Donika Kadaj, këshilltare e presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se asaj po i ofrohet të hyjë në garë vetëm për formalitet.
Kadaj në një shkrim në Facebook, ka thënë se ky është tentim për manipulim.
“Mjaft me manipulime!
T’i ofrohet Presidentes të hyjë në garë vec sa per formalitet, pra si numër, e mos t’i ofrohet votë, nuk është përkrahje por tentim për manipulim” – ka shkruar ajo.












