Sot është afati i fundit për partitë politike që t’i dorëzojnë në KQZ listat e kandidatëve për asamblistë.
Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë tashmë ka finalizuar listën e kandidatëve për asamble.
Veriu.info ka siguruar emrat e top 10 kandidatëve për asamblist, ku shihet se prej tyre janë katër asamblistë aktual dhe gjashtë emra të ri, pesë prej tyre të panjohur për skenën politike.
Siç mëson Veriu.info, emrat që nuk kanë rikandiduar edhe për një mandat në Kuvend Komunal nga VV janë: Faruk Mujka, Ekrem Sadiku, Xhevrije Bahtiri, Hysen Muzliulaj, Shkurta Shosholli Musa.
Lista deri numër 10:
1) Armend Begu
2) Erseka Barani
3) Kushtrim Zeneli
4) Sazan Ramaxhiku
5) Faik Zeqiri
6) Festina Musliu
7) Bajram Istrefi
😎 Rinesa Preteni
9) Jeton Zeneli
10) Arjeta Beqiri Hyseni