Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në regjistrin e deklarimit vjetor, ka deklaruar në pronësi të bashkëshortit një banesë 82 metra katrorë dhe 6 ari tokë.
Në pronësi të përbashkët, Haxhiu ka deklaruar një veturë Seat në vlerë prej 9 mijë e 700 euro.
Ajo ka deklaruar se ka 1 mijë e 600 euro kursime në bankë derisa 1 mijë e 490 euro i merr nga paga e saj.
Si të hyra vjetore Haxhiu ka deklaruar 22 mijë e 540 euro nga puna si ministre, ndërsa mëditje nga udhëtimet zyrtare janë 760 euro.