Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kenan Gashi: Qeveria në detyrë po tejkalon kompetencat e saj ligjore dhe kushtetuese

07/10/2025 - 21:22
në Lajme
A A
Kenan Gashi: Qeveria në detyrë po tejkalon kompetencat e saj ligjore dhe kushtetuese
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Drejtori i organizatës AVONET, Kenan Gashi, ka reaguar pas mbledhjes së 270-të të Qeverisë në detyrë, duke e cilësuar shqetësuese miratimin e disa vendimeve që, sipas tij, përmbajnë kosto të lartë financiare për buxhetin e shtetit.

Sipas Gashit, këto vendime përbëjnë “tejkalim të qartë të kompetencave të një qeverie në detyrë” dhe bien ndesh me parimet e mirëqeverisjes, transparencës dhe përgjegjësisë institucionale.

“Qeveria në detyrë ka mandat të kufizuar dhe funksionet e saj duhet të orientohen vetëm në sigurimin e vazhdimësisë administrative të institucioneve, jo në ndërmarrjen e vendimeve që krijojnë obligime të reja financiare, ndikojnë në buxhet apo në politikat afatgjata të shtetit,” ka theksuar Gashi.

Ai ka kujtuar se këto veprime bien ndesh me nenin 72 të Kushtetutës dhe nenin 31 të Ligjit për Qeverinë, të cilat përcaktojnë se një qeveri në detyrë nuk mund të ndërmarrë veprime që krijojnë obligime financiare për institucionet shtetërore.

Sipas tij, vendimet e tilla përbëjnë precedent të rrezikshëm për demokracinë dhe stabilitetin institucional të vendit, pasi mund të dëmtojnë procesin e tranzicionit institucional dhe të krijojnë pasoja të drejtpërdrejta financiare për buxhetin publik.

“Qeveria në detyrë nuk duhet të marrë vendime që favorizojnë grupe të caktuara apo krijojnë perceptimin e përdorimit të resurseve shtetërore për përfitime politike. Këto veprime dëmtojnë besimin e qytetarëve në institucione dhe cenojnë parimin e barazisë dhe të drejtësisë publike,” ka shtuar ai.

Në fund, Gashi ka bërë thirrje që të rishikohen vendimet e tilla dhe të ndalet praktika e tejkalimit të kompetencave nga qeveritë në detyrë, duke theksuar se “qeverisja e përgjegjshme nënkupton respekt të ligjit, të qytetarëve dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës.”

JU REKOMANDOJMË

LVV-ja ia shuan shpresat NISMËS për postin e kryeparlamentarit
Lajme

Limaj i hapur për bisedime me Kurtin, por me një kusht…

07/10/2025 - 22:59
Baton Haxhiu: Specialja ia huqi me Blerim Shalën, edhe regjimi i Millosheviqit kur e mori në burg i dërgoi ftesë
Lajme

“Universiteti u shndërrua në provincë politike – Kur nuk ka dijë shpërndahen mirënjohje” Baton Haxhiu i ashpër pas nderimit që UP i bëri Osmanit e Kurtit

07/10/2025 - 22:46
Rexhepi: Kurti po bisedon me Limaj për krijimin e një Qeverie, jo për postin e Kryeparlamentarit
Lajme

Limaj: Gabim, asnjëherë nuk e kemi mbështetur Kurtin

07/10/2025 - 22:10
Rinia në përkrahje të Ferit Idrizit
Lajme

Rinia në përkrahje të Ferit Idrizit

07/10/2025 - 21:41
I kishte premtuar Edi Ramës se do ta vizitonte Shqipërinë, kryebashkiaku i New York-ut: Një vend i mrekullueshëm me njerëz miqësor
Lajme

I kishte premtuar Edi Ramës se do ta vizitonte Shqipërinë, kryebashkiaku i New York-ut: Një vend i mrekullueshëm me njerëz miqësor

07/10/2025 - 21:23
Zelensky: Rusia po i përdor anijet e naftës për mbledhje inteligjence e sabotim
Lajme

Zelensky: Rusia po i përdor anijet e naftës për mbledhje inteligjence e sabotim

07/10/2025 - 20:52

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot qeveria në detyrë

    Qeveria e Kosovës ndan nga 100 euro për studentë

    186 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 47
  • Nis rrënimi i mbindërtimit në banesën e Julit

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kërcet grushti në Emergjencën e Mitrovicës

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Ti je një fmijaq arrogant” – përplasje e ashpër mes Kadri Rrahimajt të VV-së dhe Qëndron Kastratit të PSD-së

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Vuçiq: S’kemi çfarë të diskutojmë më me SHBA-në për sanksionet ndaj NIS-it

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë