Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kica-Xhelili: Raporti i KE-së evidenton se s’ka progres në drejtësi, Qeveria s’i merr seriozisht reformat

30/10/2024 - 21:59
në Lajme
A A
Audio-incizimi i Kusarit me Radojçiq, Kica-Xhelili: Me Listën Serbe e paskan koordinuar kush zgjedhet gjyqtar e kush jo
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas publikimit të Raportit të Progresit për Kosovën i Komisionit Evropian, deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka shprehur shqetësim për gjendjen e sundimit të ligjit dhe dështimin e reformave.

Ajo në Debat Plus, ka theksuar se raporti evidenton mungesën e progresit në këtë fushë, duke theksuar se reformat e iniciuara nga Qeveria kanë dështuar.

Kica-Xhelili ka thënë se dështimi është rezultat i mungesës së komunikimit ndërmjet qeverisë dhe aktorëve të interesit, siç janë këshillat përkatëse.

Ajo ka akuzuar qeverinë për ngutësi në miratimin e ligjeve që nuk janë në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

“Nga raporti i Progresit, janë dy çështje, e para ka të bëj me sundimin e ligjit, ajo që e evidenton raporti është ajo që ka qenë e ditur për një që nuk ka progres në kuptimin e sundimit të ligjit, të gjitha reformat që janë iniciuar kanë dështuar. Kanë dështuar jo vetëm për shkak të mungesës së komunikimit të qeverisë me aketerët që janë palë te interesit, që janë këshillat përkatëse, pro ka dështuar gjithashtu për shkak të ngutisë se Qeverisë që të sjellë ligje që nuk janë në përputhej me BE-në”, ka deklaruar ajo.

“Këta nuk e kanë seriozisht çështjen e reformave në drejtësi,” ka shtuar ajo.

Deputetja theksoi gjithashtu se Ministria e Drejtësisë, qëllimisht, nuk i merr parasysh komentet e Komisionit të Venecias, duke risjellë ligjet pa përmirësime të nevojshme.

“Nëse asgjë tjetër do të mundoheshe që kur e sjellë një ligj në Kuvend ai të kalojë pa asnjë domosdoshmëri që të shkoj në Kushtetuese apo të mos ketë kritika nga BE-ja e as Komisioni i Venecias. Çështja tjetër që e lexoni në raport, është fakti që ministria e Drejtësisë natyrisht që qëllimshëm, nuk i merr parasysh komentet e Venecias, dhe i sjellë e i risjellë ligjet pa i marrë fare parasysh këto komente”, ka deklaruar Kica – Xhelili ne Debat Plus.

Një tjetër çështje shqetësuese, sipas saj, është tendenca për kontrollin e mediave nga ana e qeverisë, e cila është e evidentuar në raportin e fundit.

JU REKOMANDOJMË

Dikur pjesë e AAK-së, por sot si deputete e VV-së i kthehet ashpër Daut Haradinajt vetëm pse ky kritikoi institucionet e Kosovës për Listën Studentore Serbe

Dikur pjesë e AAK-së, por sot si deputete e VV-së i kthehet ashpër Daut Haradinajt vetëm pse ky kritikoi institucionet e Kosovës për Listën Studentore Serbe
10/11/2026 - 21:54

Një kritikë e Daut Haradinajt për institucionet e Kosovës pas vizitës së përfaqësuesve të Listës Studentore Serbe në Kosovë, ka nxitur reagimin e deputetes së pushtetit Arbëreshë Kryeziu...

Më shumëDetails

Ismaj Fejzullahu largohet nga pozita e komandantit të Njësisë për Kontroll të Autostradave pas aksidentit në garat ilegale në Trudë

Ismaj Fejzullahu largohet nga pozita e komandantit të Njësisë për Kontroll të Autostradave pas aksidentit në garat ilegale në Trudë
10/11/2026 - 21:23

Ismajl Fejzullahu është larguar nga pozita e komandantit të Njësisë për Kontroll të Autostradave pas aksidentit që ndodhi në garat ilegale në Trudë të Prishtinës. Siç mëson nga...

Më shumëDetails

EKSKLUZIVE: PDK injoron plotësisht kërkesën e OVL UÇK-së për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend, Veriu.info siguron letrën e plotë

EKSKLUZIVE: PDK injoron plotësisht kërkesën e OVL UÇK-së për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend, Veriu.info siguron letrën e plotë
10/11/2026 - 20:46

Kanë kaluar më shumë se dy javë që kur Organizata e Veteranëve të luftës së UÇK-së i ka dërguar kërkesë zonjës Vlora Çitaku duke i kërkuar sqarime se...

Më shumëDetails

Sveçla me akuza të rënda për Ramën: Me pare të ngrohjes së shkollave, u pagua shiriti i famshëm paralajmërues

Sveçla me akuza të rënda për Ramën: Me pare të ngrohjes së shkollave, u pagua shiriti i famshëm paralajmërues
10/11/2026 - 20:22

Shefi i asamblistëve të VV-së në Prishtinë, Gëzim Sveçla, ka hedhur akuza ndaj Pëparim Ramës duke thënë se ka shpenzuar 2.2 milionë euro nga fondet për efiçiencë të...

Më shumëDetails

Koalicioni PDK-VV? Deputeti i PDK-së tregon se ishte takuar me Kurtin

Koalicioni PDK-VV? Deputeti i PDK-së tregon se ishte takuar me Kurtin
10/11/2026 - 19:51

Deputeti i PDK-së që tash e një kohë ka folur për mundësinë e një bashkëqeverisje mes partisë së tij dhe Albin Kurtit, Rrustem Mustafa, ka dhënë detaje ekskluzive...

Më shumëDetails

Presidenca jep tender rreth 300 mijë euro “As travel club” për bileta avioni

Presidenca jep tender rreth 300 mijë euro “As travel club” për bileta avioni
10/11/2026 - 19:39

Presidenca e Republikës së Kosovës ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 273 mijë e 3 euro me kompaninë “AS TRAVEL CLUB” Sh.P.K për të siguruar udhëtimet për nevojat...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Shteti dënon kompaninë “Durmart” të Agron Durmishit, zbulohet se mashtronte konsumatorët me çmime

    Shteti dënon kompaninë “Durmart” të Agron Durmishit, zbulohet se mashtronte konsumatorët me çmime

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • “Familjarët janë për dasma” jo, por për institucione: Djali i axhës së ministrit Armend Muja caktohet U.D. drejtor në Spitalin e Mitrovicës

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Presidenca sqaron situatën me fotografinë e Rugovës dhe Deklaratën e Pavarësisë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • EKSKLUZIVE: PDK injoron plotësisht kërkesën e OVL UÇK-së për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend, Veriu.info siguron letrën e plotë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Asesi të bëhet rehat burri i kryeparlamentares, akuza të rënda ndaj Daut Haradinajt duke e lidhur me Radojçiqin

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë