Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kërstiq: Për sa kohë që Vuçiç është në pushtet, Lista Serbe do të fitojë gjithmonë – Serbët në Kosovë janë të shantazhuar

18/09/2025 - 11:10
në Lajme
A A
Kërstiq: Për sa kohë që Vuçiç është në pushtet, Lista Serbe do të fitojë gjithmonë – Serbët në Kosovë janë të shantazhuar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zgjedhjet lokale të 12 tetorit në katër komunat veriore të Kosovës pritet të sjellin fitoren e Listës Serbe, raporton GazetaBlic.

Gazetari serb, Branislav Kërstiq, në një prononcim për GazetaBlic, thotë se për sa kohë që Vuçiç është në pushtet në Beograd, Lista Serbe do të fitojë gjithmonë zgjedhjet në Kosovë.

Ai thotë se për më shumë se një dekadë, serbët e Kosovës janë bërë viktima të një sistemi të ndërtuar mbi shantazhe dhe kërcënime nga autoritetet serbe.

Sipas tij, rreth 70 përqind e serbëve në Kosovë janë ekonomikisht të varur nga buxheti i Serbisë dhe për këtë arsye, pavarësisht zhgënjimit, detyrohen të votojnë për Listën Serbe.

“Fatkeqësisht, për sa kohë që Vuçiç është në pushtet në Beograd, Lista Serbe do të fitojë gjithmonë zgjedhjet në Kosovë. Për më shumë se një dekadë, serbët e Kosovës kanë qenë viktima të mekanizmave të vendosur të shantazhit dhe kërcënimeve nga Beogradi”, tha ai.

Sipas tij, rreth 70 përqind e serbëve në Kosovë janë ekonomikisht të varur nga buxheti i Serbisë dhe për këtë arsye, pavarësisht zhgënjimit, detyrohen të votojnë për Listën Serbe.

“Pas 12 vitesh, elektorati serb është i anestezuar për shkak të mbështetjes financiare dhe është fjalë për fjalë i varur nga buxheti shtetëror serb. Serbëve në Kosovë u është e qartë se Kabineti i Presidentit të Serbisë dhe Lista Serbe nuk i mbrojnë interesat e tyre, por fakti është se më shumë se 70 përqind e serbëve janë të lidhur ekzistencialisht me buxhetin e Serbisë”, u shpreh tutje.

Për fund, ai e përshkruan situatën si një “vetëvrasje politike” të serbëve të Kosovës, të cilët sipas tij, do të përjetojnë “eutanazinë politike” për shkak të zgjedhjeve të diktuara nga Beogradi dhe mbështetjes për një listë që ai e cilëson si “kriminale”.

“Trupi votues vetëvrasës i serbëve të Kosovës, në fund të fundit, do të përjetojë eutanazinë, sepse për më shumë se një dekadë, nën presionin e regjimit në Beograd, ata kanë votuar për listën kriminale serbe”, përfundoi ai.

JU REKOMANDOJMË

Edhe me Biden, edhe me Trump, SHBA konfirmon se s’ka marrëdhënie të mira me Kurtin: Partneriteti me popullin nuk braktiset
Lajme

Edhe me Biden, edhe me Trump, SHBA konfirmon se s’ka marrëdhënie të mira me Kurtin: Partneriteti me popullin nuk braktiset

18/09/2025 - 12:16
Jahjaga takon Obamën, i kërkon angazhim për forcim të raporteve Kosovë-SHBA pas pezullimit të dialogut strategjik
Lajme

Jahjaga takon Obamën, i kërkon angazhim për forcim të raporteve Kosovë-SHBA pas pezullimit të dialogut strategjik

18/09/2025 - 11:49
Kosova regjistron pozitën më të lartë ndonjëherë në FIFA
Lajme

Kosova regjistron pozitën më të lartë ndonjëherë në FIFA

18/09/2025 - 11:46
Williams: Bukoshi hezitonte të jepte fonde për UÇK-në, ishin destinuar për diçka tjetër
Lajme

Williams: Bukoshi hezitonte të jepte fonde për UÇK-në, ishin destinuar për diçka tjetër

18/09/2025 - 11:36
Williams për UÇK-në: Ishte strukturë mbi baza rurale dhe jo e bazuar në rregulla
Kryesore

Williams për UÇK-në: Ishte strukturë mbi baza rurale dhe jo e bazuar në rregulla

18/09/2025 - 11:33
Rama flet për Diellën: Ka plotfuqi në veprim, shemb pengesat burokratike
Lajme

Rama flet për Diellën: Ka plotfuqi në veprim, shemb pengesat burokratike

18/09/2025 - 11:23

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rubin në Hagë, gazetarja e famshme dhe ish-gruaja e tij i kërkon detaje: S’mund të flas, po e tregoj të vërtetën

    Rubin në Hagë, gazetarja e famshme dhe ish-gruaja e tij i kërkon detaje: S’mund të flas, po e tregoj të vërtetën

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • “Me përjashtim të njërit, kam punuar me të gjithë kryeministrat e Kosovës”, kush nuk bashkëpunoi me Williams?

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • “Kurti i rekrutuar nga Serbia” – Haradinaj nxjerr dokumente: Ja suksesi i Serbisë

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Çun apo qen? – PZAP merr vendim për deklaratën e Faton Pecit

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • 7 premtime të pambajtura të Fadil Nurës – qytetarët e Skenderajt në pritje të nënkalimit që s’filloi kurrë

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë