Paul Williams, profesor i Universitetit Amerikan në Uashington dhe ekspert i së drejtës ndërkombëtare, është dëshmitari i radhës në mbrojtje të Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së në Gjykatën Speciale.
Ai ka qenë këshilltar për delegacionin e Kosovës në Rambuje të Francës në vitin 1999, kur negociohej përfundimi i luftës.