Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar ndaj paralajmërimeve për ngrijen e çmimit të energjisë elektrike. Ajo së pari ka risjellur një deklaratë të Kurtit sa ishte në opozitë, “Qytetarët më të varfër në Evropë po i paguajnë faturat më të shtrenjta të energjisë elektrike.”
Deputetja e ka mbyllur reagimin e saj me fjalët, “I fortë paska qenë Martini, kryeministër, i dobët qenke ti”.
E Plotë:
Qytetarët më të varfër në Evropë po i paguajnë faturat më të shtrenjta të energjisë elektrike.”
Kështu fliste dikur VV. Një VV moralizuese që sot do të ishte oponenti i dhunshëm i vetvetes.
Teksa nesër ZRrE “e mësyn” rritjen e radhës së fryrjes së faturave, Ministrja e Ekonomisë ankohet se arsya e shpenzimit të rrymës është prodhimi i drogës, e përfaqësuesi i emëruar nga Qeveria në ZRrE ua ofendon inteligjencën çdo ditë qytetarëve. E qytetarët? Mezi mbijetojnë!
Por ky nuk është halli i Qeverisë në detyrë. Varësisht si e kur “zgjohen në mëngjes”, para a pas zgjedhjeve, reflektimet e tyre ndryshojnë.
Ju kujtohet në zgjedhje kryeministri? “Unë e kam ditë që jam i fortë, po s’e kom ditë që jam kaq i fortë”.
I fortë paska qenë Martini, kryeministër. I dobëti qenke ti!