Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Këshilli i Evropës: Zgjedhjet lokale në Kosovë u zhvilluan në mënyrë demokratike

13/10/2025 - 14:29
në Lajme
A A
Këshilli i Evropës: Zgjedhjet lokale në Kosovë u zhvilluan në mënyrë demokratike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kongresi i Autoriteteve Vendore dhe Rajonale i Këshillit të Evropës ka mirëpritur zhvillimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë si pluraliste, gjithëpërfshirëse dhe garuese, pavarësisht politizimit të disa institucioneve kyçe.

Pas ftesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), një delegacion prej nëntë anëtarësh i Kongresit, i kryesuar nga Dominique Lévêque (Francë, SOC/G/PD), përmbylli misionin e tij për vëzhgimin e raundit të parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura të dielën, më 12 tetor 2025. Kjo ishte hera e parë që Kongresi ka vëzhguar zgjedhje në Kosovë.

Gjatë ditës së zgjedhjeve, ekipet e vëzhguesve vizituan 55 qendra votimi në komuna të ndryshme të vendit, nga hapja deri në mbyllje të tyre. Para misionit në terren, delegacioni zhvilloi takime me institucionet zgjedhore, organet e ankesave, trupin diplomatik, partitë politike, kandidatët dhe përfaqësues të mediave e OJQ-ve.

Sipas vëzhguesve, dita e zgjedhjeve u karakterizua nga qetësia dhe menaxhimi i mirë i procesit, me vetëm disa parregullsi të vogla. Ndër to u përmendën mbyllja jo e njëtrajtshme e kutive të votimit në disa zona rurale, mungesa e qasjes për personat me aftësi të kufizuara dhe përfaqësimi i pamjaftueshëm i komuniteteve joshumicë në komisionet zgjedhore. Megjithatë, Kongresi vlerësoi profesionalizmin dhe bashkëpunimin e komisionerëve, si dhe trajnimin adekuat të tyre.

Duke komentuar misionin, udhëheqësja e delegacionit, Dominique Lévêque, tha se korniza e re ligjore zgjedhore ka mundësuar zhvillimin e një procesi me standarde demokratike, ndërsa fushata elektorale është zhvilluar me një ton kryesisht të matur dhe respektues.

“Pavarësisht klimës së polarizuar politike, mjedisi i fushatës ishte i lirë dhe i drejtë. Votuesit patën mundësinë të zgjedhin nga një gamë e gjerë kandidatësh, përfshirë edhe nga komunitetet joshumicë”, theksoi Lévêque.

Delegacioni përgëzoi pjesëmarrjen e komunitetit serb në procesin zgjedhor, por shprehu keqardhje për vendimet fillestare të KQZ-së për refuzimin e certifikimit të Listës Srpska dhe për mohimin e përkohshëm të akreditimit të mediave në gjuhën serbe – vendime që më pas u korrigjuan.

Kongresi shprehu shqetësim për politizimin në rritje të KQZ-së dhe për ndikimin e ngërçit institucional në Kuvendin e Kosovës, që sipas tij ka ndikuar negativisht në fushatën elektorale.

Në raportin paraprak, u theksua gjithashtu mungesa e grave në garën për kryetare komunash dhe përfaqësimi i tyre i kufizuar në administratën zgjedhore.

“Duhet bërë më shumë për të nxitur pjesëmarrjen e grave në demokracinë lokale dhe për të rritur ndërgjegjësimin e votuesve, sidomos në zonat rurale,” theksohet në deklaratë.

Delegacioni i Kongresit mirëpriti përkushtimin e Kosovës ndaj demokracisë lokale dhe referencën e saj në Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale, duke vlerësuar se procesi zgjedhor i 12 tetorit përfaqëson “një hap domethënës drejt forcimit të institucioneve lokale demokratike”.

Raporti përfundimtar i Kongresit për zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të diskutohet në sesionin e marsit 2026.

JU REKOMANDOJMË

Petrit Hajdari e uron Ramiz Lladrovcin për fitoren: “Drenasin e dua edhe kur nuk fitoj”
Lajme

Petrit Hajdari e uron Ramiz Lladrovcin për fitoren: “Drenasin e dua edhe kur nuk fitoj”

13/10/2025 - 16:21
Shefi i BE-së në Kosovë e mirëpret mbarëvajtjen e rundit të parë të zgjedhjeve lokale: Mbulimi mediatik kontribuoi në procesin transparent
Lajme

Shefi i BE-së në Kosovë e mirëpret mbarëvajtjen e rundit të parë të zgjedhjeve lokale: Mbulimi mediatik kontribuoi në procesin transparent

13/10/2025 - 15:52
“Abelardi flen në Komoran, me qebe”, A ishte kjo deklarata më epike e Lladrovcit?
Lajme

“Abelardi flen në Komoran, me qebe”, A ishte kjo deklarata më epike e Lladrovcit?

13/10/2025 - 15:16
Presidenti Trump përfundon fjalimin në Parlamentin izraelit
Lajme

Presidenti Trump përfundon fjalimin në Parlamentin izraelit

13/10/2025 - 15:13
Agim Aliu e uron Ramiz Lladrovcin për fitoren: Ai është aset i PDK’së
Lajme

Agim Aliu e uron Ramiz Lladrovcin për fitoren: Ai është aset i PDK’së

13/10/2025 - 15:03
Von der Leyen në Tiranë: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE, keni bërë progres
Lajme

Von der Leyen në Tiranë: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE, keni bërë progres

13/10/2025 - 14:54

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Exit Poll-i i UBO Consulting: Arian Tahiri prin bindshëm (Rezultati)

    Numërohen 100% të votave, ky është rezultati mes Tahirit dhe Pecit

    460 Shpërndaje
    Shpërndaje 184 Tweet 115
  • Exit Polli i T7, Kerquki jep detaje: Dramë në Prishtinë dhe në disa prej qyteteve kryesore të Kosovës

    159 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Rezultatet paraprake të Exit-Poll-it, Haxhiu: Dy komuna shkojnë pa balotazh, Mitrovica do t’i befasojë të gjithë

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Numërohen 100% e votave në këtë shkollë të Mitrovicës, Arian Tahiri fiton me 63.79% të votave

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • E rëndë: Lëndohet minatori në minierën e Trepçës, aktualisht është në komë në QKUK

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë