Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kërkohet shtyrja e afatit për miratim të buxheteve komunale

06/09/2025 - 13:20
në Kryesore, Lajme
A A
Kërkohet shtyrja e afatit për miratim të buxheteve komunale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Asociacioni i Komunave të Kosovës i ka nisur një kërkesë ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për shtyrjen e afatit ligjor për miratimin e buxheteve komunale për vitin 2026, për shkak të pengesave që mund të shkaktohen nga fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Ligji në Kosovë përcakton që komunat duhet ta miratojnë buxhetin deri më 30 shtator për vitin e ardhshëm fiskal, dhe atë më pas ta dorëzojnë në Ministrinë e Financave.

Nëse nuk e respektojnë këtë afat, komunat e humbin të drejtën për ta propozuar vetë buxhetin për vitin e ardhshëm, andaj Ministria e Financave e harton një version të buxhetit për to, i cili zakonisht bazohet në shifrat e buxhetit ekzistues.

Asociacioni ka kërkuar nga ministri në detyrë, Murati, që ta shtyjë afatin, me arsyetimin se shumica e anëtarëve të kuvendeve komunale janë të angazhuar në fushata zgjedhore dhe që është më funksionale nëse buxhetet miratohen pas konstituimit të kuvendeve të reja.

Mosmiratimi i buxhetit në kohë, krijon probleme për komunat. Komunat e Prishtinës, Gjilanit dhe Zubin Potokut i kanë miratuar me vonesë buxhetet e tyre për vitin 2025 dhe për rrjedhojë kanë raportuar me raste probleme me financat.

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit garojnë 5.626 kandidatë dhe prej tyre 206 janë kandidatë për kryetarë komunash dhe të tjerët për ulëse në kuvende komunale.

Në zgjedhjet lokale për 38 komuna janë certifikuar 93 subjekte – 32 parti politike, 32 iniciativa qytetare, dy koalicione dhe 27 kandidatë të pavarur.

Prej 17 shtatorit do të nisë votimi me postë për mbi 260 mijë shtetasit kosovarë të regjistruar që jetojnë jashtë territorit të Kosovës.

Kosova i ka mbajtur zgjedhjet e fundit lokale në tetor të vitit 2021.

Partia Demokratike e Kosovës pati fituar më së shumti komuna, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës./REL

JU REKOMANDOJMË

Prokuroria mbyll çështjen e saj në rastin Thaçi dhe tjerët kundër administrimit të drejtësisë

Prokuroria mbyll çështjen e saj në rastin Thaçi dhe tjerët kundër administrimit të drejtësisë
16/03/2026 - 10:11

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka mbyllur paraqitjen e provave të saj në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit,...

Më shumëDetails

Detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjakovë: Dyshohet se pronari i lokalit vr@u një klient në Çarshinë e Vjetër

Detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjakovë: Dyshohet se pronari i lokalit vr@u një klient në Çarshinë e Vjetër
16/03/2026 - 10:04

Gjakova është tronditur nga një vrasje që ka ndodhur sot në orët e herëshme të mëngjesit. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, një person ka mbetur...

Më shumëDetails

Dedaj: Kosova nuk del nga kriza pa largimin e Vjosa Osmanit e Albin Kurtit nga pushteti

Dedaj: Kurti, njeri i rrezikshëm – nëse përplaset me administratën Trump, Kosova hyn në tunel dhe nuk do të dalë më
16/03/2026 - 09:44

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka reaguar për situatën aktuale politike në vend, duke kritikuar udhëheqjen shtetërore dhe duke paralajmëruar për pasoja në raportet...

Më shumëDetails

Pamje nga vendi ku dyshohet se ndodhi vr@sja në Gjakovë – video

Pamje nga vendi ku dyshohet se ndodhi vr@sja në Gjakovë – video
16/03/2026 - 09:10

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Gjakovën, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër...

Më shumëDetails

Ky është pronari i lokalit “My Place” që po kërkohet për vrasjen e rëndë në Gjakovë

Ky është pronari i lokalit “My Place” që po kërkohet për vrasjen e rëndë në Gjakovë
16/03/2026 - 09:04

Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë, i cili dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e rëndë që ndodhi...

Më shumëDetails

Ky është personi i vrarë në Gjakovë, vëllau tjetër është i plagosur

Policia kapë 5 emigrantë në një rimorkio kamioni në terminalin doganor në Ferizaj, arrestohet shoferi kosovar
16/03/2026 - 08:58

Një ngjarje e rëndë me armë zjarri që ndodhi në orët e para të mëngjesit në Gjakovë përfundoi me një person të vrarë dhe një tjetër të plagosur....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    180 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Punëtorët e “Lin Projekt” u gjetën duke punuar në katin e 8-të pa skele, Inspektorati e gjobit minimalisht kompaninë (Dokument)

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Ndryshon moti, shi dhe borë në pesë ditët e ardhshme

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • Real Madridi e merr vendimin për të ardhmen e Viniciusit

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë