Gjatë ndeshjes Liverpool – Arsenal, e cila përfundoi me rezultat të barabartë, 2:2, protagonist në një rast ishte trajneri Jurgen Klopp.
Trajneri i vendësve, në minutën e 55-të u rikthye për të festuar me tifozët derisa Mohames Salah po bëhej gati për të gjuajtur nga pika e bardhë, shkruan “Gazeta Express”.
Por, për fatin e keq të trajnerit gjerman, sulmuesi egjiptian e humbi penalltinë, kështu që ish-trajnerit të Borussia Dortmundit i shkoi huq ideja e tij.
E pas lojës, trajneri i Liverpoolit e shpjegoi gjestin e ti.
“Nuk kam kuptuar asgjë, isha i bindur se do të shënonte”, u shpreh Klopp. /Gazeta Express/












