Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se cilat janë rekomandimet nga takimi urgjent i këshillit komunal për siguri, pas ngjarjeve tragjike të ditëve të fundit në këtë qytet.
“Pas ngjarjeve tragjike të dy ditëve të fundit, sot kam ftuar një mbledhje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, ku kemi diskutuar për masat e menjëhershme që duhet të ndërmerren për rritjen e sigurisë për qytetarët tanë.”
Ai ka përmendur këto rekomandime:
– Drejtoria e Arsimit të mbajë takime të rregullta me prindërit
– Policia të shtojë kontrollin në të gjithë territorin, në shkolla dhe hapësira publike, gjithashtu shtimi i patrullimeve kombësore në zonat e frekuentuara
– Respektimi i orarit të punës të lokaleve afariste, gastronomi, si dhe lokalet që si veprimtari kanë videolojërat
– Në institucionet fetare të mbahen ligjërata vetëdijësuese kundër dhunës
– Organizimi i fushatave vetëdijësuese
“Si Komunë e Vushtrrisë mbesim të përkushtuar për bashkëpunim me të gjitha institucionet e sigurisë, me qëllimin e vetëm që të ofrohet siguri e plotë për qytetarët tanë.”