Sot, Kuvendi Komunal i Mitrovicës mbajti seancën e rregullt, ku pika me më së shumti debate ishte “Propozim-vendimi për lejim të mjeteve financiare nga subvencionet për familjet e prekura nga vërshimet dhe shembja e dheut në komunën e Mitrovicës”.
Siç u tha edhe fjatë diskutimit në Kuvend, këtu fjala ishte për t’iu dalë në ndihmë 16 familjeve të prekura nga vërshimet dhe shembja e dheut në lagjjen Bair të Mitrovicës, raporton Veriu.info
Pas shumë diskutimeve, kryesisht mes pushtetit komunal të PDK-së dhe asamblistëve të vetëvendosjes, kjo pikë e rendit të ditës u hodh në votim nga Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Vesa Broja, e cila pas votimit konstatoj se “Pro” kësaj pike votuan 10 asamblistë, 0 vota kundër dhe 0 abstenime. Duke qenë se Kuvendi Komunal i Mitrovicës ka 35 asamblistë, atëherë në mungesë të pjesëmarrjes në votim të 18 anëtarëve, kjo pikë u konstotua se nuk ka kaluar.
Pamje nga momenti i votimit
Ndiqeni edhe në video momentin e votimit në minutën: 1:27:00 https://www.youtube.com/live/gM82caVI1TE?si=xhO81WGzzJ7aUARe
Pas seancës pati shkrime të disa portaleve se “fajtor” pse nuk u aprovua kjo pikë janë asamblistët e VV, të cilët nuk morën pjesë në votim. Më pas përmes një komunikate ka reaguar Qendra e VV në Mitrovicë, duke i demantuar këto raportime, madje duke akuzuar pushtetin komunal të udhëhequr nga PDK për paaftësi.
Pas kësaj situate me reagime e kundër-reagime, Redaksia i Veriu.info ka shikuar seancën e Kuvendit Komunal në të publikuar nga komuna në Youtube, ku ka gjetur se gjatë votimit të kësaj pike te rendit të ditës munguan fiks gjysma e asamblistëve të koalicionit që qeverisë me komunën, kryetar i së cilës është Bedri Hamza.
Veriu.info ju sjellë pamje të momentit të votimit të kësaj pikë të rendit të ditur, ku “pro” miratimit të saj votuan 9 asamblistë të pozitës dhe 1 i opozitës (LDK-së):
Votat “pro”:
1. Vesa Broja (PDK)
2. Shkëlqim Ibrahimi (PDK)
3. Xhafer Preteni (PDK)
4. Fadil Veseli (PDK)
5. Florina Xhemajli Çitaku (PDK)
6. Hamdi Hasani (PDK)
7. Fisnik Krasniqi (PDK)
8. Gjergj Beka (AKR)
9. Jeton Ukani (Partia e Diasporës)
10. Muhamed Hoti (LDK)
Asamblistët PDK-së dhe partnerëve të tyre të koalicionit që muanguan:
Egzon Hamza (PDK)
Fisnik Suma (PDK)
Lavdim Zeneli (PDK)
Majlinda Kurti (PDK)
Mentor Vinarci (PDK)
Nafije Rexha (PDK)
Nazmije Rama Sejdiu (PDK)
Vesel Neziri (PD)
Ardita Aliu (AAK)
Pra, sikur të merrnin pjesë ne seancë në momentin e votimit të gjithë asamblistët e koalicionit që qeverisë me komunën e Mitrovicës, atëherë do të ishte mundësia që me 19 vota “pro” të aprovohej kjo pikë e rendit të ditës, me miratimin e së cilës do të iu dilej në ndihmë familjeve të prekura nga vërshimet dhe shembja e dheut.
Këtu gjeni listën zyrtare të asamblistëve të Kuvendit Komunal të Mitrovicës: Lista
Ndryshe, në këtë seancë shumica e asamblistëve të LDK-së nuk ishin prezent, ndërsa asamblistët e LVV nuk morën pjesë në votim./Veriu.info