Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kelmendi i ETC-së: Shtrenjtimi i rrymës  i godet konsumatorët, bizneset do ta kalkulojnë çmimin e energjisë së importuar

10/05/2025 - 09:42
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Kelmendi i ETC-së: Shtrenjtimi i rrymës  i godet konsumatorët, bizneset do ta kalkulojnë çmimin e energjisë së importuar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bizneset e mëdha në Kosovë do të përballen me një rritje të mundshme të çmimit të energjisë elektrike deri në 30%, pas një vendimi të ri të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE). Ky vendim, i cili hyn në fuqi më 1 qershor, do t’i detyrojë kompanitë me mbi 50 punonjës ose me një qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro të kalojnë në tregun e hapur të energjisë.

Ky ndryshim do të ndikojë në mënyrën se si bizneset e mëdha furnizohen me energji, pasi ato do të kenë mundësinë të blejnë energjinë nëpërmjet kontratave me operatorët e tregut, në vend që të përdorin furnizuesin e rregulluar të energjisë.

Ramiz Kelmendi: Tregu i hapur i energjisë elektrike godet drejtpërdrejtë qytetarin

 

Ramiz Kelmendi, Drejtor i Kompanisë “Elkos Group-ETC”, tha për FrontOnline se  çdo ndryshim i çmimit të energjisë elektrike është një kosto për biznesin, por gjithashtu edhe për qytetarët.

“Çdo ndryshim I energjisë elektrike, për biznesin  është kosto por edhe për qytetarin’’, tha Kelmendi.

Ai deklaroi se është iluzion të mendohet se bizneset do të penalizohen nga ky vendim. Sipas Kelmendit, biznesi do ta kalkulonte energjinë elektrike të shpenzuar në produkte dhe shërbime dhe, në fund të fundit, qytetari do të jetë ai që do të paguajë për këtë rritje të kostos.

‘’Iluzion është të mendosh se biznesi do të sanksionohet ,biznesi do e kalkulojë energjinë elektrike të shpenzuar në produkte të shërbimit që e kryen dhe qytetari prapë duhet të paguajë’’, përfundoi ai.

 

Kryetari i AKB-së: Liberalizimi i tregut të energjisë mund të rrisë çmimet për bizneset dhe konsumatorët

Agim Shahini kryetar I Aleancës  Kosovare të Biznesit (AKB) ka shprehur shqetësim për këtë ndryshim, duke theksuar se, ndërsa organizata ka kërkuar liberalizimin e tregut të energjisë, ky kalim nuk është bërë në kushte të barabarta për të gjitha bizneset.

Bizneset e mëdha, që janë të lidhura me operatorët si KESCO dhe KEDS, kanë mundësinë të blejnë energji më lirë nga KEK-u, përkatësisht me 29,05 euro për megavat, ndërkohë që kompanitë e tjera, që janë të detyruara të blejnë energji nga tregu i hapur, do të përballen me çmime shumë më të larta.

“Ne kemi kërkuar që tregu energjetik të liberalizohet, por jo në këto kushte, ku bizneset nuk janë të barabarta në blerjen e energjisë elektrike. Kompanitë si KESCO dhe KEDS kanë prioritetin dhe mundësinë që të blejnë energjinë më lirë nga KEK-u, përkatësisht me 29,05 euro për megavat’’, tha Shahini.

Përveç kësaj, Shahini ka theksuar se bizneset që plotësojnë kushtet për kalimin në tregun e hapur – ato që kanë mbi 50 punonjës dhe një qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro – do të detyrohen të blejnë energjinë më shtrenjtë, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve për konsumatorët.

‘’Kompanitë që i plotësojnë kushtet kanë më shumë se 10 milionë euro qarkullin dhe kanë mbi 50 punëtorë do të detyrohen të blejnë energjinë elektrike shumë më shtrenjtë dhe kjo do të ndikojë dukshm në rritjen e shërbimeve dhe prodhimeve si kosto më të shtrenjtë’’, deklaroi kryetari I AKB-së.

Deputeti i PDK-së: Bizneset në tregun e lirë marrin oferta 225% më shtrenjtë se çmimi i bursës

 

Ferat Shala, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), është deklaruar  ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për të lejuar një rritje të mundshme të çmimit të energjisë elektrike deri në 30% për bizneset e mëdha, duke theksuar se ky është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj ekonomisë kosovare dhe qytetarëve.

Shala ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për mungesë të kontrollit dhe mbrojtjes së interesave të publikut, duke favorizuar kompanitë private që operojnë në sektorin energjetik, si KEDS, KESCO, NOA dhe GEN. Ai ka theksuar se, ndërsa qytetarët dhe bizneset përballen me çmime gjithnjë e më të larta të energjisë, këto kompani vazhdojnë të realizojnë fitime të garantuara pa asnjë rrezik të dukshëm.

“Ne po shohim një realitet të dëmshëm, ku në vend të kontrollit publik, kemi fitime të garantuara për kompanitë private, ndërsa qytetari i zakonshëm paguan gjithnjë e më shumë,” ka thënë Shala.

Sipas Shalës, ky sistem i ri që do të detyrojë bizneset të kalojnë në tregun e hapur të energjisë do të sjellë pasoja të mëdha për sektorin privat dhe do të përkeqësojë situatën ekonomike për shumë kompani, që tashmë përballen me kushte të vështira

‘’Sot bizneset që po pritet të dalin në tregun e lirë kanë marrë ofertat me 225% më shtrenjtë se çmimi aktual i bursës’’, tha deputeti i PDK-së.

 

Bellaqa: Tregu i energjisë elektrike duhet te hapet , jo të jetë treg i monopolizuar

Jakup Bellaqa, njohës i çështjeve ekonomike, ka theksuar se tregu i energjisë elektrike duhet të hapet dhe të mos jetë një treg i monopolizuar. Ai ka shtuar se kalimi në tregun e hapur do t’u mundësojë bizneseve të zgjedhin operatorin privat dhe të mos varen më nga tarifat e rregulluara nga shteti.

‘’Tregu i energjisë elektrike duhet te hapet dhe jo të jetë treg i monopolizuar, ndërsa kalimi ne treg të hapur bizneseve ju mundëson qe ta zgjedhin operatorin privat ‘’, tha Bellaqa.

Megjithatë, Bellaqa ka paralajmëruar se ky kalim mund të jetë sfidues për bizneset në fazën fillestare, pasi ato mund të përballen me mungesë informacioni dhe kapacitetesh teknike dhe administrative për tregun e hapur.

‘’Ne hapin fillestare do te jetë sfiduese për bizneset sepse nuk kanë informacione te mjaftueshme dhe kapacitete teknike dhe administrative’’, tha Bellaqa.

Në aspektin afatgjatë, ai ka theksuar se ky proces do të ketë ndikim pozitiv, pasi tregu do të rregullohet dhe do të shkojë drejt liberalizimit, ku forca e ofertës dhe kërkesës do të ndikojnë për të krijuar një treg më efikas dhe konkurrues.

‘’Ne aspektin afatgjate ndikon pozitivisht sepse rregullohet tregu dhe shkon drejte liberalizimit ku ndikon forca e ofertës dhe kërkesë’’, tha njohësi I ekonomisë.

Megjithatë, ai ka theksuar rëndësinë e një rregullimi të duhur të tarifave nga ZRRE-ja, duke korrigjuar ato sipas rajonit dhe kostos reale të energjisë, për të shmangur ngritjen e çmimeve që mund të dëmtojnë konsumatorët dhe bizneset.

‘’ZRRE-ja do te duhej qe këto tarifa ti rregullon dhe ti korrekton sipas rajonit dhe sipas kostos direkte. Dhe mos ta vështirësoj zinxhirin furnizues te produkteve bazike dhe mos te bëhet shporta e konsumatorit e papërballueshme’’, përfundoi Bellaqa.

JU REKOMANDOJMË

Në Veri zbulohen dy lokale ku organizohen lojëra te bixhozit, katër persona përfundojnë në Polici

Në Veri zbulohen dy lokale ku organizohen lojëra te bixhozit, katër persona përfundojnë në Polici
11/11/2026 - 23:31

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka asistuar Inspektorët sanitar në dy lokacione në Mitrovicë Veri ku zhvilloheshin lojëra të fatit-bixhozit. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar...

Më shumëDetails

Tha se vëllau i saj merret me tregtim të energjisë, Janina Ymeri e paralajmëron për padi Ilir Kërçelin

Tha se vëllau i saj merret me tregtim të energjisë, Janina Ymeri e paralajmëron për padi Ilir Kërçelin
11/11/2026 - 22:59

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai hedhi akuza së vëllai i deputetes Janina Ymeri është marre me tregtim të...

Më shumëDetails

Bajrami: Procesi në Hagë prek esencën e shtetësisë së Kosovës

Bajrami: Kushtetuta e Kosovës është ndër më të fortat në Evropë
11/11/2026 - 22:42

Akademiku Arsim Bajrami ka vlerësuar se procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është jetik për historinë dhe të ardhmen e Kosovës, duke kërkuar...

Më shumëDetails

“Është blerë rrymë prej kompanive serbe”: Artane Rizvanolli i përgjigjet Daut Haradinajt

“Është blerë rrymë prej kompanive serbe”: Artane Rizvanolli i përgjigjet Daut Haradinajt
11/11/2026 - 22:23

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i është përgjigjur deklarimeve të Daut Haradinajt lidhur me pretendimet për blerjen e energjisë elektrike nga kompanitë serbe. E ftuar në emisionin “Politiko”...

Më shumëDetails

Kapet në Zvicër, ekstradohet në Kosovë i kërkuari ndërkombëtarisht

Skenë si në filma në Prishtinë – pasagjeri i Audi-t ikën nga Policia, hedh sëpatën dhe lëndohet gjatë arrestimit
11/11/2026 - 22:05

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ekstraduar nga Zvicra për në Kosovë, një person që kishte urdhërarrest ndërkombëtar. Ky ekstradim, sipas forcave të rendit, është kryer nga...

Më shumëDetails

“Familjarët e Lumir Abdixhikut merren me tregtimin e rrymës”, Ilir Kërçeli me akuza për familjarë të LDK-së

“Familjarët e Lumir Abdixhikut merren me tregtimin e rrymës”, Ilir Kërçeli me akuza për familjarë të LDK-së
11/11/2026 - 21:42

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli i ftuar në emisionin “Pressing” në T7 ka foluar për çështjet politike në Kosovë, transmeton Gazeta Online Veriu.info. Deputeti Kërçeli tha se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë dy të arrestuarit për keqpërdorimin e 62 mijë eurove në Hirano Mushroom, dyshohen për mashtrim me grante

    Këta janë dy të arrestuarit për keqpërdorimin e 62 mijë eurove në Hirano Mushroom, dyshohen për mashtrim me grante

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Lirim Mehmetaj paralajmëron incizim: Kryetari i komunës tregon se Kurti ia mundësoi hapjen e konkursit para zgjedhjeve

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • I njëjti shef i prokurimit lidh dy kontrata me të njëjtën kompani në Mitrovicë brenda dy vitesh, por çmimet për të njëjtat shërbime janë deri në 132 mijë e 650 për qind më të larta

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • ‘Lufta’ e brendshme në LDK del prej kontrollit, Osmani i bën “diss” Bajramit

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Avni Ajeti, bashkëluftëtar i Zahir Pajazitit e quan zhvatës të Kurtit, Rrustem Mustafën: PDK-ja duhet të pastrohet nga këta injoranta!

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë