
Gjovalin Shkambi, xhaxhai i Elvis Shkambi, autorit të vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja ka kërcënuar përmes një deklarate publike gjyqtarin që do i dënojë nipin e tij. Në një prononcim për mediat, Gjovalin Shkambi thotë se ai gjyqtar që do t’i dënojë nipin do të përballet me plumba.
“Nëse dënojnë atë, do të përballet me të njëjtën gjë. Ai gjyqtari që do e dënojë do përballet me plumba. Ka 13 vite që i shkojmë kryeministrit. Na e jepni pronën që e kemi ble. Dhe me mua ka të njëjtën shpërblim, provat i dhamë. Ja kemi ble shtetit, ose me na çu në burg”-shprehet xhaxhai i Elvisit.