Sot mbahen aktivitetet përmbyllëse për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Nata e Zjarreve”, një manifestim tradicionale, do të nisë në Prekaz, ndërsa u paralajmërua ndezja e flakadanëve edhe në rajone të tjera të vendit.
Plani i aktiviteteve:
18:00 – “Nata e Zjarreve”. (Prekaz)
18:15 – Ndezja e flakadanëve në shtatë rajonet e Republikës së Kosovës.
19:00 – Mbahet program artistik. (Sheshi “Adem Jashari”, Skenderaj)
18:00
Komuna e Prishtinës në shënim të 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizon ndezjen e flakadanëve në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti”, ku do të shfaqet edhe ekspozitë me punime të nxënësve.(Amfiteatri në sheshin “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)
18:15
Komuna e Vushtrrisë me rastin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizon natën e zjarreve, Brigada 142, Zosh. (Stroc, Vushtrri)















