Po vazhdon ende numërimi i votave për kandidatët e partive politike.
Shumë befasuese pritet të jetë struktura e grupit parlamentar të PDK-së, ku nga rezultatet e deritanishme 6 nga deputetët e legjislaturës së kaluar nuk do të jenë më në Kuvend, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Sipas rezultateve nga numërimi deri më tani jashtë kuvendit do të mbesin ish deputetët Xhavit Haliti, Ardian Kastrati, Hajdar Beqa, Hisen Berisha, Floretë Zejnullahu dhe Isak Shabani.
Kurse emra të rinj me numër rekord votash do të bëhen deputetë nga PDK, siç është Sala Jashari e cila deri tani del të jetë e katërta më e votuar.












