Grida Duma, e njohur për elegancën dhe karizmën e saj, ishte e pranishme në eventin artistik kushtuar Tefta Tashko Koços, “Kënga ime ndaj nat’herë”.
Megjithatë, në këtë dalje publike, vëmendjen e madhe e mori edhe motra e saj, Geris Duma. Geris, e cila tërhoqi sytë me natyrshmërinë dhe bukurinë e saj të veçantë, dëshmoi se finesa dhe eleganca janë pjesë e pandarë e familjes Duma.













