Gazetari Adriatik Kelmendi ka uruar festën e 28 nëntorit të gjithë shqipëtarëve, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
“Asnjë liri nuk fitohet lehtë, por lehtë nuk është as të ruhet”, ka shkruar ndër të tjera Kelmendi.
Postimi i plotë;
Liria fitohet ❤️. Liria edhe ruhet 🖤.
Një pjesë e shqiptarëve, një prej popujve më të robëruar, e fitoi lirinë në fillim të shekullit të kaluar 🇦🇱. Një pjesë tjetër – në fund të tij 🇽🇰.
Asnjë liri nuk fitohet lehtë, por lehtë nuk është as të ruhet.
E ka pasur raste kur edhe nga vetë shqiptarët është luajtur me këto liri.
Ta ruajmë lirinë! Ta gëzojmë shqiptarinë!
Urime gjithë shqiptarëve liria, urime Dita e Pavarësisë së Shqipërisë. ❤️🖤