Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Klikës” së Bali Muharremajt i’u qëllon ndërtimi i rrugës së re bash ku i kanë pronat në Delloc, gati për shpronësime

31/10/2025 - 21:28
në Lajme
A A
“Klikës” së Bali Muharremajt i’u qëllon ndërtimi i rrugës së re bash ku i kanë pronat në Delloc, gati për shpronësime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Familjarë dhe bashkëpunëtorë të kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, po dalin të jenë pronar të disa pronave në Delloc të Suharekës, shpronësimi i të cilave pritet të realizohet së shpejti për tu ndërtuar një rrugë. 

Tokat në fjalë ndodhen në zonën ku parashihet ndërtimi i rrugës rajonale që lidh Mushtishtin me Shterpcën. Dyshohet se , pasi disa zyrtarë kanë pasur njohuri për planet e ndërtimit të rrugës.

Pronar të disa pronave – ku veçse ka nisur hapja e rrugës, përkundër se nuk janë kryer ende shpronësimet – dalin të jenë: Visar Kuqi, Drejtori i Infrastrukturës; Edon Muharremaj, djali i vëllait të kryetarit Bali Muharremaj; Driton Maliqaj, ish-asamblist i AAK-së dhe ish-drejtor komunal në Suharekë; dhe Fatos Kuqi, Shef i Prokurimit në Komunën e Suharekës.

Kryetari Bali Muharremaj ka folur për Gazetën Online Reporteri për këtë çështje. Ai e pranon se nipi i tij ka blerë pronë aty, por thotë se është e drejtë e secilit qytetarë që të blejë prona.

“Rruga ende nuk është hapur, por punimet janë në fazën përfundimtare. Shtrimi i asfaltit është planifikuar dhe një kompani e autorizuar ka marrë kryerjen e punimeve. Projekti është nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe pritet të përfundojë vitin e ardhshëm deri te guri i Dollovcit. Elaborati është dorëzuar në Qeverinë e Kosovës për shpronësim dhe komisioni përkatës ka kryer vlerësimin e pronave dhe ka paguar pagesat përkatëse. Rruga ka nisur më 2017 dhe unë nuk kam qenë kryetar atëherë, ndaj nuk mund të jap informacion mbi blerjet e mëparshme. E drejta e çdo qytetari për të blerë pronë është e papenguar. Sa i përket blerjeve të familjarëve, djali i vëllait ka blerë tokë, por çdo verifikim tjetër mund të bëhet në dokumentacionin zyrtar”

Reporteri.net ka kontaktuar edhe me Drejtorin e Urbanizimit, Visar Kuqi, i cili deklaroi se projekti i rrugës është një iniciativë që daton nga vitet ’80. Ai theksoi se tokat që ka blerë janë prona familjare dhe janë blerë para marrjes së pozicionit aktual. Kuqi ka blerë prona në vitet 2017, 2018 dhe 2020, duke shtuar:

“Të gjitha pronat që kam blerë janë pronë familjare. Nuk janë blerë me çmim të lirë dhe asgjë nga këto nuk është e jashtëligjshme. Nuk kam pasur njohuri paraprake se rruga do të kalonte aty”

Edhe pronarët e tjerë të tokave, të cilët e mohojnë se kanë pasur dijeni mbi planet e rrugës. Madje, nipi i kryetarit Muharremaj, Edon Muharremaj, tha se çmimi nuk është faktor vendimtar dhe se do të ishte i gatshëm të falte pronën në favor të shtetit.

“Nëse i vjen nevoja shtetit për atë tokë, nga ky moment e fal” tha ai.

Kryetari Muharremaj theksoi se blerjet e pronave janë kryer para se rruga të ishte planifikuar, ndërsa shefi i Prokurimit, Fatos Kuqi, deklaroi se parcelat që ka blerë në vitin 2018 i janë propozuar nga shoqëria dhe se nuk ka pasur njohuri paraprake mbi projektin e rrugës.

Edhe ish-kandidati i AAK-së për deputet, Driton Maliqaj konfirmoi se tokën e ka blerë më 2018, duke theksuar se nuk ka pasur njohuri për kalimin e rrugës në atë zonë dhe nuk ka dhënë informacion mbi vlerën e propozuar për shpronësim nga Ministria.

Në listën e shpronësimeve ka edhe prona në emër të familjes së Emrush Bytyqit, ish-drejtor i Shërbimeve Pronësore Juridike dhe Kadastër në Suharekë. I njëjti, të premten, ka qenë pa qasshëm në thirrjet e mediumit rreth kësaj çështje.

Qeveria e Kosovës, më datë 9 tetor 2024, ka marrë vendim për shqyrtimin e kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit Ndërtimi i Rrugës Rajonale R-118 Mushtisht–Shterpcë, në zonat kadastrale Delloc (Komuna e Suharekës) dhe Vërbovë (Komuna e Shtërpcës).

Sipas këtij vendimi, vlerësimi i pronave të paluajtshme do të kryhet nga Departamenti për Vlerësimin e Pronave të Paluajtshme, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Kjo është lista e plotë me pronat që do të shpronësohen:

https://drive.google.com/file/d/1qYJFrnIXfbB_8GTmq4fPcA8IAFAP55cS/view

JU REKOMANDOJMË

Novi-Sadi bëhet gati për protestën që po e tmerron Vuçiqin
Lajme

Novi-Sadi bëhet gati për protestën që po e tmerron Vuçiqin

01/11/2025 - 01:29
Joseph: Trump mund ta bëjë ofertën që Kosova dhe Serbia të anëtarësohen bashkë në NATO
Kryesore

Joseph: Trump mund ta bëjë ofertën që Kosova dhe Serbia të anëtarësohen bashkë në NATO

01/11/2025 - 01:27
Arian Tahiri: Shumë qytetarë po më thonë se kësaj radhe do më mbështesin për shkak të sulmeve të pandershme ndaj meje
Lajme

Arian Tahiri: Shumë qytetarë po më thonë se kësaj radhe do më mbështesin për shkak të sulmeve të pandershme ndaj meje

31/10/2025 - 23:01
Presidenti sirian jep “shembullin”: I mbyll zyrën vëllait për korrupsion
Lajme

Presidenti sirian jep “shembullin”: I mbyll zyrën vëllait për korrupsion

31/10/2025 - 22:41
Për dy vëllezërit e vetëvrarë: Arbnor dhe Astrit Dehari
Lajme

Haxhiu: Po pres se çfarë koalicioni do të jetë ky i Prishtinës, nëse është PDK-LDK konsideroj që ka negociata përtej…

31/10/2025 - 22:18
“Në Republikën e Albinit, ata që kanë luftuar kundër Serbisë, nuk meritojnë asgjë” – Shqiprim Arifi i ashpër me Kurtin
Lajme

“Në Republikën e Albinit, ata që kanë luftuar kundër Serbisë, nuk meritojnë asgjë” – Shqiprim Arifi i ashpër me Kurtin

31/10/2025 - 22:13

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kurti vendos rritje të pensioneve, pagën e 13-të dhe rritje të shtesave për fëmijë e lehona

    Kurti vendos rritje të pensioneve, pagën e 13-të dhe rritje të shtesave për fëmijë e lehona

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Pas dy orësh përfundon takimi i krerëve të partive me Presidenten

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Osmani qeshet teksa thotë se s’mund të mandatohet për kryeministër dikush që shkel interesat e Kosovës

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ekskluzive: Pllaka përkujtimore në Prelluzhë ishte vendosur në vitin 2003, foto e ceremonisë demanton fushatën denigruese të VV-së

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • “Jam i bindur që në këto zgjedhje ka me u deklasue Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin”

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë