Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kërkesa e Kosovës për marrjen e statusit special në Këshillin e Europës s’është në agjendën e këtij muaji

02/04/2025 - 14:41
në Kryesore, Lajme
A A
Kërkesa e Kosovës për marrjen e statusit special në Këshillin e Europës s’është në agjendën e këtij muaji
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lërkesa e Kuvendit të Kosovës për marrjen e statusit special në Këshillin e Europës nuk do të jetë as në agjendën e mbledhjes së Komitetit për Çështje Politike dhe Demokraci të KiE-së të këtij muaji. Në mbledhjen në fillim të muajit të kaluar, ky Komitet kishte në plan të shqyrtonte kërkesën e Kosovës, por ndërhyri Serbia dhe u hoq nga rendi i ditës.

Më 7 prill do të mblidhet sërish Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci i Këshillit të Europës në Strasburg. Për këtë takim ishin pritjet se Kosova do të hynte në agjendë pasi dështoi muajin e kaluar, megjithatë kjo s’do të ndodhë.

Një zëdhënës i Këshillit të Europës në një përgjigje për Gazetën Express tha se kërkesa e Kosovës për marrjen e statusit special nuk do të shqyrtohet në këtë takim.

“Kolegët e Asamblesë Parlamentare të KiE-së konfirmuan se nuk ka asgjë në agjendën e Komitetit për Çështjet Politike për javën e ardhshme…”, tha shkurt ai.

Kërkesa e Kuvendit të Kosovës ishte në agjendën e takimit të Komitetit për Çështje Politike më 5 mars të këtij vitit. Por, pas një rishikimi të agjendës, kjo pikë ishte hequr nga rendi i ditës.

Për këtë ishte angazhuar Serbia.

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, kishte falënderuar më pas miqtë nga Spanja dhe Partinë Popullore Europiane për “mbështetje”.

“Mirënjohje e madhe për miqtë tanë nga Spanja, mirënjohje e madhe për miqtë tanë nga Partia Popullore Europiane (EPP), të cilët na ofruan mbështetje në mënyrë që ta kishim shumicën për të arritur ta heqim këtë pikë nga rendi i ditës i komitetit politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës”, tha Bërnabiq.

Këtë më pas e kishte konfirmuar edhe deputetja e Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, e cila ishte në atë mbledhje.

“Në fillim të takimit, me kërkesë të kryetarit të Grupit të EPP, Pablo Hispán, u votua për shtyrjen e kësaj pike nga rendi i ditës, një zhvillim i papritur që nuk ishte paraparë as në grupet politike dhe as si mundësi”.

Statusi i mysafirit special mund t’i jepet shteteve europiane që s’janë anëtare të organizatës dhe kërkesa e shtetit për t’u bërë mysafir special i drejtohet Kryetarit të Asamblesë Parlamentare nga Kryetari i parlamentit përkatës, në këtë rast të Kosovës.

Serbia me këtë veprim shkeli Marrëveshjen e Ohrit të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, në të cilën Kosova dhe Serbia u dakorduan që të mos e pengojnë njëra-tjetrën në arenën ndërkombëtare.

Por, kjo s’kaloi pa u dënuar nga BE-ja.

“Sjellja e Serbisë në Këshillin e Europës është një shkelje e qartë e detyrimeve të Serbisë nga Marrëveshja e Ohrit. Ky obligim përmendet në nenin 4 të Marrëveshjes, ku flitet për moskundërshtimin e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare”, kishte thënë  një zëdhënës i BE-së.

Por, cila është procedura e pranimit dhe cili do të ishte roli i delegacionit të Kosovës në rast se pranohet?

Statusi i mysafirit special mund t’i jepet shteteve europiane që s’janë anëtare të organizatës dhe kërkesa e shtetit për t’u bërë mysafir special i drejtohet Kryetarit të Asamblesë Parlamentare nga Kryetari i parlamentit përkatës, në këtë rast të Kosovës.

Anëtarët e delegacioneve të mysafirëve speciale mund të ulen në Kuvendin e Asamblesë Parlamentare, por s’kanë të drejtë vote. Ata kanë të drejtë të flasin, por me autorizimin e Kryetarit të Asamblesë.

Po ashtu, ata mund t’i paraqesin kryetarit të komisionit propozime në lidhje me projekt-rendin e ditës të mbledhjeve të komisionit dhe propozime për amendamente në draft tekstet e shqyrtuara në këto mbledhje dhe ata mund të nënshkruajnë mocione për rezoluta dhe rekomandime dhe deklarata me shkrim.

Megjithatë, ato nuk do të merren parasysh për numrin e nënshkrimeve të kërkuara. Anëtarët e delegacioneve të ftuar të posaçëm mund të marrin pjesë në punën e grupeve politike sipas kushteve të vendosura nga grupet.

Konsultimi për kërkesën e Kosovës do të bëhet në përputhje me rregullën 62.3 të Rregullores së Asamblesë.

Më poshtë krejt çka përmban Rregulli 62 për mysafirë specialë:

62.1. Byroja mund t’u japë statusin e mysafirit special parlamenteve kombëtare të shteteve europiane joanëtare që kanë aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Europës.

62.2. Çdo kërkesë zyrtare për statusin e të ftuarit special do t’i drejtohet Kryetarit të Asamblesë Parlamentare nga Kryetari i parlamentit përkatës.

62.3. Nëse Byroja, pasi është konsultuar me Komisionin për Çështjet Politike dhe Demokracinë, miraton një kërkesë të tillë, Kryetari i Asamblesë Parlamentare fton parlamentin përkatës të marrë statusin e mysafirit special.

62.4. Numri i anëtarëve të një delegacioni të ftuar special, i cili nuk duhet të kalojë tetëmbëdhjetë, do të jetë i njëjtë (pa zëvendësues) me numrin e vendeve që ka të ngjarë të jetë i përshtatshëm nëse shteti i ftuar special bëhet anëtar i plotë i Këshillit të Europës. Ky numër caktohet nga Byroja, me propozimin e Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci.

62.5. Për aq sa e lejon madhësia e delegacionit të tij, një parlament me status të ftuar special do të emërojë anëtarë në mënyrë që të sigurojë një përfaqësim të drejtë të partive ose grupeve politike në atë parlament.

62.6. Kredencialet e anëtarëve të delegacioneve të ftuar special i dërgohen Kryetarit të Asamblesë Parlamentare, nëse është e mundur, jo më pak se një javë para hapjes së seancës. Këto letra kredenciale do t’i paraqiten Asamblesë Parlamentare për ratifikim në të njëjtën kohë me ato të përfaqësuesve dhe zëvendësve. Kredencialet e anëtarëve të delegacioneve të të ftuarve të posaçëm mund të kundërshtohen mbi bazat e deklaruara bazuar në paragrafin 1 më lart. Kredencialet e kontestuara do t’i referohen pa debat në mbledhjen e përbashkët të Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci dhe Komisionit për Rregulloren e Punës, Imunitetet dhe Çështjet Institucionale, të kryesuar nga kryetari i Komisionit për Rregulloren e Punës, Imunitetet dhe Çështjet Institucionale. Këto komitete do t’i raportojnë Byrosë sa më shpejt të jetë e mundur.

62.7. Anëtarët e delegacioneve e të ftuarve specialë mund të ulen në Kuvend por pa të drejtë vote. Ata kanë të drejtë të flasin me autorizimin e Kryetarit të Asamblesë.

62.8. Anëtarët e delegacioneve të ftuar të posaçëm mund të marrin pjesë në mbledhjet e komisionit siç parashikohet në Rregullën 48.5. Ata mund t’i paraqesin kryetarit të komisionit propozime në lidhje me projekt-rendin e ditës të mbledhjeve të komisionit dhe propozime për amendamente në draft tekstet e shqyrtuara në këto mbledhje. Kryetari i komisionit vendos për çdo veprim të mëtejshëm. Ata mund të nënshkruajnë mocione për rezoluta dhe rekomandime dhe deklarata me shkrim. Megjithatë, ato nuk do të merren parasysh për numrin e nënshkrimeve të kërkuara. Anëtarët e delegacioneve të ftuar të posaçëm mund të marrin pjesë në punën e grupeve politike sipas kushteve të vendosura nga grupet.

62.9. Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci, ose së paku 20 anëtarë, mund t’i kërkojnë Kryetarit pezullimin ose tërheqjen e statusit të mysafirit special. Kryetari do të informojë menjëherë Byronë për çdo kërkesë të tillë. Nëse kërkesa nuk është bërë nga Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci, Kryetari kërkon menjëherë mendimin e atij komisioni, i cili ia përcjell Byrosë.

62.10. Anëtarët e Byrosë do të informohen për shqyrtimin e një çështjeje të tillë të paktën dy javë përpara mbledhjes së Byrosë në të cilën do të zhvillohet. Vendimi i Byrosë merret me shumicë prej dy të tretave.

62.11. Kur statusi i mysafirit special është tërhequr, parlamenti në fjalë do të bëjë një kërkesë tjetër zyrtare nëse dëshiron ta marrë sërish këtë status. Pezullimi i statusit të të ftuarit special mund të hiqet nga Byroja duke vendosur me dy të tretat e shumicës nëse konsideron se kushtet që kanë çuar në pezullimin nuk ekzistojnë më.

JU REKOMANDOJMË

Ministria e Mbrojtjes i reagon Daut Haradinajt për pretendimin se FSK-së i ka humbur një dron
Lajme

FSK e konfirmon se një prej ushtarëve që shkoi për trajnim në ShBA e braktisi ushtrinë, nis procedura ligjore ndaj tij

14/07/2025 - 22:59
Kurti në ditën e Pavarësisë së Francës: U jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme
Lajme

Kurti në ditën e Pavarësisë së Francës: U jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme

14/07/2025 - 22:28
Dënimet me burgim për rastin “Veteranët”, reagon OVL e UÇK: Vendim i papranueshëm në aspektin juridik e logjik
Kryesore

Dënimet me burgim për rastin “Veteranët”, reagon OVL e UÇK: Vendim i papranueshëm në aspektin juridik e logjik

14/07/2025 - 22:07
Gorani për Osmanin dhe deklaratat për Trump: Presidentja nuk ka pasë haber çka po flet
Kryesore

Gorani për Osmanin dhe deklaratat për Trump: Presidentja nuk ka pasë haber çka po flet

14/07/2025 - 21:46
Ambasadori francez i bën thirrje liderëve: Gjeni kompromisin për të dalë nga ngërçi politik
Lajme

Ambasadori francez i bën thirrje liderëve: Gjeni kompromisin për të dalë nga ngërçi politik

14/07/2025 - 21:32
Krasniqi e njofton emisaren e MB-së për “qëndrimet e PDK-së t’i dhënë zgjidhje situatës”
Kryesore

Krasniqi e njofton emisaren e MB-së për “qëndrimet e PDK-së t’i dhënë zgjidhje situatës”

14/07/2025 - 20:51

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dënohen të akuzuarit për rastin “Veteranët”, përfshirë ish-kryeministrin Çeku – lirohet nga akuza Nuredin Lushtaku

    Dënohen të akuzuarit për rastin “Veteranët”, përfshirë ish-kryeministrin Çeku – lirohet nga akuza Nuredin Lushtaku

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • AAK nuk e kandidon Pal Lekajn për kryetar të Gjakovës, pritet sabotimi i kandidaturës së Ardian Gijinit?!

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Kusari për Leonardin: Nuk njoh person që vrasjen e motrës apo ndonjë tragjedi tjetër e ka menaxhuar më me njerzillëk se ai

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kryeziu: Grenell është i pasaktë, Osmani e tha të vërtetën – ky njeri e informoi Trumpin për kërcënimin ndaj Kosovës

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Gjyqtari i Speciales: Mund të japim edhe dënime me burg të përjetshëm

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë