Një përleshje e dhunshme ka ndodhur dje në fshatin Magurë të Lipjanit, ku dy familje janë konfliktuar mes vete duke përdorur mjete të forta e madje edhe një armë automatike.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se nga aksioni i Policisë janë arrestuar: Ramiz Dulla, rreth 56-vjeçar, Driton Dulla, rreth 20-vjeçar, Sadri Dulla, rreth 37-vjeçar, Naser Dulla, rreth 52-vjeçar, Hakija Gashi, rreth 59-vjeçar, Avdi Gashi, rreth 69-vjeçar, Fazli Gashi, rreth 63-vjeçar, Bashkim Gashi, rreth 44-vjeçar, Lulzim Gashi, rreth 46-vjeçar, Valon Gashi, rreth 36-vjeçar.
Gjatë rrahjes janë përdorur lopata, drunj dhe është sekuestruar një kallashnikov me dy karikatorë dhe 46 fishekë. Nga përleshja kanë mbetur të lënduar disa persona, njëri prej të cilëve është dërguar për trajtim në QKUK.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar si “Pjesëmarrje në rrahje, lëndim i rëndë trupor dhe mbajtje e paautorizuar e armës”.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.