Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kërkohet heqja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, Lajçak thotë se s’ka qenë në dorën e tij

30/01/2025 - 21:25
në Kryesore, Lajme
A A
Lajçak konfirmon: Javën e ardhshme takim i ri Kosovë-Serbi në Bruksel për çështjen e dinarit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Emisari në largim i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, sot ka zhvilluar një takim lamtumirës me deputetët e Parlamentit Evropian në Komisionin për Politikë të Jashtme, me të cilët ka biseduar për mandatin e tij pesëvjeçar si i dërguari i bllokut për dialogun për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë këtij takimi, shumica e eurodeputetëve kanë qenë kritikë ndaj mënyrës se si BE-ja u është qasur palëve në dialog dhe në përgjithësi në raportet me shtetet.

Shumica e deputetëve të PE-së janë shprehur se masat ndëshkuese që BE-ja ka vendosur ndaj Kosovës, kanë ndikuar negativisht në dialogun që ndërmjetësohet nga BE-ja.

Ata po ashtu kanë kritikuar faktin se nuk ka pasur masa ndaj Serbisë, veçmas pas sulmit të armatosur në Banjskë më 2023.

Mësohet se eurodeputetët gjatë takimit me Lajçakun, kanë kërkuar edhe një herë heqjen e masave të vendosura ndaj Kosovës më 2023 për shkak të tensioneve në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe – dhe një qasje të balancuar nga ana e BE-së.

Zyrtarë të lartë në Kosovë, përfshirë presidenten Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti, disa herë e kishin kritikuar Lajçakun dhe dhe ish-kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell, për njëanshmëri në dialog dhe njëkohësisht kanë kërkuar heqjen e masave ndëshkuese.

REL ka raportuar Lajçak është pajtuar me konstatimin e eurodeputetëve se është dashur të hiqen masat ndaj Kosovës dhe ai kishte kërkuar një gjë të tillë menjëherë pas sulmit në Banjskë, por është arsyetuar se heqja e tyre nuk ishte në dorën e tij, por vendim që i përket vendeve anëtare.

Kujtojmë se nga Bashkimi Evropian vazhdimisht kanë thënë se masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të vendosura në vitin 2023, janë të përkohshme dhe se ato mund të hiqen, varësisht veprimeve në terren.

Për heqjen e masave, sipas zyrtarëve në Komisionin Evropian, është i nevojshëm pajtimi i të gjitha shteteve anëtare.

Kështu kishte thënë më 15 nëntor zëdhënësi i BE-së për çështje të politikës së jashtme dhe sigurisë, Peter Stano.

“Përgjigja është sikurse herën e fundit. Çështja është duke u shqyrtuar në Këshill dhe do të vendoset nga vendet anëtare pa marrë parasysh se kur do të nisin mandatin institucionet e reja”, ishte përgjigjur Stano në pyetjen se a do të hiqen masat ndëshkuese ndaj Kosovës para përfundimit të mandatit të Komisionit aktual Evropian apo do të pritet përbërja e Komisionit të ri.

JU REKOMANDOJMË

Ministria e Financave del me një lajm të mirë për pensionistët
Kryesore

Ministria thotë se vetëm disa kategori të pensionistëve lirohen nga paraqitja e rregullt çdo gjashtë muaj

19/01/2026 - 20:03
Statovci: Opozita me këtë qasje del kundër interesave të shtetit – Tërë këto veprime i bënë bashkë me votat e Listës Serbe
Kryesore

Statovci: Osmani e meriton të jetë sërish presidente, pres sjellje konstruktive nga opozita

19/01/2026 - 19:51
Iu hoqën 743 vota, Haliti: E ka bërë dikush që ka pasur qejf të bëhem deputet
Kryesore

Iu hoqën 743 vota, Haliti: E ka bërë dikush që ka pasur qejf të bëhem deputet

19/01/2026 - 19:32
Më 31 janar mblidhet Kuvendi i LDK’së, Abdixhiku e paraqet dorëheqjen aty
Kryesore

Më 31 janar mblidhet Kuvendi i LDK’së, Abdixhiku e paraqet dorëheqjen aty

19/01/2026 - 19:13
Presidenca njofton se Osmani zhvilloi takim me “ambasadoren greke” në Kosovë
Kryesore

Presidenca njofton se Osmani zhvilloi takim me “ambasadoren greke” në Kosovë

19/01/2026 - 18:40
Cakolli – Haxhiut: Në vend që të akuzoni, keni edhe 24 orë afat që të ndjekni procedurat ligjore ndaj Listës Serbe
Kryesore

Cakolli: Zvarritja e rinumërimit rrezikon zgjedhjen në kohë të presidentes

19/01/2026 - 18:03

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i “Medical Park”: Inspektorati kishte zbuluar shërbime shëndetësore pa licencë dhe staf ilegal, përfshirë edhe kardiologun Mahmut Çakmak (Dokument)

    Skandali i “Medical Park”: Inspektorati kishte zbuluar shërbime shëndetësore pa licencë dhe staf ilegal, përfshirë edhe kardiologun Mahmut Çakmak (Dokument)

    288 Shpërndaje
    Shpërndaje 115 Tweet 72
  • Këta janë mjekët që u kapën duke punuar ilegalisht në “American Hospital Kosova II” – spitali i Klodian Allajbeut u gjobit nga inspektorati shëndetësor (Dokument)

    264 Shpërndaje
    Shpërndaje 106 Tweet 66
  • Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    541 Shpërndaje
    Shpërndaje 216 Tweet 135
  • M.V.: “Humba testisin pas gabimeve të mjekut në Klinika Amerikane” – inspektorati gjobë qesharake për punën ilegale të Dr. Ekrem Sefiu (Dosja)

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Detaje nga aksioni në Ministrinë e Brendshme: Këta janë dy të dyshuarit

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë