Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Këta janë dy të arrestuarit për fajde dhe shpëlarje parash në Prishtinë

05/09/2025 - 15:14
në Lajme
A A
Këta janë dy të arrestuarit për fajde dhe shpëlarje parash në Prishtinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “fajde”, “shpëlarje parash”, “kanosje”, “falsifikim i dokumenteve” dhe “mashtrim”.

Insajderi merr vesh se të arrestuar janë Bekim Mehmeti, rreth 46-vjeçar dhe Qendrim Marevci, rreth 33-vjeçar, të cilët dyshohen për veprat penale të fajdesë, shpëlarjes së parave dhe kanosjes.

Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale, të dy të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. Hetimet për këtë rast vazhdojnë.

Veprimet hetimore u zhvilluan me urdhër të Prokurorisë Speciale dhe përfshinë kontrollin e katër lokacioneve të ndryshme, duke përfshirë shtëpi, banesa dhe biznese të dyshuarve.

“Policia e Kosovës, respektivisht hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, pas zhvillimit të veprimeve hetimore me urdhër të Prokurorisë Speciale, kanë arrestuar B.M dhe Q.M, nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “fajde”, “shpërlarje e parave”, “kanosje” , “falsifikim i dokumenteve”, dhe “mashtrim”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan dëshmi materiale që do të përdoren në procedurën penale.

“Hetuesit policorë me autorizim të Prokurorisë Speciale, më 05.09.25 kanë zbatuar urdhër kontrollin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, në katër (4) lokacione (shtëpi, banesa, biznese dhe objekte përcjellëse) të personave të dyshuar, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale, të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj të dyshuarve”.

Pas intervistimit, dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit nga Prokuroria Speciale.

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale kanë theksuar se do të vazhdojnë trajtimin e informacionit dhe dyshimeve me profesionalizëm, për t’i vendosur të gjithë personat përgjegjës ligjërisht para drejtësisë.

JU REKOMANDOJMË

Kurtit s’i pëlqen pyetja pse vajza e tij nuk shkollohet në Kosovë, i kthehet gazetares
Lajme

Vetëvendosje pren pyetjen e gazetares për shkollimin e vajzës së deputetit Kurti

05/09/2025 - 17:17
Çerkini: Vonesa në konstituimin e Kuvendit është shkelje kushtetuese
Lajme

Kushtetuesja e “pezullon” Kuvendin: Basha e pranon vendimin, Murati hesht, opozita e drejton gishtit nga VV-ja

05/09/2025 - 17:06
Tërmet në Maqedoninë e Veriut
Lajme

Tërmet i fuqishëm në këtë shtet në kufi me Kosovën

05/09/2025 - 17:02
Kurti: Britania është një vend që nuk ua kthen shpinën miqve dhe aleatëve të saj
Lajme

‘Vetëvendosje kandidon vetëm një grua për kryetare komune’, Nushi-Muhaxhiri: Flamur i kuq për barazinë gjinore!

05/09/2025 - 16:44
Urdhri i Trump për pezullimin e “stafit joesencial” të USAID, Maliqi: Tani jemi në situatë pa qasje në qindra miliona
Lajme

Agon Maliqi: Momenti i kthjelljes do të jetë kur kufiri me Shqipërinë do të na bëhet kufi me BE-në

05/09/2025 - 16:34
Zelensky kërkon takim ballë për ballë me Putinin për t’i dhënë fund luftës
Lajme

Zelensky thotë se mijëra trupa mund të vendosen në Ukrainë në bazë të garancive të sigurisë

05/09/2025 - 16:26

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Paraburgosen dy nipa të familjes Gërbeshi, njëri po dyshohet se rrahu Liridon Osmanin (Emrat)

    Ekskluzive: Paraburgosen dy nipa të familjes Gërbeshi, njëri po dyshohet se rrahu Liridon Osmanin (Emrat)

    194 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Prokuroria kërkon paraburgim për policin Murat Latifi, tregon si e ka larguar një person nga shtëpia dhe si ka spiunuar për hetime

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • EKSKLUZIVE: Bastiset shtëpia e policit të Njësisë Speciale, Murat Latifi, ja çfarë u konfiskua nga aty (DETAJE)

    199 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • Morina pas arrestimit të policit: Kam paralajmëruar se policë të Vushtrrisë punojnë për Gërbeshët, së shpejti priten arrestime tjera

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Nis seanca për caktimin e paraburgimit për policin e arrestuar për ndihmë personave të përfshirë në vepra penale (Pamje)

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë