Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kjo është inxhinierja e suksesshme nga Vushtrria, Laura Haxha e cila punoi me avionët luftarakë

24/03/2023 - 19:47
në Kryesore, Kuriozitete, Lajme
A A
Kjo është inxhinierja e suksesshme nga Vushtrria, Laura Haxha e cila punoi me avionët luftarakë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Search for:

Kosovë Shqipëri/Rajon Botë

Kjo Është vetëm 27 vjeçare, por njihet për aftësitë e saj në inxhinieri. Laura Haxha e cila me prejardhje është nga Kosova, përkatësisht Vushtrria ka rrëfyer detajet nga karriera e suksesshme e saj në Angli.

Aktualisht ajo punon në sektorin e sigurisë digjitale dhe inteligjence artificiale. Detyra e Laurës është menaxhimi I shërbimeve nga financat e deri tek konsumatori dhe sektorët përkatës.

“Unë jam Projekt menaxhere në Inxhinieri dhe punoj në sektorin e sigurisë digjitale dhe inteligjencë artificiale në sektorin e mbrojtjes. Puna ime ditore është menaxhimi i projekteve ku përfshihen numër i madh i stafit; si Inxhinier, ekspert specifik në sektor, dhe menaxhoj në tersi të gjithë projektin duke përfshire edhe financat deri tek konsumatori. Janë një varg aktivitetesh shumë të ngjeshura dhe me ‘deadline’ të caktuar që kërkon një angazhim shumë të madhe dhe kreativitet në menaxhimin e një procesi shumë të ndërlikuar. Në këto projekte jam e kyqur direkt ne software dhe hardware të këtyre projekteve që kërkon njohuri specifike”, tha Haxha për Insajderin.

Ajo tha se meqë ka lindur në Britami të Madhe, nuk ka hasur në vështirësi për tu ambientuar. Megjithatë ajo thotë se është e lumtur dhe krenare që ka arritur të ruaj vlerat e kulturës shqiptare nga ku edhe orgjinon ajo.

“Unë kam lindur ne Britani të Madhe dhe nuk e kam pas vështir të ambientohem. Por si qytetare britanike me origjinë shqiptare mburrem shumë që kam arrit qe te ruaj të dy kulturat dhe ruaj traditën tonë Shqiptare duke mos rene ne konflikt asnjëherë me kulturën e pune ku punoje”, pohoi Haxha për Insajderin.

Mundësitë e Kosovës krahas Britanisë për zhvillim në karrierë

Haxha e cila me vite është marrë me profesionin e inxhinierisë thekson se Kosovës i duhet shumë kohë që të arrij në nivelin e Britanisë për mundësitë në karrierë.

Ajo thotë se kjo mund të zgjidhet nëse ka vullnet dhe institucionet angazhohen më shumë.

“Natyrisht se Shqipërisë i duhet kohë që të arrijë nivelin e ngritjes sikur në Britani të Madhe por nëse ka vullnet dhe angazhim nga institucionet e shtetit ka mundësi dhe mund të arrihet një progres shumë i shpejt”, tha ajo.

Ekspertja e inxhinierisë tha se përparësia e shqiptarëve është se ka shumë të tillë që kanë korrur sukses në arenën ndërkombëtare me punën e tyre.

Sipas saj, ata një ditë do të kthehen dhe ekspertizat e tyre do ti shfrytëzojnë në Kosovë e Shqipëri.

“Përparësitë e Shqipërisë janë se ka shume ekspert Shqiptar neper bote dhe krejt çka duhet është që të iu krijoj hapësire dhe kushte këtyre eksperteve Shqiptar që një dite te kthehen në Shqipëri dhe Kosove dhe te transferojnë përvojat e tyre. Par mundësi ka vetëm duhet vullnet dhe motive për të bashkëpunuar mese vete”, theksoi Haxha tutje.

Puna në kompaninë italiane të furnizimeve ajrore

Haxha për një periudhë ka qenë e punësuar gjithashtu në një kompani për furnizimin e pajisjeve ajrore. Edhe aty, e njëjta ka luajtur rol kyq me njohuritë e saj rreth fushës. Ky angazhim I saj ka nisur në Industrinë e Mbrojtjes ku u angazhua për plotë 4 vite.

Ajo thotë se ka qenë një eksperiencë jashtëzakonisht e mire puna ekipore atje.

“Eksperienca ime ka shume e mire, jemi avancu ne përgatitjen profesionale vazhdimisht, çdo ditë mësojmë gjera të reja dhe është harmoni ekipore në punë shumë e madhe. Vlerësohet puna shume dhe avancimi në karrierë është shumë i mirë. Kushtet e punës janë shume te mira, kemi te gjitha benificionet qe janë shumë atraktive. Pra këtu behet përpjekje qe stafi i përgatitur të përgatitet ne vazhdimësi dhe te ofrohen kushte që t’i mbajnë stafin të kënaqur me vendin e punës”, tha ajo.

Ndër të tjera ajo ka treguar se atje janë kujdesur për pajisje që kishin të bëjnë me avionët luftarak.

“Tek Industria e Mbrojtjes, domethënë në kompaninë Italinë kemi pasur më shumë punë që lidhen me pajisjet luftarake dhe sistemin e tyre. Shembull është avioni më I shpejtë luftarak në botë. Kurse në lidhje me angazhimet e tjera ka qenë edhe menaxhimi i projekteve me fonde mbi 15 milionë eurosh”, tha Haxha për Insajderin.

JU REKOMANDOJMË

Festa e Bajramit, Abdixhiku: Zoti ju bekoftë ju, familjet tuaja dhe vendin tonë!

Festa e Bajramit, Abdixhiku: Zoti ju bekoftë ju, familjet tuaja dhe vendin tonë!
20/03/2026 - 10:46

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar festën e Fitër Bajramit. Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se kjo festë rikujton vlerat që i bashkojnë: solidaritetin, faljen...

Më shumëDetails

8 fakte interesante mbi festën e Fiter Bajramit

8 fakte interesante mbi festën e Fiter Bajramit
20/03/2026 - 10:12

Përfundimi i agjërimit Gjatë muajit të Ramazanit, myslimanët agjërojnë nga lindja e diellit deri në perëndim për të përmbushur urdhrin e Zotit në Kuran. Agjërimi gjatë muajit të...

Më shumëDetails

Presidentja Osmani uron Fitër Bajramin: Festë që forcon bashkimin dhe solidaritetin në Kosovë

Presidentja Osmani uron Fitër Bajramin: Festë që forcon bashkimin dhe solidaritetin në Kosovë
20/03/2026 - 09:33

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka takuar në Bashkësinë Islame, Myftiun Naim Tërnava për t’i uruar festën e Fitër Bajramit. Osmani tha se shpreson që kjo festë t’i...

Më shumëDetails

Kryetari Ferit Idrizi, bashkë me nënkryetarin Shpëtim Zhegrova, falin dhe festojnë Bajramin me bashkëqytetarët e Vushtrrisë

Kryetari Ferit Idrizi, bashkë me nënkryetarin Shpëtim Zhegrova, falin dhe festojnë Bajramin me bashkëqytetarët e Vushtrrisë
20/03/2026 - 09:19

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, së bashku me nënkryetarin Shpëtim Zhegrova, kanë marrë pjesë në faljen e namazit të Fitër Bajramit, ku më pas kanë vijuar me vizita...

Më shumëDetails

Hamza uron Fitër Bajramin: Thirrje për solidaritet, paqe dhe begati

Bedri Hamza: 131 është numri i besimit dhe shpresës për të gjithë qytetarët e Kosovës
20/03/2026 - 07:28

Bedri Hamza ka uruar qytetarët me rastin e përfundimit të muajit të Ramazanit dhe festës së Fitër Bajramit. Në urimin e tij, Hamza ka theksuar rëndësinë e solidaritetit...

Më shumëDetails

Kryeministri Kurti uron festën e Fitër Bajramit

Kryeministri Kurti uron festën e Fitër Bajramit
20/03/2026 - 07:25

Kryeministri Albin Kurti u ka uruar të gjithëve festën e Fitër Bajramit. Përmes një postimi në Facebook, Kurti uroi që agjërimi dhe lutjet të jenë pranuar. “Në mesin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Stacioni i Autobusëve në Skenderaj hap 10 vende të lira pune

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Fabrika gjigante “Loni Dekor” hap vende të reja pune, shpall konkurs për dy pozita

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Gjykata i cakton 30 ditë paraburgim policit Fatmir Uka, i arrestuar në skandalin e publikuar nga Veriu.info

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë