Të hënën, subjektet politike në Kosovë janë pajisur me numra, me të cilët do të garojnë në zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit.
Për këto zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike me 1.280 kandidatë.
Në fletëvotim, qytetarët do të mund të zgjedhin një subjekt politik dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë.
Insajderi e ka siguruar një kopje të draftit që po diskutohet se si do të duket fleta e votimit.