Pjesëtarët e policisë ushtarake të Komandës Rajonale Lindore pranë KFOR-it përfunduan trajnimin për armë së bashku me pjesëtarët e policisë ushtarake të Forcave të Armatosura të Zvicrës.
KFOR ka njoftuar në Facebook se trajnimi është pjesë e detyrave të përditshme të Misionit për të mbështetur të gjitha komunitetet në Kosovë.
“Pjesëtarët e policisë ushtarake të Komandës Rajonale Lindore pranë KFOR-it kanë kryer trajnimin për armë bashkë me pjesëtarët e policisë ushtarake të Forcave të Armatosura të Zvicrës. Puna së bashku me aleatët dhe partnerët tanë i mundëson KFOR-it të mbetet i gatshëm për t’u përgjigjur dhe mundëson ndërveprimin me ushtritë në mbarë botën”, thuhet në deklaratë.