Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Klikës” së Bali Muharremajt i’u qëllon ndërtimi i rrugës së re bash ku i kanë pronat në Delloc, hazër për shpronësime

31/10/2025 - 01:06
në Kryesore, Lajme
A A
“Klikës” së Bali Muharremajt i’u qëllon ndërtimi i rrugës së re bash ku i kanë pronat në Delloc, hazër për shpronësime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Familjarë dhe bashkëpunëtorë të kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, po dalin të jenë pronar të disa pronave në Delloc të Suharekës, shpronësimi i të cilave pritet të realizohet së shpejti për tu ndërtuar një rrugë. 

Tokat në fjalë ndodhen në zonën ku parashihet ndërtimi i rrugës rajonale që lidh Mushtishtin me Shterpcën. Dyshohet se , pasi disa zyrtarë kanë pasur njohuri për planet e ndërtimit të rrugës.

Nga hulumtimi i Gazetës Online Reporteri.net zbuloi se pronar të disa pronave – ku veçse ka nisur hapja e rrugës, përkundër se nuk janë kryer ende shpronësimet – dalin të jenë: Visar Kuqi, Drejtori i Infrastrukturës; Edon Muharremaj, djali i vëllait të kryetarit Bali Muharremaj; Driton Maliqaj, ish-asamblist i AAK-së dhe ish-drejtor komunal në Suharekë; dhe Fatos Kuqi, Shef i Prokurimit në Komunën e Suharekës.

Kryetari Bali Muharremaj ka folur për Gazetën Online Reporteri për këtë çështje. Ai e pranon se nipi i tij ka blerë pronë aty, por thotë se është e drejtë e secilit qytetarë që të blejë prona.

“Rruga ende nuk është hapur, por punimet janë në fazën përfundimtare. Shtrimi i asfaltit është planifikuar dhe një kompani e autorizuar ka marrë kryerjen e punimeve. Projekti është nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe pritet të përfundojë vitin e ardhshëm deri te guri i Dollovcit. Elaborati është dorëzuar në Qeverinë e Kosovës për shpronësim dhe komisioni përkatës ka kryer vlerësimin e pronave dhe ka paguar pagesat përkatëse. Rruga ka nisur më 2017 dhe unë nuk kam qenë kryetar atëherë, ndaj nuk mund të jap informacion mbi blerjet e mëparshme. E drejta e çdo qytetari për të blerë pronë është e papenguar. Sa i përket blerjeve të familjarëve, djali i vëllait ka blerë tokë, por çdo verifikim tjetër mund të bëhet në dokumentacionin zyrtar”

Reporteri.net ka kontaktuar edhe me Drejtorin e Urbanizimit, Visar Kuqi, i cili deklaroi se projekti i rrugës është një iniciativë që daton nga vitet ’80. Ai theksoi se tokat që ka blerë janë prona familjare dhe janë blerë para marrjes së pozicionit aktual. Kuqi ka blerë prona në vitet 2017, 2018 dhe 2020, duke shtuar:

“Të gjitha pronat që kam blerë janë pronë familjare. Nuk janë blerë me çmim të lirë dhe asgjë nga këto nuk është e jashtëligjshme. Nuk kam pasur njohuri paraprake se rruga do të kalonte aty”.

Edhe pronarët e tjerë të tokave, të cilët e mohojnë se kanë pasur dijeni mbi planet e rrugës. Madje, nipi i kryetarit Muharremaj, Edon Muharremaj, tha se çmimi nuk është faktor vendimtar dhe se do të ishte i gatshëm të falte pronën në favor të shtetit.

“Nëse i vjen nevoja shtetit për atë tokë, nga ky moment e fal” tha ai.

Kryetari Muharremaj theksoi se blerjet e pronave janë kryer para se rruga të ishte planifikuar, ndërsa shefi i Prokurimit, Fatos Kuqi, deklaroi se parcelat që ka blerë në vitin 2018 i janë propozuar nga shoqëria dhe se nuk ka pasur njohuri paraprake mbi projektin e rrugës.

Edhe ish-kandidati i AAK-së për deputet, Driton Maliqaj konfirmoi se tokën e ka blerë më 2018, duke theksuar se nuk ka pasur njohuri për kalimin e rrugës në atë zonë dhe nuk ka dhënë informacion mbi vlerën e propozuar për shpronësim nga Ministria.

Në listën e shpronësimeve gazeta online Reporteri.net ka gjetur edhe prona në emër të familjes së Emrush Bytyqit, ish-drejtor i Shërbimeve Pronësore Juridike dhe Kadastër në Suharekë. I njëjti, të premten, ka qenë pa qasshëm në thirrjet e mediumit rreth kësaj çështje.

Qeveria e Kosovës, më datë 9 tetor 2024, ka marrë vendim për shqyrtimin e kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit Ndërtimi i Rrugës Rajonale R-118 Mushtisht–Shterpcë, në zonat kadastrale Delloc (Komuna e Suharekës) dhe Vërbovë (Komuna e Shtërpcës).

Sipas këtij vendimi, vlerësimi i pronave të paluajtshme do të kryhet nga Departamenti për Vlerësimin e Pronave të Paluajtshme, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Kjo është lista e plotë me pronat që do të shpronësohen:

JU REKOMANDOJMË

“Burgu 12 kat”: Musliu ironizon Kurtin, publikon rastin e Rozeta Hajdarit në gjykatë pas konfirmimit të aktakuzës për rezervat shtetërore

“Burgu 12 kat”: Musliu ironizon Kurtin, publikon rastin e Rozeta Hajdarit në gjykatë pas konfirmimit të aktakuzës për rezervat shtetërore
19/03/2026 - 03:44

Deputetja Ganimete Musliu ka ironizuar një deklaratë të kryeministrit Albin Kurti, i cili dikur kishte thënë se, me ardhjen e tij në pushtet, burgu i Dubravës do të...

Më shumëDetails

Çështja e Presidentit, Rrustemi thotë se Kurti iu ka ofruar PDK’së dhe LDK’së marrëveshje politike për “pozicione tjera institucionale”

Çështja e Presidentit, Rrustemi thotë se Kurti iu ka ofruar PDK’së dhe LDK’së marrëveshje politike për “pozicione tjera institucionale”
19/03/2026 - 03:40

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, tha për herë të parë se Vetëvendosja i ka ofruar “marrëveshje politike PDK-së dhe LDK-së”, teksa po diskutohej për çështjen e presidentit....

Më shumëDetails

Tensionet në Lindjen e Mesme, Katari urdhëron largimin e dy diplomatëve iranianë dhe stafit të tyre nga vendi

Tensionet në Lindjen e Mesme, Katari urdhëron largimin e dy diplomatëve iranianë dhe stafit të tyre nga vendi
19/03/2026 - 03:38

Ministria e Jashtme e Katarit u ka urdhëruar atasheve ushtarakë dhe të sigurisë të Iranit së bashku me stafin e tyre të largohen nga vendi, ka raportuar BBC,...

Më shumëDetails

Zefaj: Mërgimtarët kur vijnë në Kosovë nuk kanë rrymë, diaspora po shfrytëzohet për vota!

Zefaj: Mërgimtarët kur vijnë në Kosovë nuk kanë rrymë, diaspora po shfrytëzohet për vota!
18/03/2026 - 22:58

Në ”Click” të RTV21, analisti Engelbert Zefaj kritikoi fuqishëm mënyrën se si politikanët po e ”shfyrtëzojnë diasporën”, në rast të veçantë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.Ai e përshkroi...

Më shumëDetails

Nesër mblidhet Qeveria

Nesër mblidhet Qeveria
18/03/2026 - 22:43

Qeveria e Kosovës të enjten do të mbajë mbledhjen e radhës. Sipas njoftimit të ZKM-së, mbledhja e Qeverisë së Kosovës do të fillojë nga ora 11:00.

Më shumëDetails

Kandidat për kryeministër i AAK-së, Gjini: Gjasat janë reale, por duhet të presim formalizimin

Kandidat për kryeministër i AAK-së, Gjini: Gjasat janë reale, por duhet të presim formalizimin
18/03/2026 - 22:37

Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar në emisionin Rubikon se procesi për kandidimin e tij për postin e kryeministrit është në zhvillim, por ende...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Përurohet stacioni i ri autobusëve, hap i ri për identitetin urban të Skenderajt

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Rashit Qalaj konfirmon postin e ri

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • VIDEO/ Polici jashtë detyrës kapet duke rrahur qytetarin në mes të rrugës, IPK nis hetimet

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë