Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Këshillat e Rizvanollit për izolim të shtëpive u duken qesharake qytetarëve, kushton deri 11 mijë euro

01/10/2022 - 12:03
në Kryesore, Lajme
A A
Këshillat e Rizvanollit për izolim të shtëpive u duken qesharake qytetarëve, kushton deri 11 mijë euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Autoritetet e Kosovës në vazhdimësi u kanë bërë thirrje qytetarëve të vendit që të kursejnë energjinë elektrike, sidomos gjatë muajve të dimrit, në mënyrë që niveli i reduktimeve të energjisë të ulet.

Sipas tyre, marrë parasysh që Kosova gjendet në rrjetin e përbashkët energjetik evropian, i cili po vuan nga kriza ekstreme energjetike, si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës, situata energjetike në të cilën mund të gjendet vendi gjatë muajve të dimrit, mbetet e paqartë dhe e pasigurt.

Por, disa qytetarë të Prishtinës, ndonëse i vlerësojnë të arsyeshme rekomandimet e autoriteteve të vendit për kursim të energjisë elektrike, ata kanë pikëpamje të ndryshme nëse ajo mund të kursehet, veçanërisht gjatë muajve të ftohtë të dimrit.

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se në sezonin e dimrit do të ketë reduktime të energjisë, për shkak të mungesës së kapaciteteve prodhuese për të mbuluar kërkesën, si dhe çmimit të shtrenjtë të importit të rrymës.

A mund të kursehet energjia elektrike?

Emirieta Zhegrova thotë se gjatë gjithë vitit përpiqet të kursejë energjinë elektrike, duke vënë në funksion pajisjet shtëpiake vetëm kur janë tarifat e lira, gjatë natës. Por, sipas saj, situata pritet të komplikohet gjatë muajve të dimrit dhe kursimi i energjisë mund të jetë i vështirë.

“Tash, pasi që është koha e dimrit, mund të jetë më problematike në qoftë se do të ketë reduktime të energjisë. Ngrohjen e kemi me Termokosin [ngrohtorja e qytetit të Prishtinës]. Por, Termokosi është i lidhur me rrymë. Do të jetë shumë më problematik kursimi i rrymës në kohë të dimrit”, thotë Zhegrova për Radion Evropa e Lirë.

Por, ndryshe mendon Nevruz Nushi. Ai shpreh mendimin se çështja e kursimit, përfshirë edhe atë të energjisë elektrike, më tepër varet nga shprehia e shpenzimit.

“Ngado që eci, e ndali rrymën. E kam në shpirt çështjen e kursimit, jo vetëm për rrymë, por edhe për ujë. Për shembull: të mos e lëshoj bojlerin [pa nevojë], të mos i lë dritat ndezur, pasi që lypset të kursehet rryma. Njerëzit tanë edhe ankohen, por edhe nuk janë në gjendje të dinë të kursejnë vetë së pari, por edhe t’i dëgjojnë këshillat e autoriteteve”, thotë Nushi.

Por, pavarësisht thirrjeve, rekomandimeve dhe këshillave të autoriteteve ndaj qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike, Kompania Kosovare për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS), më 22 shtator ka thënë se “ditëve të fundit kërkesa për rrymë është rritur për 12 për qind, ndërkaq në kohën e pikut edhe 13 për qind”, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Sugjerimi “qesharak” për izolim shtëpish?

Më 29 shtator, ministrja e Ekonomisë e Qeverisë së Kosovës, Artane Rizvanolli, në seancën e Kuvendit të Kosovës ka folur për masat e kursimit që ka ndërmarrë Qeveria, por edhe të mbështetjes së qytetarëve që nuk kanë mundësi të përballojnë shpenzimet e energjisë elektrike. Ajo ka ripërsëritur kërkesën ndaj qytetarëve për kursim të energjisë elektrike.

Për më shumë, ajo u ka sugjeruar familjeve kosovare “që të bëjnë izolimin e shtëpive para se të fillojnë temperaturat e ulëta”.

Kjo deklaratë ka ngjallur komente të ndryshme, mbështetëse dhe kundërshtuese, por edhe shaka të qytetarëve të Kosovës në rrjetet sociale.

Megjithatë, qytetarët me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, kanë shprehur pikëpamjet e tyre lidhur me sugjerimin e ministres Rizvanolli.

Emirieta Zhegrova e konsideron qesharak këtë sugjerim.

“Secila familje, secili individ e di që izolimi i shtëpisë është më i mirë, si për kohë të verës, si për kohë të dimrit dhe jo vetëm për ta kursyer energjinë elektrike ose për ngrohje”, thotë Zhegrova.

Por, ndryshe mendon Nevruz Nushi. Sipas tij, sugjerimet e autoriteteve duhet marrë si këshilla të dobishme.

“Këshillat janë gjithmonë shumë të mirëseardhura për ata njerëz që kanë vesh dhe që duan të hyjnë në normalitet, t’ia dinë hallin vetit dhe shoqërisë. Nëse nuk munden [t’i izolojnë shtëpitë] atëherë duhet të përshtaten, sepse nuk kanë nga t’ia mbajnë”, thotë ai.

Edhe Elemdina Kurti nuk e vlerëson si qesharak sugjerimin për izolim të shtëpive.

“Nuk është se mundet me qenë qesharak, nëse një njeri ka kushte që ta bëjë atë gjë. Po themi nëse… Pra, nëse ka mundësi ta bëjë, një thirrje e tillë ndoshta mund t’ia rikujtojë që ta bëjë. Por, për njerëzit që nuk kanë mundësi ta mbulojnë këtë, po besoj që është e pamundur”, thotë Kurti.

Ndërkaq, Hysen Gecaj, sugjerimin e ministres Rizvanolli për izolim të shtëpive, e sheh si joefikase e madje edhe joserioze.

“Ato sugjerime nuk më janë dukur serioze, për shkak se t’iu thuhet qytetarëve ‘izolojeni shtëpinë tuaj’, është paksa qesharake, sepse unë – edhe pa me më thënë Qeveria – kam dëshirë ta izoloj. Mirëpo, kah t’i marr unë ato para për ta izoluar shtëpinë? Afërsisht rreth 8.000 euro nevojiten për izolimin e shtëpisë sime”, u shpreh Gecaj.

Izolimi i shtëpisë, deri në 11.000 euro

Por, sa kushton izolimi i një shtëpie mesatare, muret e së cilës arrijnë deri 400 metra katrorë?

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar kompaninë “Përparimi SHPK”, e cila merret me shitjen e materialit ndërtimor dhe izolues.

Endrit Krasniqi nga kjo kompani, thotë se çmimet që përfshijnë materialin, por edhe mjeshtërinë për izolimin e një shtëpie të tillë, varen nga kualiteti i materialit izolues.

“Për një shtëpi mesatare, izolimi i mirë kushton diku 8.000 euro, më shumë ose më pak. Mesatarja, për 400 metra katrorë, bëhet rreth 10.000 euro. Në qoftë se izolimi me stiropor bëhet 7 deri 8.000, izolimi me lesh të gurit bëhet rreth 11.000 euro”, shpjegon Krasniqi.

Fushatat për vetëdijesim dhe masat qeveritare

KEDS-i në vazhdimësi ka iniciuar fushata për vetëdijesim për kursimin e energjisë elektrike nga konsumatorët, duke dhënë një varg këshillash se s’i mund të bëhet kjo gjatë përdorimit të dritave për ndriçim, përdorimit të pajisjeve elektrike, makinave për larje të rrobave, të enëve, bojlerit dhe të tjera, në kohën kur tarifa është e ulët.

Me qëllim të kursimit të energjisë elektrike, Qeveria e Kosovës, në muajin gusht ka miratuar masat emergjente që përfshinin masat e kursimit të energjisë elektrike nga të gjitha institucione, ndalimin e përdorimit të rrymës për mihjen e kritpovalutave dhe mbështetjen e Operatorit të Sistemit të Transmisionit të Tregut (KOSTT), që ky operator të ndërmarrë masat e duhura për të ofruar siguri të sistemit elektro-energjetik.

Në muajin shator, Qeveria e Kosovës i ka propozuar Kuvendit që të zgjasë masat emergjente për furnizimin me energji edhe për një muaj, me qëllim që të ketë “normalizim të plotë” të gjendjes me rrymë. Por, ky propozim nuk ka kaluar në Kuvend.

Qeveria e Kosovës, së fundmi ka thënë se po ndërmerr masat për kursimin e energjisë elektrike. Sipas ekzekutivit, deri më tash janë subvencionuar faturat e energjisë së shpenzuar nga qytetarët, për të gjithë konsumatorët e shërbimit universal. Gjithashtu, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar subvencionimin shtesë për të gjithë ata konsumatorë që kursejnë energjinë elektrike./REL

JU REKOMANDOJMË

Ekskluzive: I pagosuri në “Dragodan” është Behar Halili – Arusha, i dyshuar Erijon Hasani
Kryesore

Ekskluzive: I pagosuri në “Dragodan” është Behar Halili – Arusha, i dyshuar Erijon Hasani

25/07/2025 - 01:47
Macron: Kam vendosur që Franca ta njohë shtetin e Palestinës
Kryesore

Macron: Kam vendosur që Franca ta njohë shtetin e Palestinës

24/07/2025 - 23:33
Porosia e Thaçit nga Haga: Më shumë dashuri për shtetin e popullin, Edi po bën historinë evropiane
Lajme

Porosia e Thaçit nga Haga: Më shumë dashuri për shtetin e popullin, Edi po bën historinë evropiane

24/07/2025 - 22:52
Krasniqi për intervistën e Thaçit: Ai foli si një njeri që ende e mbron me shpirt luftën dhe sakrificën për liri
Kryesore

Krasniqi për intervistën e Thaçit: Ai foli si një njeri që ende e mbron me shpirt luftën dhe sakrificën për liri

24/07/2025 - 22:45
Enver Hoxhaj për Hashim Thaçin: Kosova ka nevojë për ty, mik
Lajme

Enver Hoxhaj për Hashim Thaçin: Kosova ka nevojë për ty, mik

24/07/2025 - 22:38
Po të kthehej prapa a do kërkonte themelimin e Gjykatës Speciale? Thaçi: Nuk ishte disponim i individit por përgjegjësi
Kryesore

A do t’i rikthehet politikës pas Hagës? Kështu përgjigjet Hashim Thaçi

24/07/2025 - 22:21

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Duda Balje zbulon propozimin e Limajt: S’dua poste, pare…, dua komunë për boshnjakët!

    Duda Balje zbulon propozimin e Limajt: S’dua poste, pare…, dua komunë për boshnjakët!

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Ekskluzive: I pagosuri në “Dragodan” është Behar Halili – Arusha, i dyshuar Erijon Hasani

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Vajza nga Gjakova martohet me futbollistin e Interit

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • U përfol për një lidhje me Hatin, flet biznesmeni

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Një person dërgohet pa shenja jete nga Aqua Park, rikthehet mrekullisht në jetë nga stafi i emergjencës së Spitalit të Mitrovicës

    187 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë