Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

KEK-u shkyç Njësinë B1 për shkak të rrjedhjeve të avullit

08/02/2026 - 18:31
në Kryesore, Lajme
A A
KEK-u njofton se po vazhdon pastrimi i binarëve industriale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se sot janë evidentuar rrjedhje të konsiderueshme të avullit në njësinë B1 të Termocentralit “Kosova B”, konkretisht në sistemin e gypave brenda kaldajës.

Sipas KEK-ut, rrjedhjet janë vërejtur rreth orës 10:00, ndërsa pas vlerësimeve teknike është konstatuar se vazhdimi i operimit nuk ishte i sigurt, për shkak të harxhimeve të larta të ujit dhe rrezikut për dëmtime më të mëdha teknike.

Si masë parandaluese për ruajtjen e integritetit të njësisë, është vendosur që njësia B1 të shkyçet nga operimi para orës 18:00.

KEK ka theksuar se, pavarësisht ndaljes së njësisë B1, furnizimi me energji elektrike për vendin është i siguruar.

Sipas njoftimit, aktualisht sistemi po operon në mënyrë stabile me katër njësi gjeneruese, duke realizuar prodhim ditor prej rreth 13,560 MWh, që mbulon 87.6 për qind të kërkesës totale për konsum.

Sipas parashikimeve të KESCO-s, kërkesa për ditën e nesërme është 15,471 MWh, ndërsa pjesa e mbetur e nevojave do të mbulohet përmes blerjes së energjisë në bursën ALPEX dhe shkëmbimit të energjisë me Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), në bazë të marrëveshjes ekzistuese të bashkëpunimit.

KEK ka bërë të ditur se opinioni publik do të njoftohet me kohë për rikthimin e njësisë B1 në operim, pas përfundimit të kontrollave teknike.

JU REKOMANDOJMË

BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në vitin 2025
Kryesore

BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në vitin 2025

08/02/2026 - 18:58
Skenderaj përkohësisht pa ujë të pijshëm shkaku një defekti
Kryesore

Skenderaj përkohësisht pa ujë të pijshëm shkaku një defekti

08/02/2026 - 18:21
Drejtori i Policisë së Shqipërisë: Po e godasim trafikimin e armëve nga Kosova me operacione të njëpasnjëshme
Kryesore

Drejtori i Policisë së Shqipërisë: Po e godasim trafikimin e armëve nga Kosova me operacione të njëpasnjëshme

08/02/2026 - 17:25
“Liria ka Emër” intensifikon mobilizimin për marshin “Drejtësi, jo politikë”
Kryesore

“Liria ka Emër” intensifikon mobilizimin për marshin “Drejtësi, jo politikë”

08/02/2026 - 16:19
Presidenti Zelenskyy paralajmëron rrezikun e Luftës Globale në Forumin e Paqes në Paris
Lajme

Zelensky bën thirrje për ndihmë: Bota të mos i mbyllë sytë

08/02/2026 - 16:11
Rrahet rëndë në një pikë karburanti, avokati i Ilir Metës: Njëri po ofendonte, tjetri më goditi pas koke me mjet prerës
Lajme

Rrahet rëndë në një pikë karburanti, avokati i Ilir Metës: Njëri po ofendonte, tjetri më goditi pas koke me mjet prerës

08/02/2026 - 15:57

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • ‘Fitore e Pirros’/ Policia reagon për videon e publikuar nga Veriu.info, tregojnë se veturën e ndoqën nga Obiliqi, po arritën ta ndalojnë tek në Zubin Potok

    ‘Fitore e Pirros’/ Policia reagon për videon e publikuar nga Veriu.info, tregojnë se veturën e ndoqën nga Obiliqi, po arritën ta ndalojnë tek në Zubin Potok

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Mitrovica s’gjen ‘qetësi’, herë me vota – herë pa vota

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Zbulohet fustani magjik me çmim marramendës që sonte do ta veshë Elijona në dasëm

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • E dhimbshme: Ky është 43-vjeçari nga Vushtrria që vdiq tragjikisht në vendin e punës

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Benita të dielën e shpall ditë zie, arsyeja do t’ju çudis

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë