Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Këshilltarja politike e Albulena Haxhiut më 2023 mori 2 mijë e 851 euro nga OJQ “Integra”

28/03/2026 - 16:44
në Lajme
A A
Këshilltarja politike e Albulena Haxhiut më 2023 mori 2 mijë e 851 euro nga OJQ “Integra”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Këshilltarja politike e Albulena Haxhiut, Berita Abazi, del se ka pranuar 2 mijë e 851 euro nga organizata joqeveritare “Integra”, OJQ kjo e cila ishte bashkëhartuese e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, të cilës ju pezullua leja nga Komuna e Prishtinës.

Në Regjistrin për Deklarimin e Pasurisë të vitit 2024, Berita Abazi kishte pranuar 2 mijë e 851 euro e 22 centë, ku burimi thotë “OJQ Integra”.

Sipas nenit 4.1.1.27 të Ligjit nr. 08/l-108 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave, pozita të cilën mbante Abazi cilësohet si zyrtare e lartë. Në raport me zyrtarët e lartë, Ligji Nr. 06/L -011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik ka përcaktuar se “Zyrtari i lartë mund të jetë anëtar i organit drejtues, me përjashtim të funksionit drejtues, të organizatës joqeveritare nga lëmi i shkencës, sportit, arsimit, kulturës, veprimtarive humanitare dhe të ngjashme pa të drejtë shpërblimi me pagesë, përveç të drejtës në kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit dhe shpenzimeve të tjera të lidhura me to”. Pra, krahas ndaleses për angazhim në pozitë drejtuese, Ligji ka theksuar se në të gjitha rastet kur angazhimi është i lejuar, duhet të jetë pa shpërblim me pagesë, sikurse nuk ka ndodhur në rastin e Abazit, e cila është paguar mbi 2.851 euro.

“Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar këshilltaren e Haxhiut, Berita Abazin, për ta pyetur nëse kishte konflikt interesi meqë Abazi atëkohë punonte si këshilltare e ministres Haxhiu në Ministrinë e Drejtësisë. Ndërsa “Integra” dhe Ministria e Drejtësisë më parë kishin organizuar aktivitete bashkë.

https://womensnetwork.org/sq/rrjeti-i-grave-te-kosoves-ojq-integra-dhe-ministria-e-drejtesise-kosove-ne-bashkeorganizim-me-teatrin-e-qytetit-hadi-shehu-gjakove-ne-perkrahje-te-shfaqjes-teatrale-stiffler/

Abazi tha për “Betimin për Drejtësi” se bashkëpunimi i saj me “Integra-n” nuk përbën konflikt interesi sipas Agjencisë Kundër Korrupsionit.

“Për të garantuar transparencë dhe përputhshmëri të plotë me legjislacionin në fuqi, para nënshkrimit të kontratës me OJQ “Integra” kam kërkuar opinion zyrtar nga Agjencia Kundër Korrupsionit, si institucioni i vetëm kompetent për trajtimin e çështjeve të konfliktit të interesit. Pas shqyrtimit të rrethanave konkrete, kam marrë konfirmim se ky angazhim nuk përbën konflikt interesi dhe vetëm pas këtij vlerësimi kam proceduar me nënshkrimin e kontratës”, ka thënë Abazi.

Por, tek “Vendime dhe Opinione” në faqen e Agjencisë Kundër Korrupsion, Betimi për Drejtësi nuk ka arritur të gjejë këtë vendim. Ndërsa Abazi ka premtuar se do t’ia sigurojë ndërkohë redaksisë së Betimit për Drejtësi.

Gjithashtu, Abazi ka ofruar shkëmbimin e emailave lidhur me këtë çëshjte me drejtorin e  Agjencisë Kundër Korrupsion, Yll Buleshkaj.

Betimi për Drejtësi ka kontaktuar edhe Yll Buleshkajn i cili ka thënë se Abazi ka pranuar sqarim meqë sqarim ka kërkuar dhe kjo është një formë e mënyrës së komunikimit.

“Varet prej çështjes, kur është në pyetje ‘a bënm a s’bën’ ne kthejmë përgjigjem nëse ka nevojë për opinion, kërkohet opinion për një çështje komplekse juridike, ne kthejmë edhe opinion. Nëse veçse ka ndodh dhe ne masnej e marrim vesh, ne e kryejmë edhe një hetim që është më i thellë në fund. Pra janë nja tri forma të mënyrës se si komunikojmë”, ka thënë Buleshkaj.

Sipas Buleshkajt, e-maili ka qenë një mendim juridik për Abazin.

“Ajo ka thënë a bën, e ka shpjeguar se tash s’po e mbaj mend se është moti, nëse s’harroj që dy vjet sigurt ose më shumë. Atëherë ka thënë a bën, ka kallëzuar çka është ajo, a është zyrtare e lartë a jo, pozita tjetër që janë në parim… atëherë unë jam konsultuar me departamentin pastaj e kam kthyer përgjigjen. Por, është mënyrë e zakonshme lëshojmë gati më shumë se një email. Nëse kërkojnë opinion, se mund të kërkojë opinion që i duhet për punëdhënësin dëshmi, ne pastaj mund ta bëjmë, por ajo merr kohë shumë më shumë. Kur dikush do një përgjigje më të shpejtë, mendimin tonë, se ky është një lloj mendimi juridik por nuk është taman në formatin që e kemi opinionin”, vazhdoi Buleshkaj.

“Ajo ka bërë një pyetje, ka thënë a mundem, ka kërkuar një sqarim se tash edhe kam harruar… por nëse dikush kërkon sqarim, ne jepim sqarim. Nëse kërkon opinion, ne nxjerrim opinion. Ose nëse është qaq komplekse, ne themi s’mund të kthejmë përgjigje shpejt, duhet me u bo hetimi më i detajshëm dhe pastaj e kthejmë në formë të opinionit”, përfundoi Buleshkaj.

Ndërsa për llojin e bashkëpunimit, Abazi thotë se ka ofruar shërbime të konsulencës për “Integra-n” për tre muaj gjatë vitit 2023.

“Bashkëpunimi im me OJQ “Integra” ka qenë i natyrës profesionale dhe ka konsistuar në ofrimin e shërbimeve të konsulencës në fusha specifike, si adresimi i dhunës në familje dhe promovimi i barazisë gjinore”, shkruan Abazi.

“Shërbimet janë ofruar gjatë vitit 2023 (për një periudhë 3 mujore) në kuadër të angazhimeve të përcaktuara kontraktualisht ndërmjet palëve. Ky ka qenë një angazhim i kufizuar në kohë dhe i lidhur me detyra konkrete profesionale, pa ndonjë vazhdimësi përtej periudhës së specializuar”, thotë Abazi për Betimi për Drejtësi.

Abazi gjithashtu ka thënë se asnjëherë nuk ka qenë e pranishme në ndonjë takim ku ka mundur të diskutohej për bashkëpunimin në mes Ministrisë së Drejtësisë dhe “Integrës”.

“Jo. Ministria e Drejtësisë ka ndarë 2.5 milionë euro për OJQ-të që ofrojnë shërbime sociale dhe familjare. Këtë ndarje e ka bërë komisioni profesional dhe unë asnjëherë nuk kam marrë pjesë në takime të tilla, sepse të njëjtat nuk kanë qenë në kuadër të detyrave të mija si këshilltare politike. Me aq sa unë kam informacion, OJQ “Integra” asnjëherë nuk ka marrë mbështetje financiare nga Ministria e Drejtësisë”, ka thënë Abazi.

Lidhur me këtë çështje “Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar edhe kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiun.

Haxhiu ka thënë për “Betimin për Drejtësi” se ka qenë në dijeni për bashkëpunimin e këshilltares së saj, Berita Abazit, me OJQ-në “Integra”, por paraprakisht është siguruar nga Agjencia Kundër Korrupsion se nuk ka konflikt interesi.

“Po, kam qenë në dijeni për një bashkëpunim afatshkurtër (rreth 3 muaj) në vitin 2023 mes znj. Abazi dhe OJQ “Integra”. Para angazhimit jemi dakorduar me znj. Abazi që të ketë konsultime me Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit nëse kjo përbën apo jo konflikt interesi dhe vetëm pasi që është pranuar konfirmimi që nuk ka konflikt interesi ka ndodhur bashkëpunimi mes tyre”, ka thënë kryetarja Haxhiu.

“Integra” nuk ka të publikuara raporte të auditimit në faqen e tyre në internet. Betimi për Drejtësi ka tentuar të kontaktojë “Integran” përmes telefonit dhe emailit, por deri në publikim të këtij lajmi nuk ka pranuar përgjigje.

“Masakrat në Kosovë 1998-1999” – ishte një ekspozitë e bashkëhartuar nga “Integra” dhe “ADMOVERE” në sheshin e Prishtinës.

Por, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, reagoi me një shkrim në Facebook ku tregoi se do t’i pezullohej leja.

“Jo në Prishtinë. Nuk lejojmë që në sheshin e Kryeqytetit tonë të përdhoset dinjiteti i qytetarëve dhe të fyhet kujtesa kolektive e popullit tonë. Ekspozita e financuar nga Kuvendi i Kosovës paraqet një version të pasaktë dhe të papranueshëm të Masakrës së Dubravës. Kjo është e papranueshme dhe përbën fyerje të drejtpërdrejtë ndaj viktimave dhe gjithë qytetarëve të Kosovës. Për këtë arsye, sonte menjëherë e pezullojme lejen për këtë ekspozim në sheshin e Prishtinës. Njëkohësisht, kërkojmë përgjegjësi politike dhe institucionale nga Kuvendi i Kosovës për miratimin dhe financimin e një përmbajtjeje të tillë skandaloze”, ka shkruar Rama në Facebook.

Gjithashtu, reagim për këtë ekspozitë pati edhe nga Kuvendi i Kosovës që është financues i këtij projekti.

“Sqarim për media: Në lidhje me reagimet e fundit për ekspozitën, theksojmë se Kuvendi, në përputhje me mandatin e tij dhe praktikat e zakonshme institucionale, mbështet iniciativa që trajtojnë çështje me interes publik, përfshirë kujtesën kolektive, dokumentimin e luftës dhe nderimin e viktimave. Duke respektuar parimet themelore të lirisë artistike, të drejtës autoriale dhe krijuese, kjo mbështetje jepet pa ndërhyrë në përmbajtjen e projekteve të tilla. Përmbajtja dhe qëndrimet e paraqitura në kuadër të ekspozitës mbeten përgjegjësi e autorëve dhe organizatorëve të saj. Kjo është një praktikë standarde në mbështetjen e projekteve kulturore dhe nuk mund të keqinterpretohet si miratim apo redaktim i narrativës së paraqitur. Në të njëjtën kohë, mbrojtja e dinjitetit të viktimave dhe kujtesës kolektive mbetet obligim i përbashkët institucional dhe shoqëror, i cili kërkon trajtim të përgjegjshëm dhe të qëndrueshëm. Sidoqoftë, në këtë rast, Kuvendi do t’i adresojë shqetesimet e ngritura tek organizatorët e ekspozitës”, ka reaguar Kuvendi i Kosovës në Facebook.

OJQ “Integra” reagoi në Facebook duke thënë se Kosova nuk ka listë të të gjithë të vrarëve në luftën e fundit në Kosovë.

“Për fat të keq, gati tri dekada pas përfundimit të luftës, Kosova nuk e ka një listë të të gjithë të vrarëve në luftën e fundit në Kosovë 1998-1999. Lista e vetme që kemi deri më tani është lista e hartuar nga organizata joqeveritare Humanitarian Law Center (HLC), e udhëhequr nga Nataša Kandić, të cilën Kryetari i Komunës së Prishtinës ia ka dhënë çelësin e Prishtinës. Ne e kemi cituar këtë listë të Nataša Kandić-it sepse nuk kemi listë tjetër të të gjithë të vrarëve gjatë luftës në Kosovë…”, thuhet në paragrafin e parë të reagimit të OJQ “Integra”.

JU REKOMANDOJMË

3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e Mesme

3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e Mesme
28/03/2026 - 17:38

Anija USS Tripoli, që transporton 3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë, ka mbërritur në Lindjen e Mesme, njoftoi sot Komanda Qendrore e SHBA-së në një postim në X, ndërsa...

Më shumëDetails

PDK reagon për ekspozitën: Haga nga jashtë po tenton ta rishkruaj historinë, nga brenda një gjë e tillë po bëhet me para të shtetit

PDK reagon për ekspozitën: Haga nga jashtë po tenton ta rishkruaj historinë, nga brenda një gjë e tillë po bëhet me para të shtetit
28/03/2026 - 17:18

  Partia Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media ka thënë se e konsideron të papranueshme dhe skandaloze ekspozitën e fundit për masakrat e luftës 1998–1999, e...

Më shumëDetails

Cakolli për librin e Gashit: S’kemi të bëjmë me gabime, është deformim i narrativës në përputhje me propagandën serbe

VV e çel fushatën një ditë para hapjes zyrtare, Cakolli: As KQZ-ja e as PZAP-ja s’mund të shqiptojnë gjoba e as ta mbikëqyrin
28/03/2026 - 17:03

Eugen Cakolli nga KDI, ka reaguar lidhur me librin e Shkëlzen Gashit për masakrat në Kosovë, duke thënë në këtë rast s’bëhet fjala për gabime. Cakolli, në postimin...

Më shumëDetails

Haxhiu “shpreh keqardhje” për ekspozitën skandaloze, thotë se vendimi u mor në Kryesi të Kuvendit

Haxhiu “shpreh keqardhje” për ekspozitën skandaloze, thotë se vendimi u mor në Kryesi të Kuvendit
28/03/2026 - 16:50

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thënë se vendimi për mbështetjen financiare të ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999” është marrë në Kryesinë e Kuvendit, në përputhje të plotë...

Më shumëDetails

Dy aeroplanë nga Turqia dhe ardhja e mundshme e Erdoganit në Kosovë, Agim Ademi sqaron gjithçka!

Dy aeroplanë nga Turqia dhe ardhja e mundshme e Erdoganit në Kosovë, Agim Ademi sqaron gjithçka!
28/03/2026 - 16:22

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur për Indeksonline rreth ndeshjes historike Kosovë-Turqi që zhvillohet këtë të martë dhe për spekulimet që qarkullojnë në...

Më shumëDetails

“Diskurs shpifës”, Haradinaj i reagon ashpër Gashit për fushatën ndaj Osmanit: Panik e besëpremje e VV-së ndaj presidentes

“Diskurs shpifës”, Haradinaj i reagon ashpër Gashit për fushatën ndaj Osmanit: Panik e besëpremje e VV-së ndaj presidentes
28/03/2026 - 16:12

Këshilltarja e presidentes Vjosa Osmani, Meliza Haradinaj i ka reaguar ashpër Shkëlzen Gashit, autorit të ekspozitës për masakrat e cila pati pasaktësi të shumta.Ajo me anë të një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dita 9: AUV fsheh procesverbalet “komprometuese” – A po e mbron zyrtari i AUV-it, Bledar Berisha, Mensur Bunjakun e “Melii FARM”?

    Dita 9: AUV fsheh procesverbalet “komprometuese” – A po e mbron zyrtari i AUV-it, Bledar Berisha, Mensur Bunjakun e “Melii FARM”?

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Vrasja e 19 vjeçarit në Vushtrri, Gjykata bën rikonstruktimin e vendit të ngjarjes (VIDEO)

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Dy aeroplanë nga Turqia dhe ardhja e mundshme e Erdoganit në Kosovë, Agim Ademi sqaron gjithçka!

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • LAJMI I FUNDIT: Mësohet dita e saktë kur ekzekutohet paga e 13-të

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • ‘Shpërthen’ shitja e biletave në ‘tregun e zi’, tifozët turq synojnë prani masive në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë