Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

KGjK-ja pagoi mbi 728 mijë euro për personat e arrestuar ose dënuar pa arsye

29/12/2024 - 11:06
në Kryesore, Lajme, Pa kategori
A A
KGjK-ja pagoi mbi 728 mijë euro për personat e arrestuar ose dënuar pa arsye
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mbi 728 mijë euro është shuma e paguar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës për personat e arrestuar ose dënuar pa arsye në procedurë të rregullt para Komisionit për Kompensim Dëmi.

Ndërsa 142 mijë euro është shuma e përgjithshme që janë kompensuar personat gjatë këtij viti përmes procedurës gjyqësore.

Nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës kanë bërë të ditur për Ekonomia Online se gjatë këtij viti, 227 qytetarë të dënuar ose arrestuar pa arsye, kanë bërë kërkesë për kompensim dëmi.

Gjatë këtij viti, ky institucion i ka shqyrtuar 197 kërkesa, ndërsa të tjerat janë të vitit paraprak.

Shuma më e madhe gjatë vitit 2024, është 34,812.00 euro, ndërsa shuma më e vogël që është kompensuar për një person është 405 euro.

“Gjatë vitit 2024, janë shqyrtuar dhe vendosur 247 kërkesa për kompensim dëmi. Janë shqyrtuar 197 kërkesa të ushtruara gjatë vitit 2024, ndërsa tjerat janë të vitit paraprak. Kanë mbetur të pa shqyrtuara 29 kërkesa për kompensim, 11 janë të pa kompletuara, ndërsa 18 janë ushtruar pas datës 15 dhjetor 2024, e të cilat do të shqyrtohen gjatë muajit janar 2025”, thuhet në përgjigjën e KGjK-së.

“Shuma më e madhe gjatë vitit 2024, është 34,812.00 €. Gjatë vitit 2024 shuma më e madhe që është kompensuar për një person, është 405 euro. Gjatë vitit 2024, shuma që është kompensuar ndaj kësaj kategori është 728,048.00 euro në procedurë të rregullt para Komisionit për Kompensim dëmi. Shuma më e madhe gjatë vitit 2024, është 34,812.00 euro. Gjatë vitit 2024 shuma më e vogël që është kompensuar për një person është 405 euro”, thuhet në përgjigjën e këtij institucioni.

E lidhur me këtë çështje, avokati Ardian Bajraktari ka thënë se rastet ku më së shpeshti konstatohen shkelje, është masa e paraburgimit.

“Masa e paraburgimit është masa më e ashpër për sigurimin e prezencës të pandehurit në procedurë, përcaktuar me dispozitat respektive të kodit të procedurës penale dhe në rrjedhë të kësaj në jo pak raste është konstatuar në instanca të mëvonshme gjyqësore që këta persona kanë qëndruar duke mos i plotësuar kriteret përkatësisht shkaqet e caktuara të përcaktuara për këtë çështje. Prandaj në rrjedh të kësaj si rezultat i qëndrimit në këtë masë iu është dhënë e drejta në fazat e mëvonshme të procedurës të kërkojnë kompensim”, u shpreh Bajraktari, teksa zbatimin e Ligjit për mbikëqyrje elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës, e sheh të mirëseardhur.

“Vlen të theksohet që sa i përket çështjes së paraburgimit dhe caktimit të paraburgimit dhe vazhdimit të tij edhe Gjykata Kushtetuese në linjë me standardet që kanë vendose Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut ka konstatuar që këto kushte e rrethana duhet të shikohet në mënyrë permanente në raste se plotësohen ose jo. Sa i përket kësaj vlen të theksohet që së fundmi kemi fillimin e zbatimit të vonuar të ligjit për mbikëqyrje elektronike sipas të cilët, natyrisht do të ketë impakt edhe në këtë drejtim për faktin se do të mundësojë gjykatave shqiptimin dhe të masave të tjera alternative përmes së cilave natyrisht që sigurohet prezenca e të pandehurit në procedurë përkatësisht vazhdimi ose rrjedha e procedurës e pa penguar e cila është njëra prej shkaqeve që mund të caktohet paraburgimi”, deklaroi Bajraktari.

Avokati Bajraktari ka treguar edhe arsyet që shpesh herë këto raste përfundojnë edhe në instanca më të larta. Për këtë, ai ka kërkuar që të bëhet rishikimi i kritereve në aspektin e kompensimit.

“Nuk vlerësoj sepse ndërmarrje e këtyre vendimeve natyrisht është brenda parametrave ligjore megjithatë çka vlerësoj është që në lidhje me këtë çështje Këshilli Gjyqësor të shikojë mundësin e rishikimit të kritereve përkatësisht të aspektit të kompensimit për faktin se një numër i konsiderueshëm i personave të cilët iu drejtohet KGJK për kompensim janë të pakënaqur me vlerat e kompensimeve edhe pastaj natyrisht i drejtohet gjykatës, pa çka edhe e zvarrit procedurën por edhe është ngarkesë shtresë për sistemin gjyqësor”, u shpreh tutje Bajraktari.

JU REKOMANDOJMË

“Çorbë kaq e shpifur”, Edi Rama: UÇK s’mposhtet nga padrejtësia
Kryesore

Rama flet për takimin me Thaçin: E gjeta komandantin në formë, të qetë si çdo i pafajshëm me karakter të hekurt si i tij

21/12/2025 - 14:56
Kurti: Mbështetje për bizneset prodhuese në Kosovë
Kryesore

Kurti: Mbështetje për bizneset prodhuese në Kosovë

21/12/2025 - 14:40
LDK s’ka votë për Konjufcën, Abdixhiku: Zgjidhja e vetme e mbetur janë fatkeqësisht zgjedhjet e reja
Kryesore

Abdixhiku prezanton ‘Kontratën e Jetës me Shtetin’: 200 euro në muaj për të porsalindurit dhe punësim të garantuar për të rinjtë

21/12/2025 - 14:17
Rrahman Rama: Takim i mrekullueshëm me veteranët e UÇK-së, s’do ti dëshpëroj asnjëherë
Lajme

Rrahman Rama: Takim i mrekullueshëm me veteranët e UÇK-së, s’do ti dëshpëroj asnjëherë

21/12/2025 - 13:59
Hamza: Çdo vit, 25 milionë euro, do u ndahen bursa studentore mijëra të rinjve në Kosovë
Lajme

Bedri Hamza: Mjaft me përçarje, vetëm bashkë fitojmë dhe ecim përpara (VIDEO)

21/12/2025 - 13:51
Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
Lajme

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Leposaviq

21/12/2025 - 13:42

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “1, 2, 13”: Kurti përpiqet të bëjë “show” me pagën e 13-të për sektorin publik

    “1, 2, 13”: Kurti përpiqet të bëjë “show” me pagën e 13-të për sektorin publik

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “U monitoruan takimet private, u kapën duke i numëruar paratë”-ja si u zbuluan personat që i shkaktuan shtetit dëm mijëra eurosh

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ofertë speciale e “Bujaria Home” për Vit të ri: Çmime të favorshme të banesave për mërgimtarë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Çfarë u sekuestrua në shtëpinë e ish-pjesëtarit të MUP-it serb të arrestuar për kidnapimin e Vukashinoviqit

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Mijëra euro dëm shtetit përmes tokave të shpronësuara, Prokuroria shpjegon rolin e ish-ministrit si ndërmjetësues

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë