Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

KF Trepça i “vardiset” Agim Ademit në vazhdën e presionit që ky i fundit po bën ndaj mediave

17/09/2024 - 21:23
në Sport
A A
KF Trepça i “vardiset” Agim Ademit në vazhdën e presionit që ky i fundit po bën ndaj mediave
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Klubi i futbollit Trepça nga Mitrovica i ka dalë në mbrojtje Federatës së Futbollit të Kosovës në krye me Agim Ademin se kinse ky institucion po sul*mohet pabazë në emisione të caktuara sportive në televizionet tona, raporton Gazeta Online VeriuInfo.

Sipas KF Trepçës deklaratat e pabaza në media e pengojnë futbollin kosovar dhe pengojnë përpjekjet për avancim.

FFK ka dërguar letër në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës duke shprehur pakënaqësi për diskutimet që po bëhen në emisionet sportive për këtë institucion.

AGK iu është përgjigjur kësaj letre se e konsideron si të papranueshme dhe presion i hapur ndaj gazetarëve dhe mediave në Kosovë.

Reagimi i KF Trepçës:

Reagim publik!

KF Trepça shpreh shqetësimin dhe indinjatën lidhur me akuzat e pabaza të drejtuara ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Këto akuza përbëjnë një sulm të padrejtë ndaj përpjekjeve të vazhdueshme që po bëhen për përparimin e futbollit kosovar.

Si një klub me histori të gjatë dhe të pasur, nuk mund të heshtim ndaj këtyre deklaratave të rreme, të cilat vijnë nga persona jashtë botës së futbollit dhe që nuk pasqyrojnë realitetin e punës që po bëhet për të zhvilluar sportin në Kosovë.

Të gjitha klubet e futbollit në Kosovë, përfshirë KF Trepçën, po japin maksimumin për të ngritur nivelin dhe standardin e futbollit.

Deklarata të tilla të pabaza vetëm sa dëmtojnë imazhin e futbollit kosovar dhe pengojnë përpjekjet për përmirësim të vazhdueshëm.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) është institucioni që mbron dhe zhvillon sportin tonë, dhe ne e mbështesim atë në çdo hap për përparimin e futbollit në vend.

Nëse nuk mund të ndihmoni, ju bëjmë thirrje të mos pengoni ata që po punojnë me përkushtim për të ardhmen e këtij sporti.

Me respekt,
KF Trepça.

Më poshtë ju sjellim përgjigjen e AGK-së ndaj letrës së FFKsë:

Kërkesa e FFK-së ndaj AGK-së, formë e presionit ndaj medieve dhe gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar një kërkesë nga Federata e Futbollit të Kosovës, në të cilën ajo shpreh pakënaqësi për diskutimet që bëhen në emisionet sportive për këtë institucion dhe Kombëtaren e Kosovës.

Në letër, FFK-ja, akuzon, pa asnjë bazë, disa emisione sportive se po bëjnë “fushatë mediale kundër FFK-së”.

AGK-ja, e konsideron këtë letër të hapur të FFK-së, si të papranueshme dhe presion të hapur ndaj gazetarëve dhe medieve në Kosovë.

Liria e shprehjes dhe liria e medies janë të garantuara me Kushtetutën e Kosovës, dhe është detyrë e gazetarëve dhe medieve, që ta mbajnë FFK-në përgjegjëse për vendimet dhe veprimet e saj.

#AGK #gazetaret

—-
www.agk-ks.org

JU REKOMANDOJMË

Rrahmani në verë largohet nga Napoli
Sport

Finalja e Superkupës së Italisë: Rast i mirë që Rrahmani ta mbyll vitin me trofe

22/12/2025 - 11:07
Arteta beson te titulli: Këtë herë jemi gati ta kthejmë avantazhin në sukses
Sport

Arteta beson te titulli: Këtë herë jemi gati ta kthejmë avantazhin në sukses

22/12/2025 - 11:05
Kylian Mbappe merr propozimin e “çmendur”
Sport

Mbappe ia theu rekordin Ronaldos, por jo edhe një rekord të madh të Messit

22/12/2025 - 11:04
Kështu reagoi Cristiano Ronaldo kur Mbappe ia barazoi rekordin e tij
Sport

Kështu reagoi Cristiano Ronaldo kur Mbappe ia barazoi rekordin e tij

21/12/2025 - 12:20
Armando Broja pas golit me mesazh për tifozët: Pashë reagimin tuaj dhe do të thotë shumë për mua
Sport

Armando Broja pas golit me mesazh për tifozët: Pashë reagimin tuaj dhe do të thotë shumë për mua

20/12/2025 - 21:45
Rashica shënon supergol në Turqi
Sport

Rashica shënon supergol në Turqi

20/12/2025 - 19:52

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Super zbritje në Emona Center! Lansohen ofertat e reja për festat e fundvitit

    Super zbritje në Emona Center! Lansohen ofertat e reja për festat e fundvitit

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Thërret Prizreni, mori Shkodër” – Banorët këndojnë, Bia bën twerk mbi prehrin e Edit! (VIDEO)

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Syla kritikon Luan Krasniqin: Do të kujtohet si trim i ringut e frikacak i luftës për vendin e tij – Klitschko në kulmin e famës dhe pasurisë iu bashkua luftës në Ukrainë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Arsi Company” ofron banesa moderne me fletë poseduesе në disa lokacione atraktive të Mitrovicës, zbuloni ofertat!

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • “Kapen” Edi dhe Fjolla, banorët ndërhyjnë në mes! (VIDEO)

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë