Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Këto vendime u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë

11/09/2024 - 14:44
në Kryesore, Lajme
A A
Qeveria vendos për blerjen e katër objekteve për Ambasada, vendndodhjet Paris, Romë, Otavë dhe Ankara
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria e Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e 220’të ku ka miratuar:

1. Miratuar Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

2. Plotësuar dhe ndryshuar Programin Legjislativ të Qeverisë për vitin 2024. Me këtë rast shtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburante të Ripërtëritshme.

3. Miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim. Ndryshimi i këtij ligji pritet të rrisë integritetin e praktikave financiare në Kosovë duke i përafruar ato me standardet ndërkombëtare, si dhe ka për qëllim sigurimin e rritjes së qëndrueshme ekonomike.

4. Aprovuar Rregulloren për Rregullat e Përbërjes së Organit Kolegjial në Procedurën e Shqyrtimit të Ankesës Administrative ndaj Vendimit Përfundimtar të Inspektimit. Përmes saj synohet përcaktimi i rregullave të përbërjes, kualifikimeve dhe procedurës së emërimit të anëtarëve të organit kolegjial në procedurën e shqyrtimit të ankesës administrative ndaj vendimit përfundimtar të inspektimit.

5. Themeluar Komisionin e Ankesave për personat që iu ka refuzuar Certifikata e Sigurisë së Personelit me këtë përbërje:

o Avdylkader Muçaj, përfaqësues i Ministrisë së Mbrojtjes;

o Kapiten Isa Gashi, Shef i Sektorit të Informacionit të Klasifikuar dhe Verifikimit të Sigurisë, përfaqësues i Policisë së Kosovës;

o Jetish Maloku, përfaqësues i Këshilli Prokurorial të Kosovës;

o Tevide Limoni, U.D Drejtore e Zyrës për Performancë dhe Inspektim, në kuadër të Njësisë për Inspektim Gjyqësor, përfaqësuese e Këshillit Gjyqësor të Kosovës;

o Përfaqësuesi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

6. Miratuar Programin Kombëtar për Mbrojtjen Gjithëpërfshirëse të Republikës së Kosovës, i cili synon të ndërtojë reziliencën kombëtare në vendin tonë në mënyrë që shoqëria jonë të përgatitet të rezistojë, reagojë dhe rimëkëmbet në raste të fatkeqësive natyrore apo sulmeve të armatosura. Sistemi ka në thelb mbështetjen që qytetarët e japin në baza vullnetare për Forcën e Sigurisë së Kosovës të kombinuar me strukturat e tjera shtetërore

7. Emëruar z.Bekim Hoxhën në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari.

8. Themeluar Komisionin Ad hoc të Pranimit për pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë Pyjore të Kosovës, në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

9. Themeluar Komisionin Ad hoc të Pranimit për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë.

10. Rialokuar mjete buxhetore në vlerë prej 168,962.00 euro për realizimin e projekteve kapitale në komunën e Komunën e Vitisë dhe Komunën e Novobërdës (Artanës).

11. Miratuar Planin për Menaxhimin e Pellgjeve Lumore Iber, Lepenc dhe Moravë e Binçës. Me anë të këtij vendimi ky Plan i Menaxhimit del në diskutim publik, ku synohet të ofrohet qasje gjithëpërfshirëse lidhur me menaxhimin e ujërave, duke përfshirë aspektet si sasia, cilësia, statusi ekologjik, parandalimi i ndotjes, si dhe aspektet ekonomike.

12. Miratuar Koncept-dokumentin për Ndihmë Juridike Falas. Ai trajton qasjen e barabartë në ndihmën juridike falas për të gjithë qytetarët, veçanërisht për ata më të cenueshmit dhe mbron të drejtat e garantuara me Kushtetutën tonë, veçanërisht për ata që nuk kanë mundësi financiare për të angazhuar një avokat.

13. Miratuar Koncept-dokumentin për Fushën e Qeverisjes dhe Menaxhimit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Republikën e Kosovës. Përmes tij synohet hartimi i një ligji të ri që lehtëson procedurat dhe shton llogaridhënien e institucioneve në të gjitha nivelet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional.

14. Miratuar Programin për Racionalizimin e Agjencive. Në Kuvend deri më tani janë miratuar dy valë racionalizimi dhe plani i sotëm përbën valën e tretë në të cilën do të punohet nga Ministria e Punëve të Brendshme, ministritë e linjës dhe agjencitë e ndryshme. Përveç rolit në përmirësim të administratës, ky racionalizim është po ashtu angazhim i yni karshi Bashkimit Evropian përmes Agjendës Evropiane për Reforma ERA, planit të rritjes (Growth Plan) dhe reformave në përgjithësi në fushën e administratës publike që është njëra nga shtyllat kryesore për integrim në BE.

15. Miratuar vendimin për ofrimin e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme të një grupi prej 15 shtetas afganë dhe anëtarë të familjeve të tyre rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan. Procesi i mbrojtjes do të realizohet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me standardet ndërkombëtare, duke përfshirë verifikimin e tyre për të garantuar sigurinë kombëtare.

16. Emëruar Komisionin ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për pozitën e kategorisë së lartë drejtuese Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.

17. Emëruar Komisionin ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për pozitën e kategorisë së lartë drejtuese Drejtor i Agjencisë Qendrore të Prokurimit në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.

18. Emëruar z. Gafurr Dugolli në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes.

19. Ndarë 240 mijë euro për pajisje me tekste shkollore të nxënësve shqiptarë të shkollave fillore në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Kjo ndarje bëhet në bazë të Memorandumit të nënshkruar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar.

JU REKOMANDOJMË

“S’del më në televizion”- Kërcënimet e “thata” të Faton Pecit ndaj Arian Tahirit, ia përmendi disa screenshota
Lajme

“S’del më në televizion”- Kërcënimet e “thata” të Faton Pecit ndaj Arian Tahirit, ia përmendi disa screenshota

14/09/2025 - 23:21
Moti sot
Lajme

Ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme

14/09/2025 - 21:50
Mustafa: Ministrat që janë zgjedhur deputetë janë në shkelje të Kushtetutës, lënda të procedohet në Kushtetuese
Lajme

Mustafa: Presidentja dhe Kryeministri të mbajnë përgjegjësi për rrënimin e marrëdhënieve me SHBA-në

14/09/2025 - 21:44
Lajme

Haxhiu ankohet në Facebook për Listën Serbe, shoqëria civile i sugjeron procedurat ligjore

14/09/2025 - 21:41
Avokati serb: Vuçiqi sërish e angazhoi Radojiçiqin dhe anëtarët e organizatës së tij paramilitare në tubim
Kryesore

Avokati serb: Vuçiqi sërish e angazhoi Radojiçiqin dhe anëtarët e organizatës së tij paramilitare në tubim

14/09/2025 - 21:38
Halil Kastrati nga Haga: UÇK është krenaria dhe historia jonë
Kryesore

Halil Kastrati nga Haga: UÇK është krenaria dhe historia jonë

14/09/2025 - 20:21

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, arrestohet një 22-vjeçar

    Dy vëllezërit nga Vushtrria të dyshuar për tentim vrasjen e mbrëmshme, akoma në arrati (Emrat)

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Kryetari i Leposaviqit përfundon në polici, e shau qytetarin pas zënkes me vetura në rrugë

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Pos Skënderajt dhe Istogut, tjerat në balotazh – Prishtina ndikohet nga deklaratat evropiane e amerikane”, kush ku fiton sipas Haxhiut

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Mediumi holandez raporton për protestën kundër Gjykatës Speciale në Hagë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Avokati serb: Vuçiqi sërish e angazhoi Radojiçiqin dhe anëtarët e organizatës së tij paramilitare në tubim

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë