Korporata Energjetike e Kosovës ka thënë se bizneset e mëdha që kanë kaluar në tregun e lirë kanë edhe tri ditë pune kohë për të nënshkruar një marrëveshje me KEK-un, si Furniziues i Mundësisë së Fundit (FMF), siç konsiderohet ndryshe kjo korporatë.
Komunikata:
NJOFTIM:
VËMENDJE E MENJËHERSHME! VETËM EDHE 3 DITË PUNE KANË MBETUR!
Afati për lidhjen e kontratave me konsumatorët që kanë kaluar në tregun e hapur, bazuar në vendimin e ZRRE për Furnizimin e Mundësisë së Fundit (FMF), përfundon më 09.06.2025!
Sqarim për konsumatorët:
Të gjithë konsumatorët që nuk kanë zgjedhur një furnizues të licencuar në tregun e hapur, nga data 01.06.2025, automatikisht kanë kaluar te Furnizimi i Mundësisë së Fundit (FMF), sipas vendimit të ZRRE-së.
Nënshkrimi i kontratës me KEK sh.a. si furnizues i FMF-së është obligim ligjor dhe i pashmangshëm. Konsumatorët janë të obliguar ta formalizojnë këtë marrëdhënie me kontratë për të siguruar vazhdimësinë e furnizimit me energji elektrike.
Megjithatë, KEK sh.a. inkurajon që, pas përmbushjes së këtij obligimi ligjor, konsumatorët të lidhin sa më parë kontrata komerciale të drejtpërdrejta, të cilat ofrojnë më shumë siguri, stabilitet dhe kushte më të favorshme në furnizim.
Veproni menjëherë, kontaktoni shërbimin për konsumatorë: