Këshilltari i kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj, ka deklaruar se Vjosa Osmani është zgjedhur kryeparlamentare dhe presidente me votat e Lëvizjes Vetëvendosje.
Zulfaj tha se dy nga tri pozitat më të larta në shtet, Kryeparlamentar dhe President, Vjosa Osmani, i ka marrë me ndihmën e LVV-së.
Ai tha se Osmani nuk është anëtare e LVV-së dhe se është ngritur si figurë politike përmes LDK-së, megjithatë ai tha se ajo gjatë kohës sa ishte në LDK nuk arriti të marrë asnjë post të lartë shtetëror pa votat e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Për herë të parë kur LDK e konsideroi për një pozitë më të lartë ishte në zgjedhjet e vitit 2019. Në kohën kur pritej që Albin Kurti të fitonte zgjedhjet, LDK e vendosi Vjosën si kundërkandidate për kryeministre e që në listë ja dhanë numrin 81.Ajo i humbi ato zgjedhje, ndërsa kur filluan negociatat për koalicionin qeveritar, LDK e mënjanoi nga procesi. Negociatat u udhëhoqën nga Isa Mustafa dhe Agim Veliu.Vjosa Osmani u zgjodh kryeparlamentare në vitin 2020 si rezultat i koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.Në vitin 2021, Vetëvendosje, në koalicion me Listën Guxo të prirë nga Vjosa Osmani, fitoi një rezultat rekord, të paparë deri atëherë. Pas zgjedhjeve të vitit 2021, koalicioni fitues mori tri pozitat kryesore: Kryeministrin, Kryeparlamentarin dhe Presidentin. Vjosa Osmani u bë presidente sërish me votat e Lëvizjes Vetëvendosje” shkruan Zulfaj raporton “Gazeta Blic”.
“Rezultati i vitit 2021 u tejkalua në dhjetor të vitit 2025, kur koalicioni i njëjtë fitoi edhe më shumë vota, pa Vjosa Osmanin. Në këto zgjedhje, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca dolën dy deputetët më të votuar” përfundon postimin Zulfaj.
Reagimi i plotë:















