Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Këta janë tre vëllezërit Krasniqi, pronarë të Ciao Berto – ndërtuan fabrikë me leje të kundërligjshme – 4 zyrtarë të Obiliqit me aktakuzë për korrupsion shkaku i tyre

17/07/2025 - 17:15
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Këta janë tre vëllezërit Krasniqi, pronarë të Ciao Berto – ndërtuan fabrikë me leje të kundërligjshme – 4 zyrtarë të Obiliqit me aktakuzë për korrupsion shkaku i tyre
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Merita Simnica, Burim Gërguri dhe Ibrahim Krasniqi janë tre zyrtarët e komunës së Obiliqit që dje dolë para gjykatës dhe u mbrojtën në heshtje.

Ata dyshohet se fuqizuan kompaninë “Ciao Berto”, me pronar Blerim Krasniqin, duke ia mundësuar kundërligjshëm lejen ndërtimore për ndërtimin e fabrikës në Milloshevë të komunës së Obiliqit, raporto Veriu.info.

Kjo fabrikë tashmë është e hapur dhe ka pronarë tre vëllezërit Krasniqi.

Blerim Krasniqi, Bashkim Krasniqi dhe Bekim Krasniqi janë tre vëllezërit, pronarë të Ciao Berto, të cilët përkundër që shkelën ligjin në këtë rast, nuk janë pjesë e hetimeve që janë zhvilluar tash e pesë vite.

 

 

 

Foto: Bekim Krasniqi
Foto: Bekim Krasniqi
Foto: Blerim Krasniqi
Foto: Blerim Krasniqi
Foto: Bashkim Krasniqi
Foto: Bashkim Krasniqi

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 30 shtator 2020, kishte ngritur aktakuzë ndaj, Arben Berishës, Merita Simnicës, Burim Gërgurit dhe Ibrahim Krasniqit. Të katër këta të akuzuar, nga Prokuroria ngarkohen me veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, raporton Veriu.info.

Për këtë rast, meqë kishte pranuar fajësinë, ishte gjobitur me 3,600 euro gjobë Arben Berisha, ku në kohën që e ka kryer veprën penale ka shërbyer si drejtor në Drejtorinë për Planifikim Urban, Gjeodezi dhe Kadastër në Komunën e Obiliqit. (https://betimiperdrejtesi.com/denim-me-gjobe-per-zyrtarin-e-komunes-se-obiliqit-tre-te-tjeret-deklarohen-te-pafajshem-ndaj-akuzave-per-korrupsion/)

Sipas aktakuzës së vitit 2019, këta zyrtarë kishin lëshuar një leje ndërtimore për ndërtimin e fabrikës së mobilieve të “Ciao Berto”, në Milloshevë të Obiliqit. Më saktësisht, Burim Gërguri atëbotë kishte nënshkruar një vendim në cilësinë e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Obiliqit, që shihte aprovimin e kërkesës së biznesmenit Krasniqi për ndërrimin e destinimit të tokës nga bujqësore në jobujqësore.

Kërkesa ishte refuzuar paraprakisht nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, meqë kërkesa ishte në kundërshtim me Ligjin për tokën bujqësore.

Ibrahim Krasniqi në cilësinë e inspektorit të Komunës së Obiliqit nuk kishte ndërmarrë masat ligjore për ndërprerjen e punimeve pa leje, ndër të tjera, edhe “Berto”-s./Veriu.info

Mbrohen në heshtje tre zyrtarët e Komunës së Obiliqit të akuzuar për korrupsion

Korrupsioni mundësoi ngritjen e fabrikës “Ciao Berto”- Tre zyrtarë para gjyqit për favore ndaj biznesmenit Blerim Krasniqi

JU REKOMANDOJMË

Takimi Osmani-Anu Prattipati, nga Presidenca japin detaje

Takimi Osmani-Anu Prattipati, nga Presidenca japin detaje
05/03/2026 - 20:06

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Prattipati, gjatë të cilit u...

Më shumëDetails

Kush votoi pro e kush kundër ndryshimeve kushtetuse

Komisioni për Legjislacion i voton Vjosa Osmanit propozimet për ndryshim të Kushtetutës
05/03/2026 - 19:52

Me 6 vota për dhe 2 kundër Komisioni për Legjislacion i ka miratuar amandamentet kushtetuese të paraqitura nga presidentja Vjosa Osmani. Deri te votimi i këtyre amandamenteve është...

Më shumëDetails

Cakolli: Nëse amendamentet miratohen në këto rrethana nuk mund të ketë zgjedhje presidenciale

Cakolli: Ndarja e 100 eurove për studentët bie ndesh me ligjin, cenon edhe garën e barabartë zgjedhore
05/03/2026 - 19:45

Eugen Cakolli në lidhje me votimin e Presidentit direkt nga populli, ka thnë se kjo ide mund të jetë pjesë e një debati serioz për reformën kushtetuese. Por,...

Më shumëDetails

Komisioni për Legjislacion i voton Vjosa Osmanit propozimet për ndryshim të Kushtetutës

Komisioni për Legjislacion i voton Vjosa Osmanit propozimet për ndryshim të Kushtetutës
05/03/2026 - 19:24

Vetëvendosja me 6 vota “për” votoi që të shkojnë në Kuvend të Kosovës amandamentet kushtetuese të 2011-ës për ndryshim të mënyrës së zgjedhjes së Presidentit të Kosovës. Ndërsa...

Më shumëDetails

Gazetari Kelmendi ironizon për propozimin që populli ta zgjedh presidentin, e quan sezon të ri të serialit

“Vota kushton 110 euro”/ Kelmendi: Kjo veç rritje rrogash nuk është, transaksion i dobët biznesor
05/03/2026 - 19:00

Gazetari dhe autori i emisionit Rubikon në Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, ka reaguar për propozimin për amendamentime që të mundësohet zgjedhja e Presidentit direkt nga populli. Kelmendi ka...

Më shumëDetails

Osmani do që të zgjidhet direkt, VV po i përgjigjet pozitivisht, Rrustemi tregon për detyrën që Haxhiu ia dha komisionit

Osmani do që të zgjidhet direkt, VV po i përgjigjet pozitivisht, Rrustemi tregon për detyrën që Haxhiu ia dha komisionit
05/03/2026 - 18:55

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adnan Rrustemi, ka reaguar pasi presidentja Osmani ka dërguar në Kuvend amendamentet për ta ndryshuar Kushtetutën. Ai ka thënë se si Komision për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Kurti i tha Osmanit “hajde shkojmë në këtë formacion dhe më pas e lëmë opozitën fajtore”

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • KosovaMed vazhdon misionin humanitar me donacione për QKMF Obiliq dhe QKMF Viti

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • A do të ketë listë “Shpresa” nga Vjosa Osmani? Sqaron këshilltarja Meliza Haradinaj

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • Vjosa Osmani themelon Listën “Shpresa”

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë