Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Këta janë 11 kandidatët më të votuar të LDK-së, në regjionin e Prishtinës – befason Paris Guri

16/02/2025 - 11:00
në Kryesore, Lajme
A A
Këta janë 11 kandidatët më të votuar të LDK-së, në regjionin e Prishtinës – befason Paris Guri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, së bashku me dy nga figurat e njohura të partisë, Doarsa Kica Xhelili dhe Hykmete Bajrami, kryesojnë listën e kandidatëve më të votuar të LDK-së për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 në regjionin e Prishtinës, sipas burimeve të gazetës Nacionale.

Pas këtyre emrave të njohur të LDK-së, në njëmbëdhjetshën e kandidatëve më të votuar për deputet renditen: Jehona Lushaku, Kujtim Shala, Avdullah Hoti, Anton Quni, Armend Zemaj, Ekrem Hyseni, Besian Mustafa dhe Paris Guri.

Befasi e madhe rezulton padyshim performanca e Paris Gurit, i cili, ndonëse emër relativisht i ri në politikën kosovare, ka arritur të sigurojë një numër të madh votash.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë mbi 147 mijë vota apo 17.67 për qind, duke u renditur e treta pas Lëvizjes Vetëvendosje me rreth 340 mijë vota dhe Partisë Demokratike të Kosovës me mbi 184 mijë vota.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, u shpreh i bindur se nga zgjedhjet e 9 shkurtit, kjo parti “do t’i ketë në fund plot 180 mijë vota.”

Përmes një postim në Facboook ditë më parë, kandidati për kryeministër i kësaj partie kritikoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në lidhje me vonesat në numërimin e votave.

“Kemi dhe një KQZ që as edhe një gjë bazike për të cilën kishte kohë plot 4 vjet të përgatitet – si numërimi i votave – nuk arrinë ta bëjë. Kthehuni në metodë klasike aman! Numërim është ky!” – tha Abdixhiku.

Ndonëse LDK-ja numëron gati 150 mijë vota sipas rezultateve preliminare, kreu i kësaj partie shprehu besimin se do të arrihet shifra e 180 mijë votave pas numërimit të votave të diasporës dhe atyre me kusht.

“Po, LDK do t’i ketë në fund plot 180 mijë vota. Po, LDK do ta arrijë rreth 20%. Po, ky është rezultat i mirë pas rënies historike.” – tha ai.

Abdixhiku tha se “respektojnë” preferencat e qytetarëeve të Kosovës duke thënë se “rezutlati nuk është rezultat ndryshimi për Kosovën”

Procesi i numërimit

Tashmë në 9 komuna të Kosovës ka përfunduar procesi i numërimit të votave. Sipas njoftimit të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më 14 shkurt 2025 janë numëruar 1 mijë e 170 apo 46.19% vendvotime nga 2 mijë e 533 sa janë gjithsej.

Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 9 Qendrat Komunale të Numërimit në komunat: Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Partesh, Ranillug, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

KQZ ka bërë të ditur se sot nga ora 16:00 ka filluar numërimi edhe në Qendrën e Numërimit në Komunën e Mamushës.

Sipas KQZ, aktualisht, procesi i numërimit është duke vazhduar në 26 Qendra Komunale të Numërimit.

“Më 15 shkurt, në orë 16:00, ka filluar procesi i numërimit edhe në QKN-në e komunës së Mamushës. Në përgithësi, procesi i numërimit është duke vazhduar në 26 Qendra Komunale të Numërimit.”- thuhet tutje në njoftim.

JU REKOMANDOJMË

Haxhiu i ashpër me Kurtin: Gënjeshtar, mashtrues e zhvatës
Lajme

Haxhiu kërkon hetim nga Prokuroria: 23 mijë vota të diasporës u manipuluan dhe u dërguan pas afatit

14/01/2026 - 20:13
Bekë Berisha bëhet president i rivalit të KB Trepçës, e merr në udhëheqje KB Prishtinën
Lajme

Bekë Berisha bëhet president i rivalit të KB Trepçës, e merr në udhëheqje KB Prishtinën

14/01/2026 - 20:11
Ekonomia nën Valën e Re të Inflacionit
Lajme

Muharremi pas dorëheqjes së Bajramit: Na bën krenarë, je model i integritetit dhe kompetencës

14/01/2026 - 19:45
Edhe 3,185 pako me fletëvotime pritet të arrijnë në Kosovë
Kryesore

Pse po ndodh rinumërimi i pjesshëm i votave dhe çfarë mund të pritet?

14/01/2026 - 19:33
Osmani takon ambasadorin Walker në prag të përvjetorit të Masakrës së Reçakut: Zëri që ktheu dhimbjen tonë në thirrje për drejtësi
Kryesore

Osmani takon ambasadorin Walker në prag të përvjetorit të Masakrës së Reçakut: Zëri që ktheu dhimbjen tonë në thirrje për drejtësi

14/01/2026 - 19:19
Fox News: SHBA’ja ngrin vizat për 75 shtete- në mesin e tyre edhe Kosova
Lajme

Fox News: SHBA’ja ngrin vizat për 75 shtete- në mesin e tyre edhe Kosova

14/01/2026 - 19:06

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Zyrtarët e Urbanizmit lëshuan leje të kundërligjshme me procedurë ‘urgjente’, konflikt interesi dhe në kohë fushate, përfitim ekstra mbi 1 milion euro për London LTD (Dokumente)

    Skandal: Zyrtarët e Urbanizmit lëshuan leje të kundërligjshme me procedurë ‘urgjente’, konflikt interesi dhe në kohë fushate, përfitim ekstra mbi 1 milion euro për London LTD (Dokumente)

    287 Shpërndaje
    Shpërndaje 115 Tweet 72
  • Paralajmërohen reduktime të rrymës sot

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Rinumërimi i votave, përmbyllet procesi në dy komuna

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Befason deputeti i LDK-së: LDK beson që duhet bërë koalicion e të formohen institucionet

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Cakolli: Pati manipulim industrial të votave në disa vendvotime

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë