Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kjo është përmmbajtja e rezolutës e miratuar nga Kuvendi në mbrojtje të krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë

12/02/2026 - 20:50
në Kryesore, Lajme
A A
Kjo është përmmbajtja e rezolutës e miratuar nga Kuvendi në mbrojtje të krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kuvendi i Kosovës ka votuar rezolutën për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së ën Hagë.

90 vota pro dhe 1 abstenim, Kuvendi e ka kaluar këtë rezolutë.

Më poshtë është përmbajtja e rezolutës:

Kuvendi i Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenit 3, paragrafi 1, pika 1.5 të Rregullores së Punës së Kuvendit, në seancën plenare të mbajtur më __________, miratoi këtë:

R E Z O L U T Ë

Duke rikonfirmuar përkushtimin e plotë të Kuvendit për respektimin e rendit kushtetues, përfshirë Amendamentin Nr. 24 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës për themelimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar;

Duke rikujtuar qëllimin e këtij amendamenti dhe përkushtimin e Republikës së Kosovës për të adresuar dhe demantuar akuzat e pabazuara që burojnë nga Raporti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës [Dokumenti 12462] i 7 janarit 2011, të cilat as pas një dekade hetimesh ndërkombëtare nuk kanë përbërë bazë për t’u përfshirë në aktakuzat e ngritura kundër udhëheqësve dhe luftëtarëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës;

Duke shprehur besimin e plotë në vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pjesë sublime e historisë sonë të lavdishme, mbi të cilën qëndron Republika jonë dhe duke nderuar sakrificat e burrave dhe grave të Kosovës për lirinë dhe pavarësinë e saj, siç nënvizohet edhe në preambulën e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës;

Duke theksuar përkushtimin tonë të plotë për mbrojtjen e vlerave të demokracisë, ndarjes së pushteteve dhe pavarësisë së pushtetit gjyqësor, të saktësuara në Kushtetutën e Republikës sonë dhe në aktet e standardet ndërkombëtare;

Duke theksuar përkushtimin tonë të plotë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara me Kushtetutë dhe me instrumente ndërkombëtare, si Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut, Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut;

Duke e vlerësuar të domosdoshme që të ritheksohen detyrimet që rëndojnë mbi Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, ashtu si edhe mbi çdo institucion tjetër të Republikës së Kosovës, lidhur me zbatimin e standardeve dhe parimeve kushtetuese e ndërkombëtare për administrimin e duhur të drejtësisë;

      Kuvendi i Republikës së Kosovës

  1. KËRKON nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar që, në ushtrimin e funksioneve të tyre, të sigurojnë zbatimin me përpikëri të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës, që përmban standardet më të mira ndërkombëtare, lidhur me një proces gjyqësor të drejtë dhe të paanshëm, duke respektuar gjithashtu parimet e transparencës, llogaridhënies dhe kultivimit të besimit të publikut në drejtësi.
  • KËRKON nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar që, në ushtrimin e funksioneve të tyre, të sigurojnë zbatimin me përpikëri të standardeve kushtetuese dhe ndërkombëtare lidhur me mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe të tjerëve, përfshirë edhe detyrimet që burojnë nga jurisprudenca e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
  • KËRKON nga Ombudspersoni i Dhomave të Specializuara, përgjegjësia ekskluzive e të cilit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar buron nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës, që të veprojë me pavarësi dhe paanësi të plotë në ushtrimin e këtij funksioni, në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe aktet e standardeve ndërkombëtare lidhur me këtë funksion.
  • KËRKON nga shtetet financuese dhe mbështetëse të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë që ta respektojnë marrëveshjen me Republikën e Kosovës, që gjykata të operojë në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës, e cila në brendi i ka të gjitha standardet më të mira ndërkombëtare. Shtetet financuese dhe mbështetëse të Dhomave të Specializuara të Kosovës duhet të marrrin përgjegjësi, nëse shkelen këto të drejta.
  • INKURAJON të gjitha shtetet demokratike të bashkohen në thirrjen tonë për respektimin e plotë të standardeve ndërkombëtare për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm – standarde këto që burojnë nga tradita kushtetuese e të gjitha shteteve demokratike dhe akteve e rekomandimeve të miratuara nga mekanizmat ndërkombëtarë, përfshirë, por pa u kufizuar, nga Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.
  • INKURAJON mekanizmat monitorues për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore në kuadër të organizatave ndërkombëtare, si dhe organizatat joqeveritare ndërkombëtare e vendore, për monitorim të shtuar të pajtueshmërisë së funksionimit të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar me standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore në procese gjyqësore dhe raportimin e shkeljeve të evidentuara.
  • KONFIRMON zotimin dhe përkushtimin për sigurimin e të gjitha mekanizmave, përfshirë ato financiare, në mbështetje të të drejtave të mbrojtjes së udhëheqësve dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës para Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe Dhomave të Specializuara.
  • KONFIRMON zotimin dhe përkushtimin e plotë për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve për afirmimin e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe historisë mbi të cilën është ndërtuar Republika e Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Deputetja e LDK-së zbulon arsyen pse nuk e votuan Rezolutën për Hagën

Pse LDK nuk votoi për rezolutën për Gjykatën Speciale?
12/02/2026 - 21:42

Jehona Lushaku-Sadriu, shefe e Grupit Parlamentar të LDK-së, ka folur për mediat pas përfundimit të seancës ku u votua Rezoluta për Hagën. Ajo tha se arsyeja pse LDK-ja...

Më shumëDetails

Bedri Hamza: Dy kuvende, një qëndrim – në mbrojtje të çlirimtarëve në Hagë

Hamza pyetet për përballjen me Kurtin në zgjedhje, e përmend fitoren me mbi 53% në Mitrovicë
12/02/2026 - 21:20

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas votimit të një Deklarate dhe një Rezolute në Kuvendin e Kosovës dhe në Kuvendin e Shqipërisë. Hamza...

Më shumëDetails

Shkurte Fejza takon Presidenten Osmani: Arti, sakrifica dhe forca e gruas në shërbim të shtetit kuptohen me pak fjalë

Shkurte Fejza takon Presidenten Osmani: Arti, sakrifica dhe forca e gruas në shërbim të shtetit kuptohen me pak fjalë
12/02/2026 - 21:10

Këngëtarja Shkurte Fejza Behluli ka zhvilluar një takim, siç e ka quajtur, të ngrohtë me Presidenten Vjosa Osmani. Fokusi i bisedës sipas këngëtarës ishte te “arti, sakrifica dhe...

Më shumëDetails

Ky është deputeti i VV-së që votoj kundër rezolutës për gjyqin në Hagë

Ky është deputeti i VV-së që votoj kundër rezolutës për gjyqin në Hagë
12/02/2026 - 21:00

Ka kaluar në Kuvendin e Kosovës me 90 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim rezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës rreth gjyqit në Hagë. Deputeti i Lëvizjes...

Më shumëDetails

Pse LDK nuk votoi për rezolutën për Gjykatën Speciale?

Pse LDK nuk votoi për rezolutën për Gjykatën Speciale?
12/02/2026 - 20:38

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mori pjesë në votimin për miratimin e rezolutës së Gjykatës Speciale, e cila u propozua nga Partia Demokratike e Kosovës. Rezoluta e cila...

Më shumëDetails

Deputetët e Listës Serbe lëshojnë sallën kur po lexohej “Rezoluta për Hagën”

Lista Serbe thotë se nuk do ta përkrahë Qeverinë e re të Kurtit
12/02/2026 - 20:29

Në seancën e jashtëzakonshme plenare të Kuvendit të Kosovës, pikë e parë e rendit të ditës është caktuar votimi i Rezolutës për Hagën, e cila shpreh shqetësimin për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci

    Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci

    252 Shpërndaje
    Shpërndaje 101 Tweet 63
  • Plagosja në Mitrovicë dyshohet se ndodhi në vetëmbrojtje pas sulmit fizik

    225 Shpërndaje
    Shpërndaje 90 Tweet 56
  • Rozeta Hajdari tregon pse nuk është propozuar për ministre

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • A e keni vërejtur këtë veprim të Listës Serbe sonte në Kuvend, ja pse e lëshoi sallën

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • E FUNDIT: Specialaja merr këtë vendim për Hashim Thaçin

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë