Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kidnapimi i serbit në nëntor, Sveçla thotë se është arrestuar një ish pjesëtar i MUP’it që ishte pjesë e policisë së Kosovës

20/12/2025 - 21:09
në Lajme
A A
Kidnapimi i serbit në nëntor, Sveçla thotë se është arrestuar një ish pjesëtar i MUP’it që ishte pjesë e policisë së Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Xhelal Sveçla, ministër në detyrë i Punëve të Brendshme, ka bërë të ditur se sot është arrestuar një person, V.M, lidhur me hetimet që po kryhen lidhur me kidnapimin e shtetasit të Kosovës, Milan Vukashinoviq, në brendësi të territorit të Kosovës në muajin nëntor.

Sveçla ka thënë edhe se, ekzistojnë dyshime se i arrestuari i sotëm, ka bashkëpunuar dhe ka mbështetur në vazhdimësi strukturat e sigurisë së Serbisë, përfshirë edhe kidnapimin e Milan Vukashinoviq.

‘’V.M. dyshohet se ka qenë në kontakt me strukturat e inteligjencës së Serbisë dhe ato të ushtrisë, ka përgatitur të rinj serbë për trajnime në bashkëpunim me pjesëtarë të ushtrisë së Serbisë, si dhe së paku ka qenë në dijeni për përgatitjet e sulmit terrorist në Banjskë’’, ka shkruar mes tjerash ai.

Postimi:

Në kuadër të hetimeve intensive që po kryhen lidhur me kidnapimin e shtetasit të Kosovës, Milan Vukashinoviq, në brendësi të territorit të Kosovës më 1 nëntor 2025 nga strukturat e sigurisë së Serbisë, sot, në një operacion të përbashkët ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, është arrestuar në Leshak ish-pjesëtari i MUP-it të Serbisë, i cili ishte integruar në PK sipas marrëveshjes së vitit 2013, prej nga kishte dhënë dorëheqje, V.M.

Ekzistojnë dyshime të bazuara se personi i arrestuar ka bashkëpunuar dhe ka mbështetur në vazhdimësi strukturat e sigurisë së Serbisë, përfshirë edhe kidnapimin e Milan Vukashinoviq, i cili gjatë kidnapimit u plagos rëndë dhe aktualisht është duke u trajtuar në një spital në Serbi.

V.M. dyshohet se ka qenë në kontakt me strukturat e inteligjencës së Serbisë dhe ato të ushtrisë, ka përgatitur të rinj serbë për trajnime në bashkëpunim me pjesëtarë të ushtrisë së Serbisë, si dhe së paku ka qenë në dijeni për përgatitjet e sulmit terrorist në Banjskë.

Në Kosovë askush nuk do të mund t’i ikë drejtësisë. Institucionet tona profesionale kanë kapacitetet për të adresuar secilin kërcënim dhe për të zbardhur çdo krim. Herët a vonë, para drejtësisë do të dalin edhe personat përgjegjës për këtë rast dhe rastet e tjera, të cilët janë pjesë e institucioneve të sigurisë së Serbisë, përkatësisht strehohen atje dhe shfrytëzohen nga pushteti për qëllime politike dhe të sigurisë.

JU REKOMANDOJMË

Visar Ymeri: VV-ja po e trajton aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese si këshillë
Kryesore

Ymeri: Polarizimi është natyra politike e Vetëvendosjes

20/12/2025 - 22:52
Shqipe Pantina ia numëron Bajqinovcit dështimet e qeverisë: Lej ti ato 20 vjet, kallxom çka keni bërë qe 5 vjet
Lajme

Shqipe Pantina ia numëron Bajqinovcit dështimet e qeverisë: Lej ti ato 20 vjet, kallxom çka keni bërë qe 5 vjet

20/12/2025 - 22:17
Kurti nga Vushtrria: Investimet dhe mirëqenia e qytetarëve prioritet edhe për katërvjeçarin e ardhshëm
Lajme

Kurti nga Vushtrria: Investimet dhe mirëqenia e qytetarëve prioritet edhe për katërvjeçarin e ardhshëm

20/12/2025 - 21:54
Mulaj: Peja, Deçani dhe Juniku sot folën me një zë, besë për LDK-në – 28 dhjetori është dita kur fillon kthesa që Kosova e ka pritur gjatë
Lajme

Mulaj: Peja, Deçani dhe Juniku sot folën me një zë, besë për LDK-në – 28 dhjetori është dita kur fillon kthesa që Kosova e ka pritur gjatë

20/12/2025 - 21:37
“U monitoruan takimet private, u kapën duke i numëruar paratë”-ja si u zbuluan personat që i shkaktuan shtetit dëm mijëra eurosh
Lajme

“U monitoruan takimet private, u kapën duke i numëruar paratë”-ja si u zbuluan personat që i shkaktuan shtetit dëm mijëra eurosh

20/12/2025 - 21:01
Geci: Qytetarët e Deçanit po tregojnë përkushtim dhe besim ndaj vlerave që përfaqëson Lidhja Demokratike e Kosovës
Lajme

Geci: Qytetarët e Deçanit po tregojnë përkushtim dhe besim ndaj vlerave që përfaqëson Lidhja Demokratike e Kosovës

20/12/2025 - 20:56

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I plagosuri në Vushtrri është I. Bekteshi, i dyshuar D. Bekteshi

    Arrestohet i dyshuari për plagosjen e 17 vjeçares E.V. në Vushtrri

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “1, 2, 13”: Kurti përpiqet të bëjë “show” me pagën e 13-të për sektorin publik

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Ka qenë një burrë i urtë, punëtor dhe i ndershëm”- Fadil Geci njofton për vdekjen e babait të bashkëshortes!

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Mijëra euro dëm shtetit përmes tokave të shpronësuara, Prokuroria shpjegon rolin e ish-ministrit si ndërmjetësues

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • “U monitoruan takimet private, u kapën duke i numëruar paratë”-ja si u zbuluan personat që i shkaktuan shtetit dëm mijëra eurosh

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë