritje prej 45.75%, ose rreth 295,375 MWh më shumë se vitin paraprak.

Kjo performancë e shkëlqyer tregon qartë angazhimin e KEK-ut për të qenë një faktor kyç në furnizimin e qëndrueshëm me energji elektrike për partnerët e saj afarist dhe për të kontribuar në zhvillimin e sektorit energjetik në vend’’, thuhet në postimin e KEK.

Në anën tjetër, dje në emisionin EURO n’T7 kreu i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, ka thënë se në vitin 2024, janë importuar 1.385 gigavat energji elektrike, me një çmim shumë më të lartë se ai i prodhimit vendor.

“Vetëm në dhjetor kemi importuar 40 milionë euro energji elektrike. Në vitin 2013, për tërë vitin nuk kemi importuar 40 milionë euro, ndërsa në dhjetor të vitit të kaluar shpenzuam këtë shumë vetëm për një muaj. Qytetarët duhet të kursejnë energjinë. Ata që jetojnë në shtëpi private duhet të përdorin metoda alternative për ngrohje, sepse nëse vetëm ata do të ndalonin përdorimin e rrymës për këtë qëllim, ne nuk do të kishim nevojë të importojmë kaq shumë energji”, ka pohuar Fejzullahu.

Fejzullahu, po ashtu dje është deklaruar edhe në lidhje me propozimin e tyre për rritje të faturës energjetike, duke thënë se kjo rritje është bazuar 100% në inflacionin që ka ndodhur jo vetëm në Kosovë, por në gjithë botën.

Sipas tij, kërkesat e kompanive për furnizim me energji elektrike ishin që çmimi të rritej për 35%, por pas konsultimeve u propozua që çmimi të rritet për 15%.

Ai shpjegon pse konsumatorët duhet të paguajnë 15% më shumë për energjinë e shpenzuar nga 1 prilli.

“Kapacitetet vendore të prodhimit të energjisë elektrike kanë mbetur të pandryshuara, ashtu siç ka mbetur edhe çmimi për konsumatorët me të drejtë universale që nga viti 2010, edhe pse kemi pasur inflacion çdo vit, veçanërisht në dy vitet e fundit. Çmimi i energjisë së prodhuar në Kosovë është 30 euro, ndërsa ai i importuar 150 euro. Kjo diferencë na detyron ose të reflektojmë dhe të mbulojmë koston, ose të kemi reduktime të energjisë elektrike. Mes dyjave, kemi konsideruar se më mirë është të importojmë energji sesa të kemi reduktime”, ka pohuar Fejzullahu.

Në lidhje me deklarimin e Fejzullahut, dhe kërkesës për rritje të energjisë ka pasur reagime të shumta. Ndër ta është edhe njohësi i çështjeve ekonomike, Shenoll Muharremi.

Ky i fundit, në reagimin e tij të bërë ka kritikuar KEK-un, ku ka thënë ndër tjerash se dështimin e kësaj të fundit po e përdorin KESCO dhe KEDS për të prodhuar sasinë e parashikuar të energjisë si argument kryesor për rritjen e shpenzimeve të tyre.

‘‘KESCO dhe KEDS po përdorin dështimin e KEK-ut për të prodhuar sasinë e parashikuar të energjisë si argument kryesor për rritjen e shpenzimeve të tyre. Po thuhet se “njësitë gjeneruese të KEK-ut nuk kanë qenë në dispozicion për të ofruar sasinë e planifikuar të energjisë, duke krijuar mungesë të madhe në tregun e brendshëm.” Kjo mungesë apo mosrealizim, ashtu siç është planifikuar nga vetë KEK, po i detyron furnizuesit të blejnë energjinë nga jashtë. Kostoja nga brenda është 30 euro, ndërsa nga jashtë 150 euro për MWh. Si pasojë, pamundësia e KEK-ut për të prodhuar energjinë ka detyruar KEDS-in të importojë energji me vlerë 37 milionë euro më të lartë sesa niveli i lejuar nga ZRRE. KEDS po i bën presion ZRRE-së që të jetë më profesionale në parashikime, por në fakt, ZRRE-ja e ka parashikuar mirë situatën, KEK-u nuk ka gjeneruar aq sa ka planifikuar dhe i ka vendosur në pozitë të vështirë aktorët e tjerë në ekosistem’’, ka shkruar ai ndër tjerash.

Reagime kundër rritjes së çmimit të energjisë kanë ardhur edhe nga politika, më saktësisht deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajramit.

Ajo ka thënë se rritja prej 15% e çmimt të energjisë për shpenzuesit komercial (bizneset)  është drejtpërdrejtë kosto shtesë për të gjitha produktet dhe shërbimet e tyre.

‘‘Zbatimi i vendimt të ZRRE-së do të ketë pasoja të  rënda për ekonominë e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve.

Nga 1 prilli i këtij viti, çmimi i energjisë rritet me 15%. Kryetari i Bordit të ZRRE-së thotë: “Nëse keni paguar 50€, tani do të paguani 58€” (në të vërtetë, rritja prej 15% e çon faturën në 57.5€ jo në 58).

Por janë disa fakte që duhet të thuhën zëshëm:

Shumica e familjeve nuk paguajnë 50€ në muaj, por më shumë.

Rritja prej 15% e çmimt të energjisë për shpenzuesit komercial (bizneset)  është drejtpërdrejtë kosto shtesë për të gjitha produktet dhe shërbimet e tyre.

Rritja e çmimit të energjisë është goditja e parë, por jo e fundit, sepse kur bizneseve u rriten shpenzimet, atëherë çmimet e të gjitha produkteve bazë do të rriten përsëri si: çmimi i bukës, qumështit, vajit, sheqerit, transportit dhe çdo produkti tjetër të domosdoshëm për jetesë.

Pra, standardi i jetesës në vitin 2025 do të jetë më i ulët se ai i vitit 2020’’, ka shkruar ajo mes tjerash. /GazetaExpress

JU REKOMANDOJMË

Po vjen dita e madhe/ Çfarë pritet nga Specialja për ish-krerët e UÇK-së deri më 19 maj?

Specialja rrëzon kërkesën e avokatëve, s’bie poshtë asnjë nga pikat e aktakuzës për ish-krerët e UÇK
13/04/2026 - 09:37

Kanë kaluar tashmë mbi 50 ditë që nga përfundimi i procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë, ndërsa vendimi përfundimtar...

Më shumëDetails

Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë

Arrestohet në Prishtinë një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar
13/04/2026 - 09:30

Një person i gjinisë mashkullore, shtetas i Kosovës, është gjetur pa shenja jete në Graqanicë. Sipas policisë në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet përkatëse policore, ndërsa...

Më shumëDetails

Kriza vazhdon, çmimet e naftës rriten përsëri

Ulet çmimi i naftës
13/04/2026 - 09:11

Çmimet e naftës u rritën të dielën pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të vendosin një bllokadë në portet iraniane duke filluar nga e hëna. Çmimi i...

Më shumëDetails

Vetaksident i rëndë në Dobrushë, humb jetën një person

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
13/04/2026 - 08:40

Një vetaksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dobrushë, duke përfunduar me pasoja fatale për një person. Sipas informacioneve fillestare, aksidenti ka ndodhur në afërsi...

Më shumëDetails

SHBA-ja vendos bllokadë ndaj porteve iraniane, ndalet trafiku në Hormuz – Trump konfirmon bllokimin

Trump: SHBA do bllokojë ngushticën e Hormuzit
13/04/2026 - 08:26

Ushtria e Shteteve të Bashkuara njoftoi se do të fillojë një bllokadë ndaj të gjitha porteve dhe zonave bregdetare të Iranit të hënën, duke zbutur zotimin e mëhershëm...

Më shumëDetails

Kurti uron Magyarin për fitoren në Hungari: Kosova mirëpret mbështetjen për vlerat e BE-së

Kush hyn në “matematikat” e Kurtit për formimin e Qeverisë?
13/04/2026 - 08:10

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari. Përmes një postimi në rrjetin social X, Kurti ka shkruar se “Kosova...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është 48 vjeçari Ilir Brahimi që humbi jetën pasi ra nga lartësia e një objekti banesor në Mitrovicë

    Ky është 48 vjeçari Ilir Brahimi që humbi jetën pasi ra nga lartësia e një objekti banesor në Mitrovicë

    163 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Policia konfirmon për Veriu.info, vdekjen e 48 vjeçarit që ra nga lartësia në Mitrovicë

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • MINT-i publikon çmimet maksimale të derivateve, bie pak çmimi i naftës

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Skandal: Siriani ‘Dr Face Architect’ që paraqitet si ‘doktor’ injekton ilegalisht botox e filler në biznesin e palicencuar ‘Quin…’ të Albana Merlaku

    203 Shpërndaje
    Shpërndaje 81 Tweet 51
  • Skandal me kamera: AIP konstaton se ‘Mediteran Group’ grumbulloi kundërligjshëm të dhëna personale vizuele (Dokument)

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë