Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kelmendi: Nëse s’kemi President sonte deri në 00:00, shkojmë në zgjedhje për 45 ditë

05/03/2026 - 13:21
në Kryesore, Lajme
A A
Kelmendi: Nëse s’kemi President sonte deri në 00:00, shkojmë në zgjedhje për 45 ditë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazetari Adriatik Kelmendi ka theksuar se sipas interpretimit të dispozitave kushtetuese, sot (5 mars 2026) është dita e fundit kur Kuvendi i Kosovës mund të zgjedhë Presidentin e ri të vendit, përpara përfundimit të mandatit të Presidentit aktual.

Në një analizë të publikuar në Klankosova Kelmendi argumenton se në situatën aktuale zbatohet vetëm Neni 86 i Kushtetutës së Kosovës, pasi vendi nuk ndodhet në rast të ndërprerjes së mandatit presidencial apo në fillim të procedurës së zgjedhjes së Presidentit.

Sipas tij, Kosova aktualisht ka një President me mandat edhe për 30 ditë dhe Kushtetuta përcakton qartë se Presidenti i ri duhet të zgjidhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual.

Kelmendi thekson se nëse deri në orën 24:00 të datës 5 mars Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë Presidentin, atëherë aktivizohet mekanizmi kushtetues zhbllokues: shpërndarja e Kuvendit dhe mbajtja e zgjedhjeve të reja brenda 45 ditësh.

Gazetari dhe autori i emisionit Rubikon nënvizon se në këtë rast nuk ka rëndësi nëse votohet për një apo më shumë kandidatë, nëse mbahet apo jo seancë e Kuvendit, apo nëse deputetët marrin pjesë në votim.

“Nëse deri në mesnatë nuk prodhohet President i ri, Kuvendi shpërndahet automatikisht dhe vendi shkon në zgjedhje të parakohshme”, theksoi Kelmendi.

Tutje, ai ka sqaruar gjithashtu se referimi i disa personave ndaj “afatit 60-ditor” është i gabuar në situatën aktuale.

Sipas tij, ky afat lidhet me Nenin 82 të Kushtetutës, që ka të bëjë me rastet kur procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon më herët dhe nuk përfundon brenda 60 ditësh nga nisja e saj.

Ai argumenton se kjo dispozitë nuk mund të zbatohet më tani, pasi procedura për zgjedhjen e Presidentit nuk është nisur në kohën kur do të aktivizohej ky mekanizëm.

Sipas analizës së Kelmendit, Kuvendi aktual ka mundur ta nisë procedurën për zgjedhjen e Presidentit që në 11 shkurt 2026, ditën e konstituimit të tij, çka do të aktivizonte afatin 60-ditor.

Megjithatë, duke mos u ndërmarrë kjo procedurë në kohë, ai thotë se situata aktuale mbetet e rregulluar vetëm nga Neni 86 i Kushtetutës, që përcakton afatin e fundit për zgjedhjen e Presidentit.

Si rrjedhojë, sipas gazetarit Kelmendi, nëse deri në mesnatën e sotme Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Presidentin e ri, “institucioni do të shpërndahet dhe zgjedhjet e reja duhet të mbahen brenda 45 ditësh”.

JU REKOMANDOJMË

Osmani zhvillon takim me diplomaten amerikane Anu Prattipati

Osmani zhvillon takim me diplomaten amerikane Anu Prattipati
05/03/2026 - 15:20

E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, është duke zhvilluar një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Takimi është duke u zhvilluar...

Më shumëDetails

Donika Gërvalla në Epopenë e UÇK-së publikon foto krah Kurtit, por jo edhe krah presidentes Osmani

Donika Gërvalla në Epopenë e UÇK-së publikon foto krah Kurtit, por jo edhe krah presidentes Osmani
05/03/2026 - 15:15

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, njëherësh bashkëkryetare e GUXO-s, ka përkujtuar sot 28 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, 5,6 dhe 7 marsin, raporton Gazeta Online Veriu.info. Gërvalla ka...

Më shumëDetails

Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë

Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë
05/03/2026 - 15:01

Më 10 shkurt të këtij viti, Policia e Kosovës arrestoi në Arllat të Drenasit një shtetas të Rusisë dhe dy shtetas të Bjellorusisë. Ata dyshohen për kalim të...

Më shumëDetails

Brenda tri ditëve çmimi i naftës u rrit për 22 cent, MINT konfirmon se ka pranuar dhjetëra ankesa nga qytetarët

Brenda tri ditëve çmimi i naftës u rrit për 22 cent, MINT konfirmon se ka pranuar dhjetëra ankesa nga qytetarët
05/03/2026 - 15:00

Ende pa u shënuar një javë nga përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme, tregu i derivateve në Kosovë ka pësuar një goditje të menjëhershme, duke reflektuar rritje...

Më shumëDetails

Këshilltari i Kurtit: Vjosa Osmani është zgjedhur kryeparlamentare dhe presidente me votat e Lëvizjes Vetëvendosje!

Këshilltari i Kurtit: Vjosa Osmani është zgjedhur kryeparlamentare dhe presidente me votat e Lëvizjes Vetëvendosje!
05/03/2026 - 14:54

Këshilltari i kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj, ka deklaruar se Vjosa Osmani është zgjedhur kryeparlamentare dhe presidente me votat e Lëvizjes Vetëvendosje. Zulfaj tha se dy nga tri pozitat...

Më shumëDetails

“Trepça” i jep tender Institutit serb që u dekorua nga Vuçiqi

“Trepça” i jep tender Institutit serb që u dekorua nga Vuçiqi
05/03/2026 - 14:52

Ndërmarrja “Trepça” ka dhënë një tender për “Monitorimin teknik të pellgut të mbetjeve me flotacion, për asgjësimin e mbetjeve pas përpunimit të mineraleve të plumbit dhe zinkut nga...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vjosa Osmani themelon Listën “Shpresa”

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kurti i tha Osmanit “hajde shkojmë në këtë formacion dhe më pas e lëmë opozitën fajtore”

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Kandidimi i Konjufcës për president, ky është reagimi i PDK-së

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • KosovaMed vazhdon misionin humanitar me donacione për QKMF Obiliq dhe QKMF Viti

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë