Pas vendimit të sotëm të Qeverisë së Kosovës për miratimin e pagës së 13-të për të gjithë punonjësit e sektorit publik, Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka dhënë detaje specifike mbi mënyrën e shpërndarjes së këtyre mjeteve, duke sqaruar edhe se kush do të mbetet jashtë kësaj pagese.
Ndonëse vendimi mbulon shumicën dërrmuese të shërbyesve publikë, ekziston një kategori specifike që nuk do të përfitojë nga kjo masë mbështetëse.
Sipas Ministrit Murati, personat që janë në procese disiplinore apo kanë status të pezulluar nuk do të jenë pjesë e listave të pagesave.
“Edhe personat që figurojnë të suspenduar në këtë muaj aktualisht, apo kanë qenë më herët dhe ende vazhdon suspendimi i tyre, të mos përfshihen në listën e pagës së 13-të”, deklaroi Murati gjatë mbledhjes së qeverisë përcjell Insajderi.














