Përparim Gruda thotë se ashmë është shfaqur edhe një problem i ri me fletëvotimet, të cilat janë pa numër serik.
“Unë besoj që do të shkoj në mijëra. Prej mëngjesit deri në ora 5 më kanë ardh plotë raste, vazhdojnë me’m ardh edhe tash në grupin e Whatsappit, komisionerët tanë. Problem i ri që u shfaq tash në mbrëmje është se ka fletëvotime pa numër serik. Gjitha këto fletëvotime sipas ligjit janë të pavlefshme”, tha ai.
Tutje, Gruda kërkoi që të ketë rivotim në Mitrovicë, pra kjo komunë të shkojë prapë në zgjedhje.
“Kërkojmë që në Mitrovicë të ketë rivotim, duhet përsëritur zgjedhje dhe kemi ofru fakte të bollshne. Edhe nëse është gabim teknik, duhet përsëritur zgjedhjet”, tha ai në Pressing.














