Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

KEK-u i jep sërish 260 mijë euro me negocim donatorit të VV-së, “Ex Fis”

19/02/2026 - 15:41
në Lajme
A A
KEK-u i jep sërish 260 mijë euro me negocim donatorit të VV-së, “Ex Fis”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) i ka dhënë sërish një tender të negociuar kompanisë “Ex Fis”, procedurë kjo që kufizon konkurrencën. Vlera e kontratës është 260 mijë euro. Kompania e derivateve “Ex Fis”, që u rekomandua për tenderin e KEK, njihet në publik edhe si financuese e Lëvizjes Vetëvendosje, sa kjo e fundit ishte në opozitë.

Kontrata që KEK i ka dhënë kompanisë “EX-Fis” është e negociuar pa publikimit të njoftimit për kontratë.

“EX-Fis” do bëjë furnizimin me mazut për KEK.

Sipas njoftimit për dhënie të kontratës (16.02.2026), vlera e tenderit është 260 mijë euro.

“Kontraktuesi me rastin e importimit te lendes djegëse- Fuel Oil 1.0% për KEK-un sha merr për sipër te paguaj te gjitha obligimet e shpenzimeve te blerjes se Fuel Oil 1.0% dhe oligimet ne baze te DUD-it ndërsa KEK sha do i paguaj j këto shpenzime duke u bazuar ne dëshmitë Inkotermin CIF që kuotohet sipas Platts European Marketscan (Çmimi i Platts-it) , mesatarja ditore e kurseve të këmbimit mes Euro dhe Dollarit, shpenzimet e kontraktorit ,transportin si dhe TVSH-në”, thuhet në dosje.

Ndërkaq, në dosjen e tenderit thuhet se një pjesë e furnizimit duhet të bëhet brenda dy ditësh pas nënshkrimit te kontratës.

“Afati i furnizimit: suksesivisht në kohëzgjatje prej max. 20 ditë pas nënshkrimit të kontratës. Plani dinamik i liferimit: sasia prej 75 ton duhet të filloj jo më larg se dy (2) ditë pasi të nënshkruhet kontrata,,sasia tjeter do të liferohet suksesivisht, ndërsa komplet kontrata duhet të realizohet për 20 ditë kalenadarik prej datës së nënshkrimit“, thuhet aty.

Periudha e vlefshmërisë se tenderit do të jetë: 90 ditë

Kjo nuk është hera e parë që “Ex Fis” përfiton kontratë nga KEK-u.

Para dy muajsh, e njëjta kompani kishte fituar një tjetër tender njëburimor për furnizim me mazut.

Ndërsa në korrik 2025, KEK-u e kishte shpërblyer kompaninë me 592,562.06 euro për furnizim me Fuel Oil 1.0%.

Çka thotë ligji për kontratat me negocim?

Ndërmarrja Publike Korporata Energjetike e Kosovës [KEK], ka kufizuar konkurrencën në këtë kontratë, duke mos u dhënë mundësi operatorëve të tjerë ekonomikë të paraqesin ofertat e tyre përmes procedurës së hapur.

Sipas Ligjit për Prokurimin Publik, kontratat njëburimore apo procedurat e negociuara lejohen vetëm në raste të veçanta, kur plotësohen kushte të caktuara ligjore.

Ndër këto kushte, sipas nenit 35 të ligjit, përfshihen rastet emergjente kur nuk ka kohë për ndjekjen e procedurave të zakonshme, ose kur ekzistojnë arsye të veçanta teknike apo artistike që justifikojnë përzgjedhjen e një operatori të caktuar ekonomik.

Ligji specifikon se procedura e negociuar mund të përdoret vetëm në këto raste:

-Nëse, për arsye objektive dhe të detyrueshme teknike ose artistike, kontrata duhet t’i jepet një operatori të caktuar ekonomik;

-Nëse, për arsye të mbrojtjes së të drejtave të pronës intelektuale apo industriale, ose të drejtave ekskluzive, kontrata mund t’i jepet vetëm një operatori të caktuar ekonomik;

-Nëse, për arsye të emergjencave ekstreme, të shkaktuara nga ngjarje objektivisht të verifikueshme dhe të paparashikueshme nga autoriteti kontraktues, nuk mund të respektohen afatet kohore të procedurave të tjera të parashikuara me ligj.

Kompania që u shpërblye me kontratë, donator i Vetëvendosjes

Kompania e derivateve Ex Fis, që u rekomandua për tenderin e KEK, njihet në publik edhe si financuese e Lëvizjes Vetëvendosje, sa kjo e fundit ishte në opozitë.

“EX FIS”, figuronte me vlerën më të madhe të mallrave si donacion, duke ia dhuruar tashmë partisë në pushtet plot 9,534 euro përgjatë zgjedhjeve të vitit 2020.

Po ashtu, të dhënat e shpenzimeve të LVV-së për periudhën 2020-2023 dhe 2024, tregojnë se partia është furnizuar nga kjo kompani për derivatet e automjeteve të saj.

JU REKOMANDOJMË

Trump përmend Kosovën e Serbinë në fjalimin e tij: Me telefononi kur nuk shkoni mirë mes vete, e zgjidhim

Trump përmend Kosovën e Serbinë në fjalimin e tij: Me telefononi kur nuk shkoni mirë mes vete, e zgjidhim
19/02/2026 - 16:31

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është duke mbajtur fjalimin e tij, në takimin e parë të shteteve anëtare të Bordit të Paqes. Gjatë fjalimit,...

Më shumëDetails

Kurti e ‘‘prezantoi’’ dronin e Gjilanit, Maqedonci e bën ‘’distancimin’’: Ministria s’ka qenë e përfshirë në vlerësimin e ‘’skifterit’’

Kurti e ‘‘prezantoi’’ dronin e Gjilanit, Maqedonci e bën ‘’distancimin’’: Ministria s’ka qenë e përfshirë në vlerësimin e ‘’skifterit’’
19/02/2026 - 16:12

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se Ministria e Mbrojtjes nuk ka pasur asnjë përfshirje në testimin, vlerësimin apo dhënien e lejeve për dronin e njohur si...

Më shumëDetails

Trump: Presidente Osmani, faleminderit, po bëni një punë të shkëlqyer

Raportet e Kosovës me ShBA-të, Osmani: Një aleancë e pathyeshme që do të forcohet me vizionin e presidentit Trump
19/02/2026 - 16:06

Presidenti amerikan Donald Trump në fjalimin e tij në takimin e parë të Bordit të Paqes ka falënderuar liderët e shteteve pjesëmarrëse një nga një. Ai falënderoi edhe...

Më shumëDetails

Bordi i Paqes – Trump takon Ramën

Bordi i Paqes – Trump takon Ramën
19/02/2026 - 16:01

Presidenti amerikan, Donald Trump shtrëngoi duart me liderët e vendeve anëtare të Bordit të Paqes, mes tyre edhe me kryeministrin shqiptar Edi Rama, të mbërritur në Uashington për...

Më shumëDetails

Projektligji i buxhetit 2026 e përfshin edhe atë të Prishtinës

Projektligji i buxhetit 2026 e përfshin edhe atë të Prishtinës
19/02/2026 - 15:31

Me 10 vota për, asnjë kundër, asnjë abstenim, Buxheti i Komunës së Prishtinës kaloi sipas rekomandimit të Ministrisë së Financave për shtimin e tabelës buxhetore për Komunën e...

Më shumëDetails

LDK mban konferencë për media lidhur me çështjen e buxhetit

LDK: Kjo është Qeveri e propagandës
19/02/2026 - 15:28

Lidhja Demokratike e Kosovës, sot do të mbajë konferencë për media, duke filluar nga ora 17:00. Arsyeja e konferencës, siç bën të ditur LDK’ja, është lidhur me projektligjin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rasti “Fajdeja”/Mbi 500 mijë euro para me fajde: Të akuzuarit Mulolli, Kurda, Sopjani e Haxhiu dënohen vetëm me gjobë, Krasniqi me 8 muaj burgim (Dokument)

    Rasti “Fajdeja”/Mbi 500 mijë euro para me fajde: Të akuzuarit Mulolli, Kurda, Sopjani e Haxhiu dënohen vetëm me gjobë, Krasniqi me 8 muaj burgim (Dokument)

    757 Shpërndaje
    Shpërndaje 303 Tweet 189
  • Aksident i rëndë në Kutllovc të Mitrovicës, humb jetën një 30 vjeçar

    170 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Rasti “Fajdeja”/Ngrihet aktakuzë ndaj Gëzim Sinani e Salih Sinani, pranojnë fajësinë për rreth 3 milionë euro fajde – Vetëm biznesmeni Abdurrahim Hasani paguajti mbi 1 milion euro fajde

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • E dhimbshme: Ky është 31-vjeçari që humbi jetën në aksidentin e djeshëm në Kutllovc të Mitrovicës

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “M’i kanë kërcënuar vajzat brutalisht”, vjen deklarimi i Nysret Pllanës pas deklaratës për xhamitë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë