Gazetari Bratislav Kërstiq, i ftuar në emisionin Politiko, ka deklaruar se administrata amerikane nuk ka më kohë dhe fokus për t’u ballafaquar me çështjet e Kosovës, Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, duke e cilësuar rajonin si politikisht të papërfunduar.
Sipas Kërstiqit, mbetet e paqartë arsyeja se pse ish-presidenti amerikan Donald Trump i hoqi sanksionet kundër Milorad Dodikut, në një periudhë kur, siç tha ai, i gjithë rajoni ndodhet në procesin e ashtuquajtur “final cut”.
“Ne kemi tri shtete të papërfunduara. Kosova ende nuk e ka pavarësinë e plotë, por një pavarësi të kufizuar. Serbia dhe Bosnja po ashtu janë pjesë e këtij procesi të hapur,” u shpreh Kërstiq.
Ai shtoi se në rast të një marrëveshjeje përfundimtare, pritet që forcat e sigurisë, përfshirë karabinierët e vendosur te ura kryesore, të largohen brenda një muaji pas nënshkrimit të saj.













