Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Këta janë mjekët që u kapën duke punuar ilegalisht në “American Hospital Kosova II” – spitali i Klodian Allajbeut u gjobit nga inspektorati shëndetësor (Dokument)

18/01/2026 - 18:25
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Këta janë mjekët që u kapën duke punuar ilegalisht në “American Hospital Kosova II” – spitali i Klodian Allajbeut u gjobit nga inspektorati shëndetësor (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vitin e kaluar Veriu.info kishte raportuar se në “American Hospital Kosova II” që gjendet në Graçanicë (magjistralja Prishtinë – Shkup), janë hasur duke punuar tre mjekë të huaj pa licencë pune, që nënkupton se të njëjtit kishin ushtruar veprimtarinë mjekësore në mënyrë të jashtëligjshme.

Ministria e Shëndetësisë për Veriu.info: Në Spitalin Amerikan 2 u hasën tre mjekë të huaj pa licencë pune, u ndalohet ushtrimi i veprimtarisë

Në kuadër të hulumtimeve për parregullsitë në sektorin privat të shëndetësisë, Veriu.info ka siguruar vendimin e plotë dhe raportin e inspektimit të inspektorëve shëndetësorë të MSh-së për këtë rast, për të cilat shkelje “American Hospital Kosova II” me themelues Klodian Allajbeu ishte gjobitur me pesë (5) mijë euro.

Në arsyetimin e vendimit të Inspektoratit Shëndetësor të siguruar nga Veriu.info që mban datën 03.06.2025, thuhet se pas verifikimit në Divizionin për Licencim dhe Akreditim të Ministrisë së Shëndetësisë është kuptuar se nuk janë staf i “American Hospital Kosova II” e as nuk posedojnë licenca valide të Republikës Kosovës: Dr. Ozan Aslan, Dr. Ali Capar, Dr. Emrah Arsllan.

Raporti i inspektimit i Inspektoratit Shëndetësor specifikon të gjeturat në “American Hospital Kosova II”, ku tregohet se Dr. Ozan Asllan dhe Emrah Asllan kanë ofruar konsultime për pacient, edhe pse ishin të pa licencuar.

“Sipas publikimit të faqes së “American Hospital Kosova II” janë disa fakte që Dr. Ozan Aslan ka ardhur për kryerjen e disa intervenimeve estetike”, thuhet në raportin e inspektimit.

Në deklaratën e “American Hospital Kosova II” lidhur me doktorët në fjalë, thuhet se të njëjtit kanë ardhur në Kosovë për ofrimin e konsultave ndërgjegjësuese për popullatën lidhur me nevojat e ndërhyrjeve mjekësore në fushën e kirurgjisë estetike.

Pas inspektimit të kryer, në raport inspektorët kanë nxjerrë konstatimet se Dr. Ozan Aslan, Dr. Ali Ertan Capar dhe Dr. Emrah Aslan nuk janë të licencuar dhe ofrojnë konsultime në “American Hospital Kosova II” si persona të pa autorizuar dhe pa licenca valide të punës, duke theksuar se janë gjetur fakte të termineve për ndërhyrje estetike të Dr. Ozan Asllan dhe Dr. Emrah Asllan.

Në fund të raportit të inspektimit janë nxjerrë edhe rekomandimet me të cilat Dr. Emrah Arsllan, Dr. Ali Ertan Capar dhe Dr. Ozan Asllan u ndalohet ofrimi i shërbimeve shëndetësore në “American Hospital Kosova II” deri në licencim nga Ministria e Shëndetësisë.

Veriu.info i ka dërguar pyetje në “American Hospital Kosova II” në lidhje me këtë vendim të inspektoratit shëndetësor më 8 janar, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk kemi marrë përgjigje.

Vendimi:

Raporti i Inspektimit:

JU REKOMANDOJMË

Koci vetëofrohet si kundërkandidat i Konjufcës për President “për t’i shmangur zgjedhjet”: Interesi i vendit tim është mbi mua

Koci vetëofrohet si kundërkandidat i Konjufcës për President “për t’i shmangur zgjedhjet”: Interesi i vendit tim është mbi mua
05/03/2026 - 11:07

Avokati Arianit Koci është ofruar për të qenë kundërkandidat i Glauk Konjufcës për president të vendit, për t’i shmangur zgjedhjet e reja parlamentare. Ai i kërkoi 30 nënshkrimet...

Më shumëDetails

Pas një nate të tensionuar, Kurti flet në seancën solemne përballë Osmanit: “E nderuara Presidente…”

Pas një nate të tensionuar, Kurti flet në seancën solemne përballë Osmanit: “E nderuara Presidente…”
05/03/2026 - 10:56

Kryeministri Albin Kuri doli në foltoren e Kuvendit në seancën solemne për Epopenë e UÇK-së, i hodhi sytë nga letra ku kishte shkruar fjalimin e tij, më pas...

Më shumëDetails

Konjufca shkon t’i flasë Osmanit në Kuvend, presidentja ia jep dorën kandidatit të LVV-së

Konjufca shkon t’i flasë Osmanit në Kuvend, presidentja ia jep dorën kandidatit të LVV-së
05/03/2026 - 10:53

Presidentja Vjosa Osmani u përshëndet ngrohtësisht me Rifat Jasharin, vëllain e komandantit simbol të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharit, pak para nisjes së seancës solemne për Epopenë...

Më shumëDetails

Seanca për Epopenë e UÇK’së, Kurti s’i flet Osmanit

Seanca për Epopenë e UÇK’së, Kurti s’i flet Osmanit
05/03/2026 - 10:40

Ka filluar seanca solemne për Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Të përçarë me fillim janë parë kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani. Kurti s’e përshëndeti...

Më shumëDetails

Vjosa Osmani thyen heshtjen – sot pritet deklarimi i saj për garën presidenciale

Osmani kritikon BE-në që s’po e vlerëson punën e Kosovës : Aplikimi ynë në vitin 2022 ndodhet në sirtarët e tyre, as s’është shqyrtuar
05/03/2026 - 10:17

Këshilltarja e Presidentes Vjosa Osmani, Meliza Haradinaj ka thënë se të martën ka qenë hera e parë që Lëvizja Vetëvendosje i është ofruar Osmanit për t’i dhënë votat...

Më shumëDetails

Presidenca – qeverisë: T’i dorëzojmë amandamentet në Kushtetuese, të matemi në zgjedhje

Shefja e stafit të Osmanit thotë se Kurti ndryshoi rrugës: Do t’jua pranonim nënshkrimet nëse do të vinin bashkë me votat e VV’së
05/03/2026 - 10:08

Shefja e stafit të presidentes Vjosa Osmani, Learta Hollaj, ka thënë se janë të gatshëm që nesër t’i dërgojnë për votim në Kuvend amendamentet kushtetuese që parashohin zgjedhjen...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vjosa Osmani themelon Listën “Shpresa”

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kandidimi i Konjufcës për president, ky është reagimi i PDK-së

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Kurti i tha Osmanit “hajde shkojmë në këtë formacion dhe më pas e lëmë opozitën fajtore”

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • KosovaMed vazhdon misionin humanitar me donacione për QKMF Obiliq dhe QKMF Viti

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë