Faton Peci nuk ndalet!
Pasi e rehatoi këshilltarin e tij politik, Albert Behrami si drejtor koordinues në Agjencinë Pyjore të Kosovës në Mitrovicë, edhe një tjetër këshilltar politik merr pozitë të rëndësishme në ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Bëhet fjalë për Mentor Tahirin, të cilin e emëroi si këshilltar në fillim të këtij viti, duke e përdorur këtë pozitë si “trampolinë” për ta rehatuar në ministrinë e drejtuar nga bashkëkryetarja e “Guxo” Donika Gërvalla.
Ai vet ka njoftuar në Facebook se është punësuar si drejtor i Departamentit për Evropë, BE dhe Rajon në ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Siç shihet në një dokument të publikuar nga gazetari Lirim Mehmetaj, Peci kishte emëruar Mentor Tahirin këshilltar më 16.02.2024.